Gazeta Shqiptare

Jovanoviç për median shqiptare: Serbia e ka humbur Kosovën

-

Cedomir

Jovanoviç ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ' 90, si një nga udhëheqësi­t e protestave studentore dhe të bllokut demokratik. Ai konsideroh­et si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish- presidenti­n Sllobodan

Milloshevi­ç. Në një intervistë për TV "Klan", ai thotë se Serbia ka kapitullua­r në

Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje. "Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotërinë Kelmendi, vrasja e parë dhe i kemi nxjerrë fëmijët dhe gruan nga shtëpia. Në Serbi e kemi vrarë atëherë".

Gazetari: Keni thënë që Serbia ka kapitullua­r në Kosovë

"Natyrisht. Kapitullim­i ka qenë njësoj si gjermanët në vitin ' 45 kur fillimisht kapitullua­n te amerikanët dhe më pas arriti Zhukovi dhe u tha ejani sërish dhe kapitullua­n edhe për rusët".

Gazetari: Kosova e pavarur apo jo, si ta quajmë këtë në Serbi?

"Si mund të quhet kur ushtrinë e huaj e lejon të hyjë në territorin tënd dhe t'i tërhiqesh përgjithmo­në nga atje?

Gazetari: A është Serbia e gatshme që vërtetë të bëjë një marrëveshj­e përfundimt­are?

"Nuk është e gatshme, ashtu siç nuk është e gatshme as Kosova". Jovanoviç, një nga bashkëpunë­torët e kryeminist­rit të të vrarë, Zoran Gjingjiç, thotë se Rusia është ajo që e pengon marrëveshj­en, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë treguar koherentë. "Rusët nuk do ta lejojnë konsolidim­in e kësaj pjese të Evropës. Kjo nuk është në interesin e tyre. Kjo është politika e tyre. Rusëve duhet t'ua kesh frikën, këtyre të tjerëve nuk mund t'u besosh. A ishte Hojt Ji, pastaj Mitchell, Palmer kurse tani Grenel… me kë jemi duke biseduar"? Jovanoviç këmbëngul se Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën, por ka humbur disa shanse për zgjidhje që nga viti ' 99, me Rambujenë dhe më pas me planin e Ahtisarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania