Gazeta Shqiptare

Zbulohet "e- mail"- i, kërcënohen me jetë dy politikanë­t në Gjermani

Mesazhi mendohet se vjen nga ekstremist­ë të djathtë, alarmohet policia e Bundestagu­t Gjermani, shtohen masat e sigurisë për ekologjist­ët

-

Politikanë­t ekologjist­ë Cem Özdemir dhe Claudia Roth janë kërcënuar me vdekje nga persona që dyshohet se janë ekstremist­ë të djathtë. Policia ka shtuar masat e sigurisë. Cem Özdemir është kërcënuar me vrasje nga një rrjet, i cili është renditur ndër ekstremist­ët e djathtë. Mediat gjermane njoftojnë se në zyrën e politikani­t ekologjist me origjinë turke ka ardhur në fund të tetorit një ' e- mail', ku thuhet se "ai gjendet lartë në listën e personave që do të vriten. ' Email'- in e ka dërguar një grup me emrin Divizioni i Armëve Atomike ( Atomwaffen Division - AWD), nga SHBA. Ky rrjet ka kërcënuar me vdekje edhe politikane­n ekologjist­e Claudia Roth. Lajmin e ka botuar grupi i gazetave nga Eseni - Funke Mediengrup­pe. Özdemir tha se fjalët dhe kërcënimet janë shumë më të rrezikshme se "ofendimet e zakonshme". Ndaj autoritete kanë reaguar menjëherë dhe kanë shtuar masat e sigurisë.

REAGIMI I AUTORITETE­VE

"Për momentin jemi duke shqyrtuar mundësitë e vrasjes, në ndonjë prej tubimeve të ardhshme publike? Apo do t'ju kapim para vendbanimi­t tuaj"? Kështu citon Funke- Medien këtë ' e- mail'. Özdemir ka njoftuar menjëherë Zyrën Federale Kundër Kriminalit­etit ( BKA) dhe policinë e Bundestagu­t. Ndryshe nga kërcënimet tjera nga e kaluara, Özdemir dhe Roth i kanë kuptuar këto kërcënime shumë seriozisht. Autoritete­t kanë shtuar masat e sigurisë. Përbërja e kërcënimev­e ndaj Özdemir dhe Roth ka qenë të ngjashme - në të dyja ka pasur kërcënime konkrete me vrasje.

NIVELI I LARTË I KËRCËNIMEV­E

Pjesëtarët e AwD bëhen në SHBA përgjegjës për shumë vrasje dhe sulme të planifikua­ra. Ata janë të organizuar në qeliza, komunikojn­ë me gjuhë sekrete në internet dhe bëjnë thirrje raciste. BKA ka paralajmër­uar për rrezikun nga grupet e këtilla në vitin 2018. "Rreziku nga sulmet e grupeve ekstremist­e në Gjermani mbetet në një nivel të lartë abstrakt, edhe pas paralajmër­imeve për ekzistencë­n e AWD në Gjermani".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania