Gazeta Shqiptare

I quajti banda, Emanuel Macron zemëron bullgarët

-

Bullgaria

ka reaguar me ash përsi ndaj një deklarate të presidenti­t francez, Emmanuel

Macron për "bandat bullgare" të shprehur në një intervistë për revistën franceze. Pas pakënaqësi­së që u shkaktua në Ballkan, për ' Jo'- në e Francës e qëndrimin pritës të presidenti­t, Emannuel

Macron për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, tani presidenti francez zemëron bullgarët. Një deklaratë e Macron vihet në qendër të mediave bullgare e shoqëruar me reagime nga politika. "Askush nuk i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar", është shprehur zëvendëskr­yeministri dhe ministër i Mbrojtjes në Bullgari, Krasimi Karakatsha­nov të shtunën në televizion­in privat bullgar ' BTV' në Sofje. Sipas agjencisë së lajmeve ' DPA', të enjten në një intervistë të revistës franceze, me orientim të djathtë, presidenti francez kishte theksuar se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracion­it ilegal në Francë. "Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë, në vend të bandave ukrainase apo bullgare", citohet presidenti francez. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka porositur ambasadori­n bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze. Ndërkohë edhe ambasadorj­a e Francës në Sofje, Florence Robine është thirrur për të hënën në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë bëri të ditur televizion­i shtetëror në Sofje. Kritikët e akuzojnë presidenti­n francez se me këtë intervistë, ai po pozicionoh­et që tani për fushatën zgjedhore presidenci­ale të 2022- shit kundër Marine Le Pen. Populistja e djathtë kishte deklaruar së fundmi se do të rikandidoj­ë sërish për zgjedhjet presidenci­ale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania