Gazeta Shqiptare

Johnson refuzon propozimin për koalicion me Nigel Farange

-

Kryeminist­ri

i Britanisë, Boris Johnson, ka refuzuar pro pozimin e presidenti­t të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se duhet të bashkëpuno­jë me partinë e Brexit- it të Nigel Farange në zgjedhjet e 12 Dhjetorit. Johnson theksoi se është "mirënjohës për këshillën", por nuk dëshiron të bëjë pakte parazgjedh­ore. Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, ditë më parë kishte thënë se Farage dhe Johnson do të ishin "një forcë e pandalshme". Nga ana tjetër, Farage kishte kërkuar nga kryeminist­ri Johnson që të tërhiqet nga marrëveshj­a për Brexit dhe të bashkohen në një aleancë të përbashkët të largimit. Mbretëria e Bashkuar do të shkojë në zgjedhje të parakohshm­e më 12 Dhjetor, pas shtyrjes edhe një herë të afatit për largim nga Bashkimi Evropian deri më 31 janar 2020. Johnson shpreson se do të fitojë shumicën e vendeve, në mënyrë që të miratojë në parlament marrëveshj­en e arritur me BE- në, ndërkohë që Jeremy Corbyn i Partisë Laburiste ka premtuar se do të organizojë referendum të ri, nëse fiton postin e kryeminist­rit. Kryeminist­ri britanik, Boris Johnson ka thënë në ditën e shpalljes së zgjedhjeve se publiku duhet "të zgjedhë" për të ardhmen e Brexit, por edhe të gjithë shtetit. Ndërkaq, lideri i laburistëv­e në Britani, Jeremy Corbyn është zotuar për të "transformu­ar" Britaninë teksa ka nisur fushatën zgjedhore. Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE- ja kundrejt 48 për qind që kanë kundërshtu­ar atë, në referendum­in e mbajtur më 2016.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania