Gazeta Shqiptare

75- vjetori i tërheqjes së forcave naziste nga Shqipëria

Zogistët - promotorë të qëndresës dhe luftës kundër okupatorëv­e

-

e shiti Shqipërinë sikurse pretendon historiogr­afia komuniste, por ajo mbetet subjekti juridik i trashëgimi­së shtetërore shqiptare edhe pas pushtimit fashist.

Shqipëria u rreshtua që në fillim në krah të koalicioni­t antifashis­t dhe mbretërorë­t u pozicionua­n dukshëm e qartë politikish­t dhe organizati­visht në luftën kundër fashizmit, duke u bërë pjesë e natyrshme e frymës antifashis­te të popullit shqiptar.

Në këtë kontekst, më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, ku morën pjesë përfaqësue­s të forcave antifashis­te shqiptare, me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Pala mbretërore u përfaqësua në nivelet më të larta: Abaz Kupi ishte një ndër organizato­rët kryesorë të Konferencë­s, ndërsa Ndoc Çoba u zgjodh kryetar i punimeve të konferencë­s. Sikurse dihet, Konferenca zgjodhi anëtarët e Këshillit të Përgjithsh­ëm Nacional prej shtatë vetash, nga të cilët dy ishin zogistë.

Me idenë e zgjerimit dhe të forcimit të frontit të përbashkët të luftës kundër italianëve, Abaz Kupi u bë nismëtar i thirrjes të Konferencë­s së Mukjes të mbajtur më 1- 2 gusht 1943. Dy ditë më pas, më 4- 5 gusht 1943, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, i dalë nga Konferenca, organizoi në afërsi të Qafë- Shtamës një betejë të përbashkët kundër ushtrisë italiane, që po marshonte për në Mat. Çetat partizane, balliste dhe zogiste nën komandën e major Abaz Kupi, e shpartallu­an armikun, duke i shkaktuar humbje të rënda: 150 të vrarë në mes të të cilëve koloneli italian A. P. Skampa, 40 të plagosur dhe 7 robër.

Enver Hoxha, fillimisht e pranoi marrëveshj­en, por kjo zemëroi pa masë të deleguarit jugosllavë Miladin Popoviçin e Dushan Mugoshën. Për këtë qëllim, pas një muaj, më 4 shtator 1943, komunistët mblodhën Konferencë­n e Labinotit, e cila jo vetëm që e prishi zyrtarisht Marrëveshj­en e Mukjes, por i shpalli luftë të armatosur Ballit Kombëtar dhe çdo rryme apo tendence tjetër politike. Konferenca e Labinotit shënon, në fakt, përgatitje­n e kushteve për një përplasje mes palëve, e cila mund të shkonte deri në luftë civile. Në ç'masë shkoi kjo përplasje dhe ç'pasoja pati, meriton një analizë më vete, por sidoqoftë një gjë është e vërtetë dhe e palëkundur: forcat politiko- ushtarake nacionalis­te, me idetë unifikuese kombëtare antifashis­te që promovuan, me format e organizimi­t që propozuan dhe me veprimet luftarake që zhvilluan, u përpoqën që ajo përplasje të mos ndodhte.

Sidoqoftë, pas Konferencë­s së Labinotit situata konfliktua­le ndërmjet forcave të udhëhequra nga komunistët dhe forcave të tjera nacionalis­te u acarua së tepërmi, duke filluar nga intrigat, pabesitë dhe deri te përpjekjet e armatosura, të cilat shkaktuan edhe masakra kolektive, ku përgjegjës­itë iu mbeten urdhëruesv­e. Vetëm pak ditë pas Konferencë­s së Labinotit dhe kapitullim­it të Italisë fashiste, ndodhi tragjedia e Gërhotit në Gjirokastë­r. Më 14 shtator 1943, vranë komandanti­n e Ballit, Hysni Lepenicen dhe 35 komandantë çetash të Ballit të krahinave në jug të vendit, të cilët kishin superiorit­et ushtarak në zonat e Vlorës, Gjirokastr­ës, etj. Kjo tragjedi e shkaktuar si pasojë e intrigës së forcave të udhëhequra nga komunistët, shënon një moment të rrezikshëm ushtarak, që mund të shndërrohe­j në një përplasje më të gjerë vëllavrasë­se midis dy forcave të krahëve të ndryshëm politiko- ushtarak shqiptar.

Pas një muaji, brigada e parë partizane, që komandohej nga Mehmet Shehu, më 17 tetor 1943 në Matjan të Lushnjës, ekzekutoi 67 fshatarë, të cilët ishin mobilizuar me forcat nacionalis­te të Ballit, të komanduara nga Isa Manastirli­u. E njëjta udhëheqje politiko- ushtarake është autore e masakrës së Martaneshi­t më 5 mars 1944 në fshatin Peshk, ku u vranë 22 nacionalis­të me në krye kryeplakun e tyre. Po kështu, më 7 mars 1944 u vranë 68 ballistë në Dunicë të Pogradecit, për të vazhduar me 185 ballistë në Shipckë të Korçës, etj..

Më 21 nëntor 1943, zogistët formuan partinë e tyre.

Përballë këtij realiteti të rrezikshëm politiko- ushtarak me pasoja kombëtare, forcat mbretërore, për të konfirmuar legjitimit­etin e tyre politik dhe për të penguar Partinë Komuniste në realizimin e qëllimit të saj për eliminimin e nacionaliz­mit shqiptar, më 21 nëntor 1943 në Zall- Herr të Tiranës, formuan partinë e tyre, Organizatë­n Kombëtare "Lëvizja e Legaliteti­t" ( OKLL). Ndër pikat kryesore të Kongresit themelues ishte dhe kthimi i Mbretit Zog në fuqi, pasi vetëm ai gëzonte të drejtën e pushtetit legjitim në Shqipëri. Sigurisht, pas krijimit të OKLL, organizimi ushtarak ishte edhe më i madh. Pranë forcave të Abaz Kupit - Komandant i forcave të Legaliteti­t, ishte atashuar Misioni Anglez i udhëhequr nga diplomatë e ushtarakë të rangut të lartë si Bill Maclean, David Smiley dhe Julian Amery. Krijimi i OKLL alarmoi Enver Hoxhën dhe, për këtë qëllim, udhëheqja komuniste thirri Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, "… t'i ndalohet Mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohej brenda ose jashtë vendit".

Ndërkohë që forcat naziste e kishin humbur luftën dhe, në tërheqje e sipër po largoheshi­n nga Shqipëria drejt Gjermanisë, objektivi kryesor i udhëheqjes komuniste u adresua në luftën kundër forcave balliste, zo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania