Gazeta Shqiptare

Kapiteni Hoxha largon "fantazmat", Çinani e Asani vulosin arratisjen

Portieri që pret një penallti, më pas sulmuesit thyejnë Luftëtarin me Partizanin që shkëputet në krye Në Lushnjë, Kukësi mposht minimalish­t Flamurtari­n

-

Nuk ka surpriza në "Selman Stërmasi". Partizani mund 2- 0 Luftëtarin dhe nis shkëputjen në misionin për mbrojtjen e titullit kampion. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë me dy gola të shpejtë të vendësve, ndërsa në pjesën e parë, protagonis­t ishte Alban Hoxha me portierin që u mohoi epërsinë gjirokastr­itëve me 11- metërshin e pritur në dëm të Rapos. Skuadra e Franko Lerdës e nisi sfidën në sulm dhe pa u plotësuar minuta e tretë vetëm shtyllat u mohuan avantazhin të zotëve të shtëpisë. Kampionët e Superligës vijuan presionin, por në momentin e tyre më të mirë ndeshja rrezikoi të merrte një kthesë të rrezikshme. Dushkaj rrëzohet brenda zonës pas kontaktit me Bitrin dhe për kryesorin Shahini është penallti. Goditjen e merr përsipër Rapo, që humbet duelin e kapitenëve përballë Hoxhës. Luftëtari provon sërish të surprizojë me Dushkaj në minutën e 22- të, por sërish i përgatitur shfaqet portieri i Partizanit që kthen sërish lojën në shinat e pritshmëri­ve. Partizani nis një tjetër ofensivë që vazhdon deri në fundin e pjesës së parë, por pa arritur të ndryshojë rezultatin. Pushimi në dhomat e zhveshjes nuk ul ritmin e të besuarve të Lerdas, që me rikthimin në fushë rregullojn­ë edhe

shënjestrë­n. Kështu, goli i epërsisë nuk vonon dhe është Çinari që shënon në minutën e 54- ët. Të shokuar gjirokastr­itët, që vetëm dy minuta më pas marrin edhe goditjen e "Ko"- it me 11metërshi­n e kthyer në gol nga Asani. Me fitoren të sigurt, të kuqtë ulin ndjeshëm ritmin dhe provojnë pak për të thelluar rezultatin. Pa forcë për të reaguar Luftëtari, në fund pajtohet me suksesin e Partizanit, që jo vetëm ruan kryesimin, por detyron rivalët direkt në garën për titull të largohen më shumë në tabelën e renditjes.

DAKU NDERON KUKËSIN

Kukësi nuk është as i bukur e as dominues por për fatin e mirë të Shpëtim Duros, Flamurtari shpërdoroi pafund në një ndeshje ku mbase meritonin diçka më shumë. Kukësi i falet Mirlind Dakut, autorit të golit 3pikësh por heroi i ekipit verilindor­ë ishte pa diskutim portieri Xhika. Makthet e dëmtimeve nuk i ndahen Kukësit as në këtë sfidë, ku si të mos mjaftonin mungesat e Obanor dhe Shkurtaj, Duro humbi edhe shërbimet e Abazajt, i cili u largua nga fusha pas vetëm 11 minutash lojë. Kukësi kaloi në avantazh me Dakun, i cili ndoqi mirë aksionin duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 57- të. Vlonjatët ishin dhe të pafat në minutën e 65- të, Hoxhaj u ndal nga traversa, ndërsa një minutë më pas kërkoi golin e bukur por Xhika në pozicion mbajti në lojë 3- pikëshin e Kukësit. Vlonjatët dhe mbi të gjitha Sukaj provuan me çdo formë për të shmangur këtë humbje, e cila i zhyt gjithnjë e më shumë në fundin e ftohtë, ndërsa Kukësi e sheh vetën sërish në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikim­it, të gatshëm për të përfituar nga çdo dhuratë e rivalëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania