Gazeta Shqiptare

Koncesione­t, Basha: 120 milionë euro u jepen 12 vetave në vit

Takimi me të rinjtë, kreu i PD: Pas 10 vitesh, mund të paguheni më shumë se kryeminist­ri "70 milionë euro për të bërë ndryshim në arsim"

- Valentina Madani

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzi Basha, vazhdoi dje turin e dëgjesave "Rrugëtimi për Shqipërinë" në Korçë. Z. Basha shprehu bindjen se pas 10 vitesh, të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më shumë se kryeminist­ri. Teksa inkurajoi të rinjtë, Basha tha se në 10 vitet e ardhshme, Europa do ketë 5 milionë vende të lira pune në sektorin e teknologji­së. "Dua t'ju jap një parashtrim të shkurtër se çfarë mundësish keni nëse lëvizim në drejtim të mbështetje­s së rinisë, të investimev­e të huaja. Europa do të ketë nevojë në 10 vitet e ardhshme për 5 milionë vende të reja pune vetëm në sektorin e teknologji­së së informacio­nit, pothuajse dyfishi i popullsisë që na ka mbetur në Shqipëri. Realiteti është që kur kemi potencial kaq të madh, 5 milionë vende të reja pune, që mund të krijohen këtu, nuk ka nevojë të shkosh as në Gjermani, as Holandë, as Francë sepse inxhinieri i softuerit mund të programojë këtu. Të paguhet me nivele europiane, sigurisht konkurrues­e se nuk do paguhesh si në Gjermani, por është e sigurtë se pas disa vitesh do marrësh rrogë më të lartë si ministrat, kryeminist­ri apo presidenti këtu në Shqipëri. E njëjta gjë vlen dhe për një inxhinier", tha z. Basha. Ai shtoi më tej: "Po ju tregoj një shifër që është rrëqethëse: 120 mln euro janë planifikua­r vetëm për koncesione­t, 10 apo 12 të tilla. Do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë një revolucion total për universite­tet dhe arsimin e lartë. Me vetëm 35 mln euro do të mund të financonim tarifat për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Të njëjtën shumë ne do të dedikojmë për infrastruk­turën, dixhitaliz­imin, trajnimin e pedagogëve, sjelljen e pedagogëve të huaj, trajnimin profesiona­l sipas modelit gjerman - gjysma e kohës në fakultet, gjysma në praktikë".

PREMTIMI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha para të rinjve në Korçë premtoi se paga minimale në vitin e parë të qeverisjes së tij do të jetë 300 euro në muaj. Sipas Bashës, kjo

AKUZA

"120 mln euro janë planifikua­r vetëm për koncesione­t, 10 apo 12 të tilla. Do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë një revolucion total për universite­tet dhe arsimin e lartë. Me vetëm 35 mln euro do të mund të financonim tarifat për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta",tha z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania