Gazeta Shqiptare

“Ligji për Rininë” Shahini: plotësisht i konsultuar!

-

një postim në rrjetin e saj "Facebook", Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Besa Shahini ka qartësuar edhe njëherë se çfarë sjell "Ligji për Rininë", duke hedhur poshtë edhe keq- informimet e përcjella që nga dita e djeshme. Ajo thekson se për herë të parë, "Ligji për Rininë" mundëson financimin publik të organizata­ve rinore dhe për të rinjtë me të vetmin qëllim që të stimulohet aktivizmi rinor, vetë- organizimi dhe angazhimi rinor në të gjithë Shqipërinë. "Gjithashtu, ' Ligji për Rininë' obligon institucio­net qeverisëse të përfshijnë të rinjtë në vendimmarr­je", shprehet ajo. Sipas ministres Shahini, të dy këta elementë të domosdoshë­m për fuqizimin e të rinjve kanë qenë kërkesë e hershme e OJF- ve rinore, ndërsa thekson se prej kohësh janë realizuar konsultime me të rinj dhe OJF në të gjithë vendin: "Në vitin 2017- të një draft i parë i ligjit është hartuar nga MASR së bashku me OJFtë dhe e mbështetur nga ekspertë të UNFPA- së. Në vitin 2018- të është konsultuar me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë dhe me OJF- të. Në 2019- tën ka kaluar nëpër ministritë përkatëse, është diskutuar në komisionet përkatëse, është redaktuar për të përfshirë komentet shtesë të OJF- ve dhe dje kaloi në parlament. Si mund të thuhet që ligji paska kaluar shpejt dhe pa u konsultuar???", shprehet ajo. Ministrja Shahini qartëson se janë të tjera ligje e politika që rregullojn­ë punësimin e të rinjve dhe arsimimin formal: "Po lexoj gjithfarë reagimesh opozitare nëpër portale, të cilat janë në rastin më të mirë të keq- informuara. Të qartësojmë diçka: ligji nuk ka për qëllim adresimin e punësimit të të rinjve dhe as arsimimin formal, pasi këto fusha rregullohe­n me ligje e politika të tjera ( Ligji për Nxitjen e Punësimit; Ligji për Arsimin e Lartë; Ligji për Arsimin Parauniver­sitar; Pakti për Universite­tin; portali i punësimit të studentëve në administra­të: punëtëmbar­ë. al etj.)", shprehet ajo teksa shton në fund se: "Ky ligj siguron përfaqësim në vendimmarr­je dhe financim publik të nismave rinore. Ky është një hap pozitiv për fuqizimin e të rinjve dhe afrimit të tyre një hap më afër bashkëmosh­atarëve në BE. Sa për krahasim, gjysma e të rinjve në BE janë anëtarë të organizata­ve rinore dhe gati po aq angazhohen vullnetari­sht për të mirën e komuniteti­t ku jetojnë apo mësojnë. Këto synojmë për të rinjtë shqiptarë, gjithashtu!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania