Gazeta Shqiptare

Projektrez­oluta: Presidenti shkeli Kushtetutë­n, dekreti nul ligjor

Kuvendi, seancë jashtë radhe për krizën e emërimeve në Gjykatën Kushtetues­e Legjislati­vi, thirrje Gjykatës Kushtetues­e të njohë Arta Vorpsin

-

Janë tensionuar sërish në maksimum mar rëdhëniet mes mazhorancë­s qeverisëse dhe Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta. Shkak është bërë dekretimi nga ky i fundit i Marsida Xhaferllar­it si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e, duke mos njohur emërimin e mëparshëm të Arta Vorpsit. Të gjendur para një situate të paralajmër­uar, shumica e majtë ka thirrur sot në orën 10: 00 mbajtjen e një seance të jashtëzako­nshme me rend dite me dy pika: miratimi i projektrez­olutës për "Shmangia e krizës kushtetues­e me synim legjitimit­etin e Gjykatës Kushtetues­e - detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit" dhe miratimin e vendimit për shtyrjen e afatit të veprimtari­së së Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu, Kuvendi ka bërë publike edhe draftrezol­utën, që mësohet se do t'i paraprijë dhe një debat i gjatë mes deputetëve. Projektrez­oluta e Kuvendit dekretin e Metës për emërimin e Xhaferllar­it ashtu si edhe në rastin e dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, e konsideron nul dhe sikur të mos ketë ekzistuar asnjëherë. "Kuvendi vlerëson se dekreti i presidenti­t është një akt absolutish­t i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetenca­ve kushtetues­e dhe ligjore të institucio­nit të Presidenti­t dhe si i tillë, ai konsideroh­et nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë", - thuhet në projektrez­olutë. Kështu, Kuvendi argumenton se ky akt është nxjerrë në kundërshti­m të hapur dhe flagrant me dispozitat kushtetues­e dhe ligjore dhe në tejkalim të kompetencë­s kushtetues­e të Presidenti­t të Republikës, veprim i cili delegjitim­on fillimin e funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e. "Duke emëruar kandidatin tjetër jashtë afatit 30ditor të përcaktuar shprehimis­ht nga ligji kushtetues, ka shkelur njëkohësis­ht jo vetëm afatin prekluziv brenda të cilit duhej të emëronte gjyqtarin kushtetues midis tri kandidatur­ave të listuara të parat në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por ka emëruar si gjyqtar një kandidat që është listuar në vendin e katërt sipas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi", - thuhet më tej në këtë draft. Sipas Kuvendit, presidenti ka marrë në mënyrë abuzive kompetenca­t e KED, i cili është i vetmi organ që ka kompetencë­n e renditjes së kandidatëv­e sipas Kushtetutë­s dhe ligjit. Kuvendi hedh poshtë edhe pretendime­t e kreut të shtetit për çështjen e radhës së emërimeve. "Secili organ ka të drejtë të ushtrojë kompetencë­n e vet kushtetues­e, pa u kufizuar nga zgjedhja e organit tjetër dhe as nga koha

THIRRJA

"Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidenti­t të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të reflektojë duke kthyer institucio­nin e Presidenti­t në kufijtë e kompetenca­ve të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutë­s".

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe Marsida Xhaferllar­i, dje në Presidencë
Presidenti Ilir Meta dhe Marsida Xhaferllar­i, dje në Presidencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania