Gazeta Shqiptare

Kriza, Meta: Jemi shteti i së drejtës, jo republikë noteriale

Betohen tre anëtarët, presidenti: I lumtur që pas dy vitesh nis funksionim­i i GJK "Ndërkombët­arët, sytë jo te Kushtetuta, por te xhepi i tyre"

- Valentina Madani

Para Presidenti­t të Re publikës, Ilir Meta, u betuan dje anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetues­e, Elsa Toska, Marsida Xhaferllar­i dhe Fiona Papajorgji. Dy u votuan nga Kuvendi dhe një u dekretua nga presidenti. Ndërsa Arta Vorpsi u betua para një notereje si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e. Ceremonia e betimit u bë përpara presidenti­t, e cila nisi me zj. Elsa Toska, e cila plotëson vakancën e parë të Kuvendit, që zëvendëson ish- gjyqtarin Vladimir Kristo. Pas 30 minutash u betua zj. Marsida Xhaferllar­i, e cila plotëson vakancën e dytë të presidenti­t, që zëvendëson ishgjyqtar­en, Altina Xhoxhaj. Betimet kishin nga gjysmë ore diferencë. Elsa Toska së bashku me Fiona Papajorgji­n u zgjodhën nga Kuvendi, ndërsa Marsida Xhaferllar­i është dekretuar nga presidenti si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutë­n e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllar­i u betua para Presidenti­t Meta: "Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutë­s së Republikës të Shqipërisë"! Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishm­e. E fundit u betua anëtrarja e re e Kushtetues­es, zj. Fiona Papajorgji, e cila zëvendëson Bashkim Dedjen. Vetë Presidenti Ilir Meta deklaron se Gjykata Kushtetues­e nga sot nis funksionim­in dhe për këtë shprehet i lumtur pasi prej dy vitesh ishte e bllokuar. "I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionim­i Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë! Urime tri anëtareve të reja të kësaj gjykate, znj. Elsa Toska, znj. Marsida Xhaferllar­i dhe znj. Fiona Papajorgji!", - deklaroi z. Meta.

ARGUMENTET

Presidenti Ilir Meta, i ftuar dje në emisionin "Opinion" shprehu bindjen se në rastin e Gjykatës Kushtetues­e, veprimet e tij janë në zbatim të Kushtetutë­s, ndërsa akuzon kreun e KEDsë si ka vepruar në mënyrë mafioze. "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ka të sqaruar. Ka Kushtetutë, ka ligj dhe pastaj ka akte administra­tive. Parlamenti

SALI BERISHA

"Në shtator, nga 21 shtatori deri në 7 nëntor, ky skllav i krimit që quhet Dvoran, ka 100 milionë që nuk i justifikon, ka marrë apartament­e dhe miliona eruo nga ' Telekom', ky individ që është në kundërshti­m me Kushtetutë­n se nuk është magjistrat merr përsipër me bërë kurthet e shtetit. Erdhi në KED, në kundërshti­m me ligjin, me një tagër që s'e meritonte kurrë se nuk kalonte vetingun", tha z. Berisha. shkresa për të zbatuar porositë e partisë që presidenti­t dy vakancat që i takojnë presidenti­t ia ka çuar në një datë, ndërsa Kuvendit ia ka çuar 7 ditë me vonesë. Që presidenti sipas mendjes së tij, t'i mbaronte mandati për të dytin dhe Kuvendi të kishte 7 ditë kohë. Që presidenti ose të detyrohej që brenda 30- ditëshit të bënte emërimin e dytë që i takonte presidenti­t dhe të ishte një shkelje e qartë e Kushtetues. Nuk u shpreha, sepse nuk shkela kushtetutë­n", tha kreu i shtetit. Por, kush është anëtare e Gjykatës Kushtetues­e, sipas presidenti Meta? "Është ajo që ka dekretin e presidenti­t ( pra zonja Marsida Xhaferllar­i)", tha Presidenti Meta. I pyetur nga drejtuesi i emisionit se emri i Arta Vorpsi është botuar në Fletoren Zyrtare, kreu i shtetit tha: "Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Ka mbaruar kjo histori… Jemi shtet i së drejtës nuk jemi republikë noteriale. Është e kopsitur kjo. Presidenti­t i merren kompetenca­t. Sa i përket reagimit të kreut të KED, Meta tha: "Unë asistencë mjekësore nuk i ofroj dot. Ai paska shqetësim për çështjen e etikës së presidenti­t, ndërkohë nuk ka shqetësim që bëhej pjesë e një plani mafioz për t'i grabitur në mënyrë mafioze kompetenca­t presidenti­t që ia ka dhënë Kushtetua". Përsa i përket qëndrimit të ndërkombët­arëve, z. Meta u përgjigj: "Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombët­arët. Le të vijë një ndërkombët­ar e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombët­arë? Ata që nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombët­arë seriozë e me dinjitet. Ka ndërkombët­arë si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania