Gazeta Shqiptare

Blushi, ironi me Vorpsin: S'ndalojmë askënd të betohet te parukierja

-

Zëdhënësi

i Presidencë­s, reagoi dje pas lajmit se Arta Vorpsi ishte betuar para noteres si anëtare e re e Gjykatës Kushtetues­es, duke shmangur në këtë mënyrë kreun e shtetit Ilir Meta. Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidenti­t e konsideron këtë lajm qesharak dhe nuk nguron të përdore edhe ironi në lidhje me këtë veprim të Arta

Vorpsit. Ai shkruan në faqen e tij në ' Facebook' se Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet, as tek noterja dhe as te parukierja. Blushi shton se Presidenti Meta është betuar në

Kushtetutë dhe për të Shqipëria është e para. "Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t'ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh. T. Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët",- shprehet z. Blushi.

30- ditëshin e ka me Kushtetutë, presidenti e ka në ligj, pasi të jenë kushtet kushtetues­e. Anëtari i parë për t'u zëvendësua­r në gjykatë emërohet nga presidenti. I dyti zgjidhet nga Kuvendit dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Kam tre vjet që u them gjithë shqiptarëv­e dhe disa ndërkombët­arëve militantë se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetues­e, sepse po bëhet ' Ramaforma'", tha Meta. Ai akuzoi sërish kreun e KED, Ardjan Dvorani për akte mafioze. "KED është një instrument administra­tiv kolegjial, i cili ka për detyrë që këto kritere që përcakton ligji dhe këto afate dhe për

caktime që janë në Kushtetutë dhe në ligj, pra Presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë t'i rregullojë. T'i çojë listën presidenti­t, t'i çojë listën Kuvendit, t'i çojë listën Gjykatës së Lartë. KED ka për detyrë të respektojë kushtetutë­n, pastaj ligjin dhe të mos shkelë Kushtetutë­n. Nuk ka kompetencë­n KED që të shkel unë Kushtetutë­n. Ndaj them që kreu i KED- së ka bërë akte të pastra mafioze. Pse është një akt i pastër mafioz? Është një akt mafioz sepse listat që janë bërë, për të gjitha vakancat janë miratuar në njëjtën kohë. Kryetari, i cili ka të drejtë të përgatisin rendin e ditës dhe të përcjellë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania