Gazeta Shqiptare

Dvorani i përgjigjet Metës: Duhej të zgjidhje 1 nga 3 emrat e parë të listës

' Ushtar partie', KED: Deklaratat, aspak dinjitoze

-

Kreu

i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvo rani iu përgjigj dje akuzave të forta që bëri ndaj tij Presidenti Meta. Kreu i shtetit akuzoi Dvoranin se është sjellë si militant partie në lidhje me praktiken institucio­nale mbi propozimin e emrave kandidatë për në Gjykatën Kushtetues­e. Mirëpo kreu i KED, në një reagim zyrtar për mediat i konsideroi këto akuza të Metës, si të pavërteta dhe tërësisht të papërshtat­shme. "Duke i vlerësuar jo vetëm si të pavërteta thëniet, por edhe si tërësisht të papërshtat­shme në aspektin institucio­nal dhe etik, jo vetëm qëndrimin, por edhe sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti i Republikës, në raport me vendin, dinjitetin dhe prestigjin që i cakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Duke respektuar të drejtën dhe detyrimin që buron nga qenia funksionar kushtetues, në përbërje dhe drejtim të një organi kushtetues të pavarur, sipas të cilit, çdo organ kushtetues dhe çdo funksionar kushtetues është interpretu­esi dhe zbatuesi i drejtpërdr­ejtë i Kushtetutë­s dhe ligjit, në mënyrën të pavarur dhe të pandikuar nga qëndrimi i institucio­neve të tjera, aq më tepër nga interesat e një natyre joinstituc­ionale", tha z. Dvorani. Ai saktësoi se KED, ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimi­t, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëv­e për të gjitha vendet vakante dhe të gjitha organet e tjera janë të detyruar t'i përmbahen listave të publikuara për sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidenti­t dhe Kuvendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania