Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet në PS, socialistë­t do të testojnë votimin elektronik të shtunën

Socialistë­t në emigracion do të votojnë nëpërmjet postës ose me ' email' 108 mijë anëtarë do të votojnë për 703 vende në kongres

-

Socialistë­t janë shpre hur të hapur që të ap likohet teknologji­a në procesin e votimit dhe të numërimit të votave, por për këtë kanë kërkuar në vazhdimësi garanci nga ndërkombët­arët se ky proces nuk do të krijojë probleme. Gjithashtu, ata kanë këmbëngulu­r për t'u siguruar e drejta e votës së emigrantëv­e. Por, për t'u bindur ata kanë vendosur që fillimisht si teknologji­në, ashtu edhe votimin e emigrantëv­e ta aplikojnë në zgjedhjet e tyre të brendshme, që do të zhvillohen të shtunën dhe ku do të zgjidhen delegatët për anëtarë të Kongresit të ri të Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur dje për zgjedhjet në PS, bëri të ditur tha se 800 socialistë në Tiranë do të votojnë në mënyrë elektronik­e, kjo si një mënyrë për të testuar teknologji­në në zgjedhje dhe për të kuptuar nëse ajo është mënyra e duhur për t'u aplikuar më pas edhe në zgjedhjet e përgjithsh­me. "Këtu në selinë e Partisë Socialiste në një prej sallave do të ketë një qendër votimi të posaçme për një nga njësitë e Tiranës, ku do të ketë votim tërësisht elektronik. Pra, do testojmë votimin elektronik me rreth 800 anëtarë të njërës prej njësive të Tiranës, nga i cili do kuptojmë edhe fizibilite­tin e një votimi të tillë për t'u testuar më pas edhe në votime të tjera", - tha Balla. Po ashtu, ai bëri të ditur se në këto zgjedhje do të testohet edhe vota e emigrantëv­e. Për këtë ai bëri të ditur se të gjithë anëtarët e partisë në emigracion do të mund të votojnë nëpërmjet ' email'- it ose nëpërmjet postës. "Po ashtu në një pjesë të degëve tona në emigracion do të ketë zgjedhje ditën e shtunë, por për emigracion­in ky afat do të vijojë edhe përgjatë muajit nëntor, sepse për degët e Partisë Socialiste për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit, kemi autorizuar Sekretaria­tin tonë për Emigracion­in për të testuar edhe modele të votimit, qofshin këto ' online' apo me postë", - u shpreh numri dy i socialistë­ve. Ndërkohë, që ai bëri dhe një përmbledhj­e të përgatitje­ve

që janë bërë për këtë proces zgjedhor duke theksuar se rreth 108 mijë anëtarë të PSsë do votojnë për 703 vende në kongres. "Partia Socialiste ditën e shtunë përmbyll fazën e parë, atë të zgjedhjes drejtpërsë­drejti nga anëtarësia e Partisë Socialiste përmes parimit ' një anëtar- një votë', të më shumë se 703 delegatëve në të 61 bashkitë e vendit. Nga ky proces parapërgat­itor sapo kemi përfunduar shpërndarj­en e të gjitha materialev­e zgjedhore në të

gjitha degët e Partisë Socialiste në të gjithë territorin. Janë më shumë se 363 qendra votimi në territorin e Shqipërisë. Unë u bëj thirrje më shumë se 107800 anëtarëve të Partisë Socialiste të regjistrua­r në këtë proces zgjedhor, që ditën e shtunë prej orës 08: 00 të mëngjesit në secilën prej qendrave të votimit, duhet të marrin pjesë në votime", - u shpreh Balla. Ai gjithashtu bëri të ditur se janë trajnuar të gjithë komisioner­ët, ndërsa sqaroi se përveç delegatëve

që zgjidhen me votim, një pjesë tjetër janë të zgjedhur direkt për shkak të postit. "Kemi më shumë se 1080 komisioner­ë në të gjithë territorin, të cilët janë të trajnuar. Të mos harrojmë se përveç delegatëve të zgjedhur direkt, kemi edhe delegatët e Kongresit, të cilët janë të zgjedhur automatiki­sht, ndër to janë deputetët, kryetarët e bashkive dhe kryetarët e Partisë Socialiste në nivel njësie", - shtoi Balla.

 ??  ??
 ??  ?? Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla
Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania