Gazeta Shqiptare

Gara për prokurorin e përgjithsh­ëm, KLP rendit Olsian Çelën të parin në listë

Intervisti­mi, ja sa pikë morën kryeprokur­orja e përkohshme Arta Marku dhe Fatjona Memçaj Gent Ibrahimi: Ndiqni shembullin tonë, Kuvendi të votojë atë që zgjodhëm ne

-

Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, në garën për Prokurorin e Përgjithsh­ëm. Një ditë pas intervisti­mit, KLP ka bërë publike listën e pikëzimit të kandidatëv­e për Prokuror të Përgjithsh­ëm. Mësohet se në votimin e bërë nga KLP- ja ai ka marre 459 pikë, që e kanë klasifikua­r të parin, duke lënë pas dy rivalet e tjera në këtë garë. Pas kandidatit Olsian Çela, e dyta në listë është renditur Prokurorja e Përgjithsh­me e Përkohshme, Arta Marku dhe e treta, kandidatja Fatjona Memçaj. Konkretish­t, këto dy të fundit kanë marrë përkatësis­ht 406 pikë dhe 362 pikë. Ndërkaq, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Gent Ibrahimi, tha për media se tashmë çështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm ka kaluar në Kuvend dhe i takon këtij të fundit të zgjedhë mes tre kandidatëv­e, Arta Markut, Olsian Çelës dhe Fatjona Memçes. Ibrahimi u shpreh se KLP, pas vlerësimit të secilit kandidat, renditi të parin në listë Olsian Çelën, duke shtuar se shpreson që edhe Kuvendi të ndjekë të njëjtin shembull dhe të zgjedhë si kryeprokur­or pikërisht këtë emër. Por, Ibrahimi deklaroi se Kuvendi ka të drejtë të zgjedhë secilin nga këta tre kandidatët, dhe nëse ai nuk zgjedhë Çelën, KLP do të bashkëpuno­jë me cilindo qoftë kryeprokur­ori i ri. Do ketë kontestime? Përfundon një proces i rëndësishë­m dhe kemi ndjenjën e lehtësimit. Ta gëzojmë për pak çaste, shpresoj se nuk do ketë ankimime nga kandidatët. Procesi ka qenë aritmetiko­r.

Sa është afati për ankim?

Brenda tre ditësh, nga dita e sotme.

Nëse nuk do ketë vullnet politik për të zgjedhur prokurorin, ç'do ndodhë?

Ne dhamë një shembull me këtë proces, që i përgjigjem­i dhe skepticizm­it. Ky shembull do merret parasysh dhe nga Kuvendi. Ai mund të zgjedh edhe kandidatin e tretë në listën tonë. Kuvendi shpresoj të marrë parasysh pozicionin e KLP dhe të zgjedhë të parin në listën tonë.

A nuk do ishte e udhës të na bënit me dije si kanë votuar të gjithë anëtarët e

DEKLARATA

Ibrahimi u shpreh se KLP, pas vlerësimit të secilit kandidat, renditi të parin në listë

Olsian Çelën, duke shtuar se shpreson që edhe Kuvendi të ndjekë të njëjtin shembull dhe të zgjedhë si kryeprokur­or pikërisht këtë emër. Por, Ibrahimi deklaroi se Kuvendi ka të drejtë të zgjedhë secilin nga këta tre kandidatë, dhe, nëse ai nuk zgjedhë Çelën,

KLP do të bashkëpuno­jë me cilindo qoftë kryeprokur­ori i ri.

KLP?

Unë nuk e di ende si kanë votuar anëtarët e Këshillit. Ata kanë të drejtën ligjore të votojnë si e mendojnë ata. Jam me mëdyshje nëse duhet bërë publik mënyrën si kanë votuar secili prej tyre. Mendoj që ka të mira dhe të këqija në publikimin e akteve individual­e të votimit të anëtarëve.

Do donit ta zgjidhnit ju apo parlamenti kryeprokur­orin dhe a do bashkëpuno­jë KLP me

VOTIMI

Lista e KLP do i dërgohet Kuvendit për votim dhe nëse në 30 ditët e ardhshme nuk do të përzgjidhe­t në Tiranë, në detyrë do të emërohet kandidati i parë i renditur në këtë listë. Prokurorja e Përkohshme e Përgjithsh­me Arta

Marku dhe dy prokurorët Olsian Çela dhe Fajtona Memçaj, të cilët kandidojnë për postin e kryeprokur­orit, dolën të mërkurën para Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Për rreth një orë secili, ata prezantuan eksperienc­ën e tyre profesiona­le dhe iu janë përgjigjën edhe pyetjeve që anëtarët e KLP i drejtuan.

kryeprokur­orin e ri, nëse Kuvendi nuk zgjedh Çelën?

Nuk është çështje dëshire, është çështje ligji, dhe ligji parashikon që kryeprokur­orin e zgjedh parlamenti. Ne do bashkëpuno­jmë po aq mirë me cilin kandidat që të zgjedhë Kuvend. Nuk do të jetë e vështirë për ne të bashkëpuno­jmë me secilin, por mendoj që Kuvendi do të zgjedhë shembullin tonë, pasi jemi ne që bëjmë vlerësimin.

 ??  ?? Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj, kandidatët për prokurorin e përgjithsh­ëm
Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj, kandidatët për prokurorin e përgjithsh­ëm
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania