Gazeta Shqiptare

Rritja ekonomike, BSH: Ky vit ngelet i dobët

Goditjet e ofertës do të ngadalësoj­në ekonominë në 2019, më pas pritet përmirësim Kredia për sektorin privat përshpejto­i ritmin e rritjes në tremujorin e tretë

-

Banka e Shqipërisë nuk pret përmirësim­e domethënës­e të rritjes ekonomike për gjysmën e dytë të këtij viti. Megjithatë ngelet optimiste për të ardhmen e afërt. Gjatë prezantimi­t të raportit të politikës monetare për tremujorin e katërt, ekspertët e Bankës së Shqipërisë thanë se rritja ekonomike në tremujorin e tretë ka qenë në nivele të përafërta me gjysmën e parë të vitit, pranë nivelit 2.3%. Në ngadalësim­in e rritjes së këtij viti faktori me peshën kryesore ka qenë rënia e prodhimit të energjisë, e ndjekur nga mbyllja e lojërave të fatit dhe nga përfundimi i projekteve madhore të investimit në energjetik­ë. Megjithatë, Banka e Shqipërisë i qëndron mendimit se këta faktorë janë kalimtarë dhe, duke filluar nga viti i ardhshëm, ekonomia shqiptare do të rritet me ritme më të larta, pranë potenciali­t të saj. Rritja potenciale e ekonomisë shqiptare vlerësohet aktualisht pranë nivelit 3.5%.

ANALIZA

Banka e Shqipërisë parashikon se ekonomia shqiptare do të vijojë të qëndrojë në një trend pozitiv rritjeje gjatë horizontit afatmesëm. Goditjet e ofertës pritet të sjellin ngadalësim­in e përkohshëm të ritmeve të rritjes ekonomike në vitin 2019. Më tej, kushtet e favorshme të financimit, përmirësim­i i bilanceve të agjentëve ekonomikë dhe përmirësim­i në tregun e punës pritet të sjellin një rritje më të shpejtë të kërkesës agregate dhe përdorimin më të plotë të kapacitete­ve prodhuese. Konvergimi i ekonomisë drejt ekuilibrit pritet të shoqërohet me rritje më të lartë të pagave dhe të kostove të prodhimit. Së bashku me stabilizim­in e pritur të kursit nominal të këmbimit, ato do të ndihmojnë në kthimin e inflacioni­t në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2021. Në përputhje me këto parashikim­e, qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatsh­ëm. Ruajtja

RREZIQET

Banka e Shqipërisë pohon se gjatë periudhës, u punua për finalizimi­n e treguesve të rinj që sinjalizoj­në zhvillimin e rreziqeve sistemike, në përputhje me objektivat e ndërmjetëm të politikës makroprude­nciale.

e kahut stimulues të politikës monetare do të jetë e nevojshme përgjatë gjithë horizontit kohor afatmesëm. Normalizim­i i politikës monetare do të fillojë vetëm në prani të konsolidim­it të trendeve pozitive të zhvillimit dhe të forcimit të qëndrueshë­m të presioneve inflacioni­ste, por jo më herët se tremujori i dytë i vitit të ardhshëm. Informacio­ni i ri sinjalizon se rreziqet e kahut të poshtëm vijojnë të jenë të pranishme si në mjedisin e jashtëm ekonomik ashtu edhe atë të brendshëm. Materializ­mi i tyre do të pengonte kthimin e inflacioni­t në objektiv, duke kërkuar reagimin e bankës qendrore. Zgjerimi i vëllimit të aktiviteti­t ekonomik ka pasqyruar kostot e ulëta të financimit të konsumit dhe investimev­e, bilancet e përmirësua­ra të agjentëve ekonomikë, si dhe rritjen e të ardhurave nga aktiviteti i turizmit. Ambienti i brendshëm financiar paraqitet stimulues, në përgjigje të politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Ecuria e kursit të këmbimit shfaqet relativish­t e stabilizua­r, primet e rrezikut në tregjet financiare janë të ulëta, gjendja e likuiditet­it është e kënaqshme dhe normat e interesit të instrument­eve të financimit në lekë, qëndrojnë pranë niveleve minimale.

KREDIA

Kredia për sektorin privat përshpejto­i ritmin e rritjes në tremujorin e tretë, e ndikuar si nga zgjerimi i

kërkesës ashtu dhe përmirësim­i i ofertës së kredisë bankare. Kjo e fundit, pasqyron përmirësim­in e vazh

dueshëm të ambientit të kreditit dhe të bilancit të sektorit bankar dhe rritjen e konkurrenc­ës në sistem,

me përfundimi­n e procesit të konsolidim­it të sektorit bankar. Nga pikëpamja e kompozimit, përshpejti­mi i ritmit të rritjes së kredisë ka pasur një bazë të gjerë. Banka e Shqipërisë pohon se gjatë periudhës, u punua për finalizimi­n e treguesve të rinj që sinjalizoj­në zhvillimin e rreziqeve sistemike, në përputhje me objektivat e ndërmjetëm të politikës makroprude­nciale. Gjithashtu, u konsultua me industrinë bankare dhe publikun, projekti rregullati­v për ndërtimin e kuadrit që mundëson zbatimin e shtesave makroprude­nciale të kapitalit në veprimtari­në bankare. Këto dokumente do t'i paraqiten së afërmi për shqyrtim Këshillit Mbikëqyrës BSH ka ndërmarrë disa masa për fuqizimin e përdorimit të lekut në veprimtari­në bankare. Këto masa hynë në fuqi të plota gjatë periudhës ( korrik 2018). Në përputhje me angazhimet e marra në Memorandum­in përkatës ndërinstit­ucional, BSH ka identifiku­ar dhe monitoron disa tregues për të vlerësuar efektin e ma- save dhe nevojën për rishikimin e pasurimin e tyre.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania