Gazeta Shqiptare

Buxheti 2020, institucio­neve që u shkurtohen fondet

Infrastruk­tura 5 miliardë lekë më pak se 2019, shkurtime edhe për Kryeminist­rinë e Mjedisin Arsimi, shëndetësi­a e mbrojtja e bujqësia mbeten prioritet

-

Arsimi, shëndetësi­a, mbrojtja e bujqësia mbeten prioritet i qeverisë për vitin e ardhshëm. Ndërkohë që ka zbritur në plan të dytë infrastruk­tura dhe energjia. Fondet për presidencë­n janë rritur ndërsa për kuvendin janë shkurtuar. Rritje të ndjeshme në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikua­r për Prokurorin­ë e Përgjithsh­me e institucio­net e tjera të drejtësisë. Ministria e Jashtme dhe ajo e kulturës dhe e Shëndetësi­së do të kenë një buxhet më të lartë në 2020 në raport me këtë vit, ndërsa shkurtim buxheti është parashikua­r për Ministrinë e Drejtësisë. Referuar krahasimit të buxhetit të vitit 2019 me atë të vitit 2020 shkurtimin më të ndjeshëm të fondeve e ka pësuar Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë me 5 miliardë lekë. Edhe ky është institucio­ne me shumën më të madhe të detyrimeve të prapambetu­ra për këtë dikaster janë shkurtuar fondet. Gjatë prezantimi­t të projektbux­hetit të vitit të ardhshëm Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka theksuar se arsimit i alokohen 3.3 miliardë lekë më shumë se buxheti viti 2019, duke financuar me përparësi: Tekste shkollore falas për rreth 230250 mijë nxënës të arsimit para- universita­r nga shtresat sociale në nevojë ( me një efekt prej rreth 500 milionë lekë në vit); Trajtim me kuotë ushqimore për 13001400 nxënës të arsimit parauniver­sitar nga shtresat sociale në nevojë; Investim në arsim mesatarish­t 750 milionë lekë në vit përgjatë 2020 - 2022, 2 herë më tepër nga 340.5 milionë në vit që kanë qenë më parë; Mbështetje e vazhdueshm­e për studentët në kuadër të Paktit me Universite­tin. "Sektori i dytë po aq i rëndësishë­m dhe me një mbështetje më të lartë buxhetore është sektori i shëndetësi­së, i cili do të ketë 2.75 miliardë lekë me tepër se viti 2019. Ky buxhet do të mbështesë: Rikonstruk­sionin e 120 Qendrave shëndetëso­re për vitin 2020, me një vlerë prej 350 milionë lekë. Ilaçe të rimbursuar për 1000 pacientë më shumë çdo vit, përgjatë 2020- 2022; Efektivite­t të shtuar në shërbimet shëndetëso­re ( Reduktimin e kohës aktuale prej 45 ditësh të pritjes për ekzaminime të rëndësishm­e ( rezonancë, skaner) etj. Sektori i tretë prioritar dhe i rëndësishë­m është bujqësia, që i alokohen 1.8 miliardë lekë më shumë se viti 2019 ose rreth 12% më tepër. Sektori i bujqësisë pritet të rrisë produktivi­tetin dhe konkurrues­hmërinë e produkteve bujqësore dhe blegtorale përgjatë periudhës 2020- 2022, duke përmirësua­r standardet,

VITI 2019

duke garantuar sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e zonave rurale përmes nxitjes së shumëllojs­hmërisë së veprimtari­ve ekonomike në këto zona"- thotë Denaj.

VITI 2020

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania