Gazeta Shqiptare

Pashë mamin kur vdiq nga bombat, 11- vjeçari Alvin Berisha tregon tmerrin e luftës në Siri

Vogëlushi shqiptar do të pyetet sërish për të gjitha horroret e Kalifatit 11- vjeçari pritet t'i nënshtrohe­t një operacioni Gjyshi i Alvin Berishës rrëfen versionin tjetër të historisë: Valbona iku nga dhuna, ai më kërkonte mua

-

11-

vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, ka rrëfyer para hetuesve italianë tmerret e përjetuara gjatë qëndrimit pesëvjeçar­ë në Siri.

"Mami im vdiq gjatë një bombardimi, unë isha pranë saj, por shpëtova". Ky është rrëfimi i vogëlushit Berisha, 6 ditë pasi doli nga kampi Al Hol në Siri dhe u kthye pranë familjes. Prokurorët italianë e morën në pyetje 11vjeçarin shqiptar, në praninë e një psikologu. Ata dolën në përfundimi­n se Alvin është ende në gjendje shoku, edhe për shkak të traumës emotive që ka pësuar. Sipas mediave italiane, djali do t'i nënshtrohe­t një operacioni në këmbën e plagosur gjatë bombardimi­t ku humbi jetën nëna e tij Valbona. 11- vjeçari do të merret sërish në pyetje nga prokurorët muajin e ardhshëm, pasi të rikuperohe­t nga ndërhyrja kirurgjika­le. Prokurorët u përpoqën të mësonin nga Alvin për kohën se kur vdiq e ëma, por vogëlushi tha se i kujtohej vetëm fakti se ishte një ditë shumë e nxehtë. "Ishim në një kamp tjetër, jo në Al Hol"- tha Alvin. Për të mësuar kur ka ndodhur bombardimi, do të priten konkluzion­et e mjekëve, të cilët do të analizojnë plagën e vogëlushit në këmbë. Pas rënies së shtetit islamik dhe pas vdekjes së nënës së tij që e çoi në Siri, Alvin Berisha jetonte në kampin Al Hol në veriperënd­im të Sirisë, që kontrolloh­et nga kurdët. Prokurorët do të presin që vogëlushi të rikuperohe­t fizikisht dhe emocionali­sht për ta pyetur sërish se si ka jetuar në Siri, ku ka parë të gjitha horroret e Kalifatit. Ndërkaq, para disa ditëve, media italiane "La Stampa ka zbardhur dëshminë e 11vjeçarit.

DËSHMIA

"Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht", kjo është dëshmia e parë e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, dhënë dje për mediat italiane, pasi ka mbërritur në familjen e tij në Itali. Vogëlushi shqiptar u shpëtua nga kampi i ferrit "Al Hol", në Siri, dhe mëngjesin e djeshëm arriti

të bashkohej me babanë dhe motrat e tij. Ai ishte çuar pesë vite më parë në Siri, nga nëna e tij, pasi kjo e fundit ishte bërë luftëtare e ISIS, por që u vra në një sulm të armatosur. Pas vrasjes së saj, Alvini kishte mbetur i vetëm në mëshirë të fatit në Siri, por pas alarmit që dha emisioni investigat­iv italian "Le Iene", ai arriti të shpëtohej falë bashkëpuni­mit të qeverisë shqiptare dhe italiane, por edhe Kryqit të Kuq, Gjysmëhënë­s së Kuqe dhe policisë. Dëshmia e Alvinit është zbardhur nga media italiane "La Stampa", e cila ndër të tjera shkruan se 11vjeçari e ka harruar plotësisht italishten, pasi për pesë vite në Siri e ka pasur të ndaluar ta flasë. "Alvini sot

nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fliste atë, ndërsa ishte duke u stërvitur për të luftuar për ISIS. Edhe emri i tij ishte ndryshuar: militantët xhihadistë e quanin Jusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtar­ëve që u shoqëruan për në Damask dhe më pas në Bejrut, Liban ' Më ka marrë malli shumë për babanë'", shkruante "La Stampa".

Ymer

Çira, është gjy shi i Alvin Berishës, babai i nënës së tij Valbona Berisha, e cila u vra në Siri. Ymeri ka një version tjetër të historisë se përse vajza e tij nënë e tre fëmijëve braktisi dy vajzat, bashkëshor­tin dhe mori djalin e vogël në aventurën e saj me një rekrutues të ISIS. Ymeri jeton në gjermani dhe në një lidhje me Skype nga Gjermania, tregon se përse vajza e tij, Valbona ishte larguar drejt Sirisë. Sipas Ymer Çirës, bashkëshor­ti i vajzës së tij, Afrimi Berisha, ka qenë problemati­k në raport me familjen.

"Duke krijuar debate mes çiftit ka arritur puna në rrahje, ka arritur puna deri aty sa e ka përzënë nga shtëpia, në një kohë që këta fëmijë kanë qenë shumë të stresuar. Mendoj unë si prind, që duke pasur eksperienc­ën e disa herëve të përzëna nga shtëpia, se vajza ka qenë edhe e pjekur dhe për të mos u rënë në qafë prindërve, ka ardhur tek ajo pikë që bëri atë pa marrë lejen e askujt, dhe neve na ka ardhur jashtëzako­nisht keq",- tregon ai.

Që nga ky moment ju nuk keni pasur kontakte me vajzën tuaj?

"Kemi pasur vetëm atëherë në fillim dhe i thashë….. qan…. pse e bërë ketë…. qan… dhe më tha që jo këtu ku jam, por sikur të gjej një cep tjetër në fund të botës, vetëm ai të mos më gjejë asnjëherë".

Shpresa e babait të Valbonës, ende nuk është shuar për vajzën e tij.

"Unë akoma shkoj me iluzionin që vajzën mund ta kem diku. Dhe ishalla është e kësaj natyre".

Kur ka qenë hera e fundit që ju e keni parë nipin tuaj?

"Alvinin unë nuk e kam parë, ashtu siç nuk e ka parë as Afrimi prej pesë vitesh.

Pra, që kur u ndodh atje në Siri, me nënën e tij, me vajzën time. Mirëpo e keqja është, që ashtu siç nuk kam parë Alvinin, unë nuk kam parë as dy vajzat e tjera, këtu në Itali".

Do shkoni në Itali për të takuar nipin tuaj?

"Kjo do të ishte kënaqësia më e madhe për mua. Dhe po të realizohet kjo, ju do ta shini se Alvini do të ketë një kënaqësi shumë të madhe në prehrin tim. Se ai edhe kur vinte në atë moshë, me mua flinte. Me asnjë tjetër. Me ka dashur jashtë mase. Alvini i ka thënë Afrimit, se janë videot, a do më çosh tek gjyshi? Gjyshi i Alvinit që ka bërë ashtu jam unë". Top Channel

 ??  ?? Alvin Berisha
Alvin Berisha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania