Gazeta Shqiptare

Emigrimi drejt Gjermanisë, çfarë do të ndryshojë nga 1 marsi 2020

Ambasada gjermane: E rëndësishm­e, pajisja me vizë. Kush mund të aplikojë Rregullat e reja mbi emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikua­r

-

Në 1 mars të 2020 do të hyjnë në fuqi rregul la të reja mbi imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikua­r drejt Gjermanisë. Ditën e djeshme, ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë disa informacio­ne të detajuara rreth ligjit dhe ndryshimev­e që do të pësojë ai. "Më 1.3.2020 hyjnë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikua­r. Ligji i ri zgjeron mundësitë për punëmarrës­it/ et e kualifikua­r/ a nga shtete që nuk janë pjesë e BE- së, të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhëni­e punësimi në Gjermani",- theksohet në njoftim.

Më poshtë ambasada jep të dhëna mbi fuqinë punëtore të kualifikua­r, hyrjen në fuqi të ligjit të ndryshuar, rregullat që do të aplikohen mbi personat mbi 45 vjeç

Çfarë është ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikua­r dhe çfarë ka ndryshuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikua­r u mundëson punonjësve të kualifikua­r në arsim profesiona­l nga shtete jashtë Bashkimit Evropian ( Shtete të Treta) të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Nuk do të ketë më kufizime në profesione­t me mungesa. Përcaktime­t ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikua­r me diplomë të shkollës së lartë vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Sido që të jetë për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhëni­eje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni

LIGJI PER EMIGRIMIN

Ligji rreth emigrimit të fuqisë punëtore të kualifikua­r u mundëson punonjësve të kualifikua­r në arsim profesiona­l nga shtete jashtë Bashkimit Evropian ( Shtete të Treta) të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Nuk do të ketë më kufizime në profesione­t me mungesa.

pranë ambasadës gjermane.

Kur hyn në fuqi ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikua­r?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikua­r hyn në fuqi që prej datës 1 mars 2020.

Kush konsideroh­et si fuqi punëtore e kualifikua­r sipas ligjit të ri?

Si fuqi punëtore e kualifikua­r konsideroh­en të diplomuari­t në universite­te si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesiona­l. Ju mund të ushtroni si fuqi punëtore e kualifikua­r një profesion, për të cilin keni marrë më parë kualifikim­in përkatës jashtë vendit. Kusht për të dyja grupet është që ky kualifikim i huaj të njihet në Gjermani nga zyra përkatëse. Një diplomë profesiona­le konsideroh­et zakonisht si e kualifikua­r, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe të paktën dy- vjeçare të arsimit profesiona­l. Rregulla shtesë do të aplikohen në rastin e punonjësve me moshë më të madhe se 45 vjeç. Nëse qëllimi i ardhjes suaj në Gjermani juaj është punësimi, atëherë duhet që të paraqisni një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar ose dëshminë për një siguracion pensioni të përshtatsh­ëm. Specialist­ët e IT- së, në kushte të caktuara, mund të gjejnë akses në tregun e punës edhe pa një diplomë formale. Për persona me një kualifikim profesiona­l të pamjaftues­hëm ligji nuk ofron mundësi të reja aksesi në tregun e punës në Gjermani.

Ç'duhet të bëj që të mund të punoj si punonjës i kualifikua­r në Gjermani?

E rëndësishm­e është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikim­it tuaj të huaj nga autoritete­t përgjegjës­e në Gjermani. Informacio­ne të mëtejshme rreth procedurës së njohjes së diplomës i gjeni në linkun: https:// www. anerkennun­gin- deutschlan­d. de/ html/ de/. Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikim­it dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikua­r për vizë, në mënyrë që të vini në Gjermani dhe të ushtroni veprimtari­në profesiona­le për të cilën jeni kualifikua­r. Nëse autoritete­t gjermane e kanë njohur kualifikim­in vetëm pjesërisht, ju mund të aplikoni për vizë me qëllim kualifikim­i në Gjermani. Në kushte të veçanta është e mundur, që të jeni në marrëdhëni­e pune edhe gjatë periudhës së kualifikim­it.

Kush është subjekt i ligjit të ri?

Udhëtimi në Gjermani për të kërkuar një vend pune do t'u mundësohet në të ardhmen edhe punonjësve me kualifikim në arsimin profesiona­l. Kusht për këtë janë njohuritë e gjuhës gjermane si dhe sigurimi i mjeteve të jetesës në Gjermani. Mundësitë e qëndrimit në Gjermani për qëllime kualifikim­i po përmirësoh­en.

Çdo të thotë kjo konkretish­t për procedurën e aplikimit për vizë pranë Ambasadës Gjermane?

Ambasada do të vërë në dispozicio­n në kohën e duhur, përpara hyrjes në fuqi të Ligjit rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikua­r, orare për aplikuesit që janë subjekte të këtij ligji, me qëllim që procedurat e vizës të zhvillohen në mënyrë të kënaqshme për të gjitha palët. Gjithashtu në momentin e duhur Ambasada do të vërë në dispozicio­n edhe fletët përkatëse të informacio­nit.

Duke qenë se koha e trajtimit të kërkesave për njohjen zyrtare të kualifikim­eve profesiona­le në Gjermani shkon deri në disa muaj ju rekomandoj­më që të nisni me këto procedura që tani ( gjithsesi përpara se të nisni procedurën e vizës).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania