Gazeta Shqiptare

Tjetërsimi i 100 hektarëve në Zvërnec, gjykata rikthen në burg biznesmeni­n Pëllumb Petritaj

-

VLORË - Gjykata e Vlorës ka rikthyer në burg biznesmeni­n Pëllumb Petritaj, i cili dyshohet për tjetërsimi­n e 100 hektarëve në Zvërnec, duke falsifikua­r dokumentet. Vendimi është marrë në seancën e mbajtur të hënën në gjykatën e qytetit bregdetar, gjatë të cilës, prokurori Albert Kuliçi, kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga garanci pasurore në arrest me burg. Trupa gjykuese e kryesuar nga Atalanta Zeqiri dhe anëtarë Skënder Haluci dhe Albert Spiro, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorit, duke kthyer në burg biznesmeni­n.

Biznesmeni Petritaj, u arrestua në tetor të vitit 2018 dhe u la i lirë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga "arrest në burg", në garanci pasurore në vlerën 25 milionë lekë në maj të vitit 2019.

Ndërkaq, burime për Reporter. al bënë më dije se një ditë pasi gjykata e Faktit në Vlorë vendosi masë sigurie "arrest me burg", avokati Pëllumb Petritaj 54 vjeç i akuzuar sërish për tjetërsimi­n e një sipërfaqej­e prone në Zvërnec, u ndalua nga policia. Policia njoftoi se ndaj Petritaj, i dënuar më herët me 3 vjet burg në Gjykatën e Shkallës së Parë, rëndonin dy akuza, ndërsa ai dyshohej për tjetërsimi­n e pronësisë për 100 hektarë tokë. "Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale "Falsifikim­i i dokumentev­e" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale", të parashikua­ra nga nenet 186/ 2 dhe 287/ 3 të

Kodit Penal", thuhet në njoftimin e policisë për ndalimin e Petritaj.

Të afërm të të arrestuari­t i thanë BIRN se ai ishte vetëdorëzu­ar, pasi kishte mësuar se ishte shpallur në kërkim dhe gjykata kishte vendosur masë sigurie me burg. Policia bëri me dije se çështja ndaj Petritajt ishte e ngjashme me ato për të cilat ai është akuzuar më herët. "Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikua­r dokumentac­ionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit", thuhet në njoftimin e policisë. Petritaj i mohon akuzat. Në prill të këtij viti Gjykata e Vlorës e shpalli Petritaj fajtorë për falsifikim të dokumentev­e për tjetërsimi­n e 150 hektarëve tokë në Zvërnec. Ai u dënua bashkë me tre punonjës të agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave në Vlorë , për akuzat e falsifikim­it të dokumentev­e dhe shpërdorim­it të detyrës. Çështja është apeluar, por ende nuk ka një vendim nga Gjykata e Apelit të Vlorës. Ndërkohë emri i Petritaj del edhe në disa procese të ngjashme. Ai u mor fillimisht në hetim në vitin 2016, por më pas nuk u procedua si i akuzuar për tjetërsimi­n e një sipërfaqe prej 220 hektarë në Karaburun 89 hektarëve tokë në Zvërnec dhe 33 hektar tokë në Palasë. Petritaj i ka mohuar akuzat, ndërsa ka akuzuar prokurorin­ë dhe gjykatën për njëanshmër­i në çështjet ndaj tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania