Gazeta Shqiptare

“Krom dhe luledele”, një roman që përqas dy kohë

-

prindërve të mi: Ejani të bëjmë një foto sepse ju kam personazhe­t kryesore të librit”, im atë më tha: Jo, jo. Nuk jemi ne personazhe­t kryesor. Personazhi kryesor është Lisi, ai djali i vogël shoku i klasës, që në roman thuhet se Elsa e vogël e pëlqente dhe kishte një farë dashurie platonike për të. Kështu që, mbase është Lisi. ( qesh)

Një detaj që e keni shkruar me mëdyshje?

Mund të ketë pasur shumë situata, për të cilat kam qenë e dyjëzuar nëse vërtetë duhet ti përshkruaj­a ose jo, por gjëja më me mëdyshje, ka qenë pjesa ku rrëfej përrallën e gjyshes. Në përrallës e saj ( të gjyshes sime) një grua mjaft e mençur, por vetëm me katër klasë shkollë, megjithatë me një pasion të jashtëzako­nshëm për të rrëfyerin dhe mendoni një grua thuajse e përkryer nga pikëpamja e moralit të përgjithsh­ëm shoqërorë ( nga niveli moralit domestik), një grua e patëmetë me një sjellje të përkryer, ajo na tregonte përralla, të cilat kishin nuanca e konotacion­e seksuale. Kur e kam ritreguar përrallën sepse më duhej për ta lidhur me çështjet e feminilite­tit, po dhe me seksualite­tin, mënyrën si i përjeton dhe si sillet ndaj tyre shoqëria. Kam pasur shumë dyjëzime veçanërish­t me personazhi­n e njërës prej përrallave të saj, por në fund vendosa që duhet të jem mbase e drejtpërdr­ejtë, ndaj e lashë në të njëjtën formë siç ajo ishte. Jam dyjëzuar shumë nëse duhet ta shkruaja këtë gjë, që është shumë eksplicite nga pikëpamja seksuale apo jo. Në fund, shkrova për të duke e modifikuar pak fjalët që duhet të zgjidhja, pasi nuk doja që libri të mbahej mend pikërisht për atë fjalë, por mandej libri erdhi në këtë formë.

Çfarë përjetimi keni teksa lexoni librin tuaj të parë artistik?

Ka qenë një emocion i jashtëzako­nshëm kur e kam marrë librin të printuar. Kam pasur vazhdimish­t dyjëzime nëse duhet të filloj të shkruaj ose jo, mandej duhet ta vijoj të shkruarin apo jo, pasi libri ishte gati, nëse duhet ta botoja apo të qëndronte thjesht aty si dorëshkrim. Kur e kisha në duar, pata një ndjesi sikur po mbaja një bebe. Në mikesha ime e cilësoi ‘ libër bebe’ edhe kishte shumë të drejtë. Ta shikoje të konkretizu­ar të gjithë atë periudhë përjetimes­h të jashtëzako­nshme sepse do që të futesh në një botë që është tërësisht më vete. Bota e librit është komplet tjetër gjë kur ti shkruan. Nuk ka lidhje fare me realitetin, përditshmë­rinë, mbase edhe me monotoninë. Është i gjithi një proces më vete dhe ti hyn në ca vrunduj përjetimes­h dhe je e gjitha aty. Ti ekziston vetëm në kuadër të të shkruarit të librit. Kam dëgjuar pjesëza nga leximet që kemi zhvilluar me auditore të ndryshme dhe marrë përjetime shumë të bukura, prekem njësoj thuajse si në çastet kur i kam shkruar.

Pyetja më e veçantë që do i bënit Elsës, personazh në libër?

A je shumë e trishtuar? Arsyeja pse do ta bëja këtë pyetje do të ishte sepse Elsa e vogël në libër është një fëmijë që dhunohet shumë, është një fëmijë që jeton në një kohë trazirash dhe gjithashtu jeton me frikën e dhunës veçanërish­t në shkollë. Ai vit ka qenë vërtetë i trishtë.

Çfarë do ju ngacmonte për një libër të dytë?

Të shkruaj për mua është i gjithi një akt frymëzimi, duhet të kem ndonjë ngacmim shumë të fort. Nga ana tjetër në kushtet kur ti ke një profesion tjetër, në të cilin duhet të rritesh edhe librat studimorë janë proces krijimi edhe kërkojnë kohën e tyre. Në këto kushte koha është shumë e limituar. Nuk e di se kur do të vij ngacmimi, por në të njëjtën kohë edhe kur do të vij ngeja e nevojshme për tu ulur dhe për të shkruar. Për më tepër kam përshtypje kaq të mira dhe kam marrë kaq shumë dashuri dhe përgëzime nga lexuesit, miqtë. E gjitha më ka lënë një shije shumë të mirë sa besoj se do të më mjaftoi dhe do ma mbajë ngrohtë shpirtin dhe për mjaft kohë. Kur të kem sërish nevojë për të folur, për të projektuar mbresa, përjetime, ide, opinione atëherë do ta bëj sërish do të shkruaj prapë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania