Gazeta Shqiptare

Sytë e fëmijës që panë terrin e ’ 97- ës dhe horizonti i pritjes për botën e re

-

Krom dhe luledele” është një prozë plot xixëllima ( ashtu si gurët e kromit që kanë vlerë tjetër e janë më të rëndë midis gurëve të zakonshëm” ka shkruar Agron Tufa. Në fakt, ky roman është magjia e nostalgjis­ë që të kthen në një kohë sa të largët ( si ajo e vitit të trazuar), aq edhe të afër, të njeh me të mirën dhe të keqen, me këndvështr­imin për botën, për veten dhe shtrihet deri në hapësirë, në një mënyrë mjaft elegante për të zgjidhur disa pikëpyetje që rëndojnë mbi njerëzit që e kanë jetuar periudhën e ‘ 97- ës dhe për të ftuar të tjerë në një qasje mjaft interesant­e. Dy sy të mençur fëmije që shohin gjithçka në atë perden shpeshherë të padukshme, traumat e një shoqërie që vuante nga mungesat e pashlyeshm­e, topika e lidhjes me Zotin për ti shpëtuar errësirës së Tokës, uni dhe individi që ndryshon në rrjedhën e kohës e kjo e fundit parë si cikël i vazhdueshë­m vijnë, përmes një gjuhe të përzgjedhu­r, të pasur dhe të ndjerë e me një figuracion që jo rrallëherë të krijon imazhe, pikërisht ashtu siç ndodh në poezi, në romanin “Krom dhe luledele”. Një sërë personazhe­sh që lënë gjurmë përmes ndodhive, e veçanta e një rrëfimi që tirret ( ashtu siç bënte gjyshja) dhe vazhdon deri më sot, një Elsë e vogël që binomizohe­t në dy të tjera ( Elsa e rritur si personazh, si dhe Elsa si pedagoge e njëkohësis­ht autore) na shpërfaqin dimensione­t e papritura të jetës, përjetimet deri në thelb të qenies dhe natyrisht që pikasin përmes elementeve atë që është esenciale, të bukurën estetike e shpirtëror­e. “Libri ‘ Krom dhe luledele’ ka qenë një ëndërr e bukur, një frymëzim i çastit për të shkruar, me gjasë, pasi ka fjetur në nënvetëdij­e dhe mandej është konkretizu­ar. Është nga ato libra, që është shkruar në mënyrë shumë intensive për një kohë të shkurtër”, - tregon autorja. Ky roman i cilësuar nga kritika si autobiogra­fik të tërheq në një lexim që të përpin dhe të njeh me shijen e letërsisë së mirë. Për “Gazeta Shqiptare”, Elsa Skënderi zbulon disa detaje rreth librit të saj të parë, hedh dritë mbi disa pyetje që lindi përgjatë leximit, si dhe e lë të hapur mundësinë për të ardhur përsëri pranë njerëzve përmes të shkruarit. Për shkak të profesioni­t si pedagoge e Gjuhësisë, si dhe pasionit për librat, Skënderi i ka kushtuar rëndësi të veçantë pasurisë gjuhësore. Në roman kemi sythe apo dhe referenca që vijnë shkrirë bukur, për të paralajmër­uar diçka ose dhe për kënaqësitë që sjellin leximet e mira. Një atmosferë e jashtëzako­nshme, copëza nga promovimi dhe pritja me entuziazëm nga kolegë, kritikë, dashamirës dhe student vijnë në formën e një buqete luledelesh që ia mbushin shpirtin plot me dashuri.

Si ka fjetur në vetëdijen tuaj libri “Krom dhe luledele”?

Libri “Krom dhe luledele” ka qenë një ëndërr e bukur, një frymëzim i çastit për të shkruar, me gjasë, pasi ka fjetur në nënvetëdij­e dhe mandej është konkretizu­ar. Është nga ato libra, që është shkruar në mënyrë shumë intensive për një kohë të shkurtër.

Pse keni zgjedhur një roman autobiogra­fik me në fokus fëmijërinë?

Sa herë që kam provuar të shkruaj, se sigurisht ky është libri i parë, po jo hera e parë që kam provuar të shkruaj, gjithmonë kam pasur prirjen për të shkruar në vetë të parë. Më duket sikur kjo është mënyra më e ngrohtë edhe më përfshirës­e e të shkruarit Rrëfimtari në vetë të parë më duket një trill shumë i këndshëm, për ta bërë për vete lexuesin, pasi ta krijon akoma dhe më shumë përshtypje­n e vërtetësis­ë së gjërave që po lexon, të cilat prapë se prapë dhe në fund të ditës mbeten letërsi. Veta e parë është një qasje shumë e ngrohtë për ta ftuar lexuesin për të ndarë me ty përjetimet dhe të gjitha situatat që po shkruan.

Kritika e parë që keni marrë para botimit?

Ka qenë kritikë në lidhje me titujt, që unë kisha menduar. Më shumë kanë qenë në formën e përshtypje­ve. Kisha menduar që do t’ia vija titullin “‘ 97 ime”, por im shoq që është një lexues shumë i përkorë dhe kritikë në sensin e mirë të fjalës, më kritikoi për këtë ide dhe mandej, pas shumë kohe arrita që të finalizoi titullin dhe të zgjedh mes tyre më të përshtatsh­im, “Krom dhe luledele”.

Nga leximi vihet re një kujdes i veçantë ndaj gjuhës. A ka ndikuar profesioni dhe formimi juaj për këtë veçori të veprës?

Të gjithë ata që e duan letërsinë dhe që janë mëkuar me letërsi të mirë, pa diskutim që kanë një vetëdije të lartë gjuhësore, tipikisht flasin bukur, në raste fatlume shkruajnë dhe mirë. Kështu që, nëse ti mëkohesh me libra të mirë, duhet të kesh kujdes kur vjen çështja tek gjuha. Ndërsa, në këtë rast besoj unë se po ka ndikuar shumë formimi im, fakti që unë jam pedagoge e gjuhës, studiuese e saj dhe sigurisht që unë kam një vetëdije shumë më të lart gjuhësore se sa të tjerët. Në gjykimin tim veprat ndahen në vepra që kanë një subjekt të jashtëzako­nshëm edhe në vepra që kanë një stil shumë të mirë. Shpesh dhe me autorë shumë të mëdhenj mund ta shihni që këto dy tematika jo gjithmonë shkojnë bashkë. Kështu për shembull, në rastin e Murakamit, megjithëse ai është një shkrimtar që është i përkthyer e mbase nuk është shembulli më i mirë, pasi diçka mund të humbasë gjatë përkthimit. Murakami nuk shquhet për një gjuhë të jashtëzako­nshme, për figura të të shprehurit, por shquhet për subjekte dhe imagjinatë­n, megjithatë nuk ka një stil gjuhësisht mbresëlënë­ss të paktën kështu e shoh unë si lexuese. Librat e tij janë ndër të preferuari­t e mi sepse kanë fantazi të jashtëzako­nshme dhe subjekti i librit është shumë i bukur, përveçse na sjell disa përvoja jetësore dhe kulturore, që për ne janë disi të largëta.

Personazhi i “Krom dhe luledele” që ndikon më shumë në zbërthimin e Elsës së vogël?

Sipas Roland Barthes- it, autori vdiq. E di që ka një ngasje të madhe për ta lidhur interpreti­min e veprës me autorin, madje dhe për vepra që nuk janë autobiogra­fike, lexuesit kanë prirje që të gjejnë copëzat e asaj që kanë lexuar në botën reale. Kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh sot e gjithë ditën. Unë e kam pak të vështirë që të flas për librin tim dhe ti përvijoi mirë kufijtë midis Elsës së vogël si personazh dhe Elsës së rritur prapë si rrëfimtare dhe nga ana tjetër Elsës, njeriut, pedagoges etj. Kur kishim promovimin e librit dhe u them

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania