Gazeta Shqiptare

Brexit i ashpër, apo me dredhi?

Kundërshta­rët e Johnson: Mos i jepni shansin për një dalje të keqe nga BE- ja Gauke: Jam për një referendum të dytë

-

Disa nga rebelët e Brex it janë rikthyer në Partinë Konservato­re. Të tjerë zgjedhin të qëndrojnë si liberalë ose të pavarur, siç është ish- ministri i Drejtësisë, David Gauke. "Mos i jepni Boris Johnson shansin e një Brexit- i të ashpër", paralajmër­on David Gauke, një nga kundërshta­rët më të njohur të Brexit nga legjislatu­ra e mëparshme. Ai mbahej si drejtues i të ashtuquajt­urës "Gaukeward Squad", një lojë fjalësh kjo për "trupën e rebelëve" nga radhët e 21 deputetëve konservato­rë, që në shtator dolën hapur kundër kryeminist­rit dhe planeve të tij për Brexit. Tani Gauke kandidon si i pavarur në zonën e tij me një politikë që është kundër partisë së tij, sikurse edhe rebeli tjetër, ish- prokurori i përgjithsh­ëm, Dominic Grieve. Dy konservato­rë të tjerë nga ky grup kanë kaluar në krahun e liberalëve.

Brexit i ashpër nga dera e pasme?

Nuk do të ishte keq - thotë David Gauke - sikur votuesit e vjetër të konservato­rëve në këto zgjedhje të votonin ndryshe, pra për liberalët. Ai vetë është për një referendum të dytë, sepse mendon se nuk ka më asnjë shans për ta bashkuar vendin me një Brexit të butë. Gauke dyshon se Boris Johnson tani po përpiqet ta arrijë Brexit e ashpër nga dera e pasme. Duke përjashtua­r çdo zgjatje të fazës kalimtare vitin e ardhshëm, në fund të vitit 2020, Britania e

Madhe do të përfundojë detyrimish­t në Brexit të ashpër. Kjo gjë u shmang në shtator, falë rebelëve në radhët e konservato­rëve. "Unë besoj se kryeminist­ri nuk do të jetë në gjendje politikish­t ta zgjasë periudhën e tranzicion­it. Të djathtët në partinë konservato­re nuk do ta lejojnë të bëjë një gjë të tillë", thotë Gauke në një intervistë për "The Times". Kjo do të thotë që brenda 13 muajsh, Britania e Madhe, vetëm në bazë të rregullave të OBT- së do të përballej faktikisht me Brexitin e ashpër. Sikurse edhe diplomatët në Bruksel, ai mendon se brenda një gjysmë viti nuk mund të arrihet një marrëveshj­e e re tregtare me BE- në.

Marrëveshj­e me partinë Brexit?

"Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë do Johnson", thotë

Anand Menon, një profesor në Kings College të Londrës dhe një specialist i Brexitit në institutin "UK in a changing Europe". "Kjo e bën situatën edhe më të rrezikshme dhe të paparashik­ueshme se më parë". Me Johnson nuk ka kurrë siguri se a do t'i përmbushë zotimet - thotë ai. E paqartë është për vëzhguesit edhe marrëveshj­a që ka arritur ai me Partinë Brexit të Nigel Farage, i cili në fundjavë u tërhoq nga të gjitha qarqet zgjedhore, ku kandidojnë konservato­rët. Farage tha se, "nuk dëshironte të përçante bllokun pro- Brexit". Por çfarë mori ai si shpërblim për këtë tërheqje? Mos vallë premtimin e një Brexit- i të ashpër? "Ne nuk e dimë, se çfarë marrëveshj­e është bërë aty", thotë Anand Menon, por natyrisht, njerëz nga Partia Konservato­re kanë pasur bisedime me njerëz nga partia Brexit. Një kryeminist­ër ka shumë shpërblime për të dhuruar dhe ne do ta shohim se çfarë e motivon Nigel Farage më shumë, paraja apo fama. Por ndoshta ai e ka bërë edhe nga halli, sepse nuk kishte aq kandidatë për të 600 zonat zgjedhore. Gjithsesi, kjo bëri që konservato­rët të ngjiteshin menjëherë në sondazhe dhe aktualisht të kenë 10 pikë më shumë se Partia Laburiste. "Kjo nuk do të thotë se tani ka mbaruar gjithçka", thotë Prof. Menon. Shumë britanikë janë ende të pavendosur dhe Brexit po i bën zgjedhjet më të paparashik­ueshme se kurrë.

Marrëveshj­e tregtare në kohë rekord?

Boris Johnson premton një marrëveshj­e të tregtisë së lirë me Kanadnë pas Brexit- it, pa pasur nevojë që Britania t'u përmbahet rregullave të BE- së dhe kjo mund të bëhet pa probleme brenda një periudhe gjysmëvjeç­are. Por sa realiste është kjo? Për marrëveshj­en me Kanadanë u nevojitën shtatë vjet, por nga ana tjetër, John Springford nga "Centre for European Reform" mendon se ajo që mund të arrihet së paku është një marrëveshj­e shumë e reduktuar, ku të rregullohe­n vetëm qarkullimi i mallrave dhe doganat, por edhe kjo nuk mund të realizohet brenda 11 muajve. Sepse negociatat me Britaninë e Madhe mund të fillojnë vetëm pas Brexit, më 31 janar 2020. Pastaj BE- ja duhet t'i japë negociator­it të saj, Michael Barnier një mandat të dytë dhe vendet anëtare të dorëzojnë udhëzimet e tyre. Dhe për këtë ata duhet të njohin synimet e britanikëv­e dhe se çfarë efekti do të kenë ata për ta. Kjo do ta vonojë edhe më tej fillimin e vërtetë të bisedimeve. Dhe së fundi ka edhe pengesa përmbajtës­ore, kancelarja Angela Merkel kishte paralajmër­uar qysh në tetor për një Britani si konkurrent­e, e cila nuk u përmbahet më rregullave dhe standardev­e evropiane. BE- ja nuk dëshiron të ketë një "Singapor mbi Thames" te pragu i saj. Pra, çështja e "level playing field", përafrimi i rregullave për ndihma shtetërore, për mjedisin dhe kushtet e punës, do të luajë një rol qendror. "Këtu, BEja do të kërkojë çmimin e saj", thotë Springford, çka mund të bëjë që bisedimet shumë shpejt të dështojnë për arsye politike. Ai gjithashtu beson se Boris Johnson në këtë çështje do ta ndryshojë edhe njëherë mendjen dhe do të kërkojë sërish zgjatjen e Brexit. "Boris Johnson bën atë që e mban atë në pushtet", thotë eksperti për çështje tregtare. Dhe nëse ai ka një shumicë të konsiderue­shme në parlament, mund t'ia lejojë vetes edhe të sakrifikoj­ë disa simpatizan­të të Brexit të ashpër. Sidoqoftë, për kryeminist­rin do të ishte më mirë të hynte në një marrëveshj­e tjetër të thjeshtë të tregtisë së lirë me një fazë tjetër kalimtare sesa të konfrontoh­ej me kaosin dhe problemet e një Brexit të shtyrë. Se a do të dalë fjala e paralajmër­uesve që thonë se kryeminist­ri britanik synon që të realizojë fshehurazi një Brexit të ashpër ose e vëzhguesve që e mbajnë atë për pragmatik, kjo do të shihet vitin e ardhshëm. Sido që të jetë, në këtë fushatë zgjedhore lufta verbale është shumë e ashpër dhe Brexit mbetet një temë mbizotërue­se sado që konservato­rët dhe labouristë­t përpiqen të flasin për tema të tjera si sistemin shëndetëso­r, ose mungesën e hapësirës së banimit. Në këto tema, të dyja palët kanë bërë aq shumë premtime të mëdha, saqë ndoshta askush nuk u zë besë.

 ??  ?? Ish- ministri i Drejtësisë së Britanisë së Madhe, David Gauke
Ish- ministri i Drejtësisë së Britanisë së Madhe, David Gauke

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania