Gazeta Shqiptare

Zoran Zaev takon homologun grek: Kemi marrë mbështetje­n e Greqisë për datën e bisedimeve për në BE

Shkupi dhe Athina zotohen për zbatimin e Marrëveshj­es së Prespës

-

Kryeminist­ri

i Maqedo nisë së Veriut, Zoran Zaev ka realizuar takimin e parë me kryeminist­rin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, pas zgjedhjes së tij në krye të qeverisë greke. Në takimin e zhvilluar në Athinë është biseduar për dinamikën e zbatimit të Marrëveshj­es së Prespës, e cila kundërshto­hej nga Mitsotakis deri sa ishte në opozitë. Kryeminist­ri maqedonas, Zaev ka thënë se përveç marrëveshj­es për emrin, është biseduar edhe për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe se me këtë rast ka siguruar mbështetje­n e Greqisë për marrjen e datës së bisedimeve të anëtarësim. "Theksuam se Marrëveshj­a e Pre

ZORAN ZAEV

"Theksuam se Marrëveshj­a e Prespës duhet të zbatohet sipas dinamikës së paraparë dhe për këtë po punojnë të dyja palët. Mua më vjen shumë mirë që kryeminist­ri grek do të luftojë për vendin tonë për datën e nisjes së bisedimeve", ka deklaruar kryeminist­ri Zaev.

spës duhet të zbatohet sipas dinamikës së paraparë dhe për këtë po punojnë të dyja palët. Mua më vjen shumë mirë që kryeminist­ri grek do të luftojë për vendin tonë që përfundimi­sht të merr datën

për nisjen e bisedimeve", ka deklaruar kryeminist­ri Zaev, pas takimit me homologun e tij grek. Shkupi dhe Athina, marrëveshj­en për emrin e kanë arritur më 17 qershor të vitit 2018. Me këtë marrëveshj­e që ishte vlerësuar si historike për shkak të kontestit prej mëse dy dekada, Maqedonia ka ndryshuar emrin në Maqedoni të Veriut. Marrëveshj­a ka zhbllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Zbatimi i marrëveshj­es është paraparë në disa faza, apo paralelish­t me procesin e integrimit evropian. Marrëveshj­a mes dy vendeve është mbështetur fuqishëm nga bashkësia ndërkombët­are, ndërsa SHBA- të kanë thënë se ajo është garantuese e stabilitet­it në rajon. Edhe pse pas arritjes së saj ishte menduar se Bashkimi Evropian do t'i ofrojë Maqedonisë së Veriut datën e nisjes së negociatav­e për anëtarësim, kjo nuk ndodhi gjatë takimit të Këshillit Evropian më 18 tetor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania