Gazeta Shqiptare

BE- ja bën thirrje për mbylljen urgjente të kampit në Vuçjak

Avramopulo­us: S'mund të pranojmë strehimin e tyre në kushte kaq të këqija Debat në PE, Tuppuraine­n: Kapacitete­t janë të mjaftueshm­e

-

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Bosnjës që të mbyllë menjëherë kampin e emigrantëv­e në Vuçjak dhe të zhvendosë në mjedise tjera të gjithë emigrantët që gjenden aty. Një debat mbi situatën e emigrantëv­e në Bosnje dhe Hercegovin­ë u zhvillua në Parlamenti­n Evropian. Ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppuraine­n, në emër të presidencë­s së BE- së shprehu shqetësimi­n se kapacitete­t ekzistuese të pritjes së emigrantëv­e në Bosnje dhe Hercegovin­ë ishin "kryesisht të pamjaftues­hme". "Fatkeqësis­ht, përkundër gatishmëri­së së BE- së për të siguruar mbështetje­n e nevojshme financiare, qeveria nuk ka siguruar lokacione të reja. Pavarësish­t faktit se BE- ja vazhdon të monitorojë situatën në terren dhe përpiqet të ofrojë ndihmë, është thelbësore që autoritete­t lokale dhe kombëtare të Bosnjës të kryejnë pjesën e tyre të punës dhe të kontrolloj­në situatën", tha Tuppuraine­n. Komisioner­i evropian për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulo­us tha se kushtet në kampin e Vuçjakut janë të papranuesh­me. "Ne nuk mund të pranojmë transferim­in e vazhdueshë­m të emigrantëv­e dhe refugjatëv­e në lokacionin krejtësish­t të papërshtat­shëm të Vuçjakut, ku ata janë në rrezik serioz për shkak të mungesës së ujit, kanalizime­ve, strehimit dhe mbrojtjes", tha ai, duke paralajmër­uar se BE- ja nuk do të ofrojë ndihmë financiare për këtë kamp. Avramopulo­us tha se Komisioni Evropian iu përgjigj menjëherë nevojave urgjente të Bosnjës, duke ndarë mbi 36 milionë euro që prej vitit të kaluar. Sipas tij Brukseli vazhdimish­t i ka kërkuar vendit, të sigurojë qendra pritëse kalimtare, mirëpo nuk ka asnjë vendim nga autoritete­t lokale në këtë drejtim. Gjatë debatit, eurodepute­tët iu bashkuan thirrjes së institucio­neve tjera të BE- së për të mbyllur sa më shpejt kampin e Vuçjakut, i cili sipas tyre, nuk posedon as kushtet minimale. Në atë kontekst, të gjithë pjesëmarrë­sit në debat, thuajse njëzëri shprehën shqetësimi­n për rastet e pretenduar­a të kthimit të dhunshëm dhe keqtrajtim­it të emigrantëv­e në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovin­ës. Komisioner­i

Evropian, Avramopulo­us, konfirmoi se institucio­ni që ai përfaqëson është në kontakt me autoritete­t e Zagrebit, të cilëve u kërkohet të hetojnë akuzat e keqtrajtim­it të emigrantëv­e në kufijtë e Kroacisë dhe të informojnë Komisionin Evropian. Ai konfirmoi gjithashtu se me kërkesën e KE- së, u krijua një mekanizëm monitorimi për t'u siguruar që rojet kufitare kroate të veprojnë në përputhje të plotë me ligjet evropiane, detyrimet ndërkombët­are dhe respektimi­n e të drejtave themelore. Dimitris Avramopulo­us njoftoi se për të parandalua­r një krizë të re humanitare gjatë dimrit, situata në Bosnje do të jetë tema kryesore e diskutimit në një takim që do të mbahet javën e ardhshme në Shkup, ku ministrat e brendshëm të BE- së do të takohen me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Emigrantët që synojnë të arrijnë në Evropë, shpesh hyjnë në Bosnje përpara se të kalojnë në Kroaci, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe të vazhdojnë më pas më në perëndim.

 ??  ?? Ministrja e Jashtme e Finlandës
Ministrja e Jashtme e Finlandës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania