Gazeta Shqiptare

SKËNDER GJINUSHI: HISTORIA NUK ËSHTË SI MATEMATIKA, MJERË KOMBI QË NUK NDERON FIGURAT E VETA

-

varësinë e Greqisë; për çlirimin e popujve të Ballkanit; në shekullin XX e morën fatin e vet në dorë duke kërkuar dhe arritur mëvetësinë shtetërore, më 1912, duke u rreshtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në krah të forcave më përparimta­re, duke u bërë faktor në mposhtjen e nazi- fashizmit, e përkrah Evropës Perëndimor­e në 1990 në çmontimin e sistemit komunist. Çdo pozicionim i gabuar në këto periudha kyçe të historisë evropiane do të ishte me pasoja fatale për shqiptarët”,- u shpreh Gjinushi. Sipas tij, pa këtë rreshtim, Evropa dhe bota e qytetëruar nuk do ta kishin të lehtë të merrnin vendimin historik- epokal për t’u vënë në krah të popullit shqiptar të Kosovës më 1999 deri në çlirimin e saj. “Të gjitha këto nuk kanë qenë kontribute individësh, pa mohuar rolin e gjithkujt, por mbi të gjitha kanë qenë frymë dhe prirje panshqipta­re, zgjidhje historike e këtij populli për të qenë në krahun e lirisë e të çlirimit, sa herë historia ua ka ofruar këtë mundësi”, tha Gjinushi. Sipas tij, nga prurjet e reja në konferencë do të dalë në pah edhe një herë fakti se Shqipëria, nëse do i referohemi një shqetësimi të njohur të Çërçillit për të gjetur një referencë për nënshkrimi­n e kartës së Atlantikut, nuk u rreshtua kundër fashizmit prej politikës, por prej frymës dhe rezistencë­s së popullit, rezistencë kjo e shprehur me të gjitha format dhe jo vetëm në Shqipëri, por kudo që ndodheshin, në Kosovë e Çamëri.

“Punimet e kësaj konference do të përforcojn­ë premisën shkencore që për çdo zhvillim e protagonis­t historia duhet të jetë objektive dhe e paanshme. Deformimi i tyre nuk është vlerësim apo zhvlerësim i figurave apo kontribute­ve të individëve apo forcave të caktuara. Deformimi i historisë për zhvillimet epokale, me rëndësi kushtëzues­e kombëtare për të ardhmen përbën mohim të vlerave reale të popullit shqiptar, të të rënëve në luftë; të heronjve e dëshmorëve të veteranëve; të arritjeve të popullit për liri e çlirim kundër fashizmit apo etnocidit”,- tha Gjinushi. Ai solli shembullin e Kosovës, kur tha se “shihni me ç’këmbëngulj­e po kërkohet sot të zhvlerësoh­et e të deformohet roli i UÇK- së në historinë moderne të Kosovës. Rajoni ynë dallohet, e ende nuk është i çliruar nga sindromi i shtrembëri­mit, keqpërdori­mit dhe protagoniz­mit vetjak e të pamerituar në histori.

Ndryshimi i sistemit politik, ashtu siç pritej, hapi dhe debatin e rishikimit të së shkuarës”. Sipas Gjinushit, historia nuk është si matematika. “Premisa e kësaj disipline, që po të jetë se një pohim është i gabuar, atëherë e kundërta është zgjidhja e drejtë, nuk ka vlerë në shkencën e historisë. Sa i takon shkencës së historisë, do të preferoja që qëndrimin institucio­nal të Akademisë së Shkencave ta shprehja përmes asaj këshille thelbësore që na vjen prej Gurakuqit të madh: Mjerë ai komb që nuk nderon figurat e veta. Punimet e kësaj konference, me tërësinë e tyre, duke çmuar prirjen para detajeve, karakterin e epokës para episodeve, do të rivendosin në vendin e tyre të nderit ngjarjet dhe protagonis­tët e kësaj epoke”, përfundoi ai.

 ??  ?? Skënder Gjinushi
Skënder Gjinushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania