Gazeta Shqiptare

Maas: Gjermania mbetet kundër ndryshimit të kufijve Kosovë- Serbi

“Deutsche Welle”

- Adelheid Feilcke

( vijon nga faqja 1)

... ekskluzive me Adelheid Feilcke, në prag të vizitës së tij në rajon.

Deutsche Welle: Refuzimi i fillimit të premtuar të bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është një moment i hidhur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Por edhe për Gjermaninë, e cila është angazhuar shumë në Ballkanin Perëndimor me anë të Procesit të Berlinit, duke e mbështetur fillimin e bisedimeve për të dy vendet. Ju jeni duke shkuar tani në Shkup për t’ i shprehur solidarite­tin gjerman rajonit. Çfarë do të ofroni konkretish­t atje?

Heiko Maas: Për Gjermaninë është e qartë: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë integrale e Europës dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian. Një pjesë e konsiderue­shme e vendeve të BE, e mbështesin fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse kjo është edhe në interesin tonë strategjik. Por për këtë çështje na duhet unanimitet­i brenda BE- së, dhe për të arritur këtë jemi duke punuar. Gjermania është duke luftuar me të gjitha forcat, për të arritur një qëndrim të përbashkët në BE, që bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë shpejt. Unë dua edhe një herë ta bëj këtë gjë të qartë në Shkup.

Deutsche Welle: Nuk duket që Franca, Presidenti Macron, dhe kundërshta­rët e tjerë të zgjerimit të kenë ndër mend të ndryshojnë mendimin. Cila është strategjia juaj për Ballkanin Perëndimor nëse BE vazhdon ta bllokojë zgjerimin? Çfarë do të bëjë Gjermania?

Heiko Maas: Forca e Bashkimit Europian ekziston në faktin se në fund ne gjithnjë gjejmë një zgjidhje, edhe kur temat janë të vështira. Unë jam i sigurt, se ne do ia dalim edhe kësaj herë. Presidenti Macron, ka shpjeguar se krah vazhdimit të reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, i domosdoshë­m është edhe reformimi i procesit të zgjerimit në BE. Për këtë ne do të zhvillojmë javën e ardhshme bisedime intensive në BE.

Por, njëkohësis­ht edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë pa ndalur procesin e reformave, në mënyrë që të arrijnë suksese të tjera. Sidomos tani duhet që nëpërmjet sukseseve të binden edhe ata skeptikë që kanë mbetur. Gjermania do të angazhohet që të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE.

Deutsche Welle: Çfarë prisni të bëjnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në këtë situatë të vështirë? Sepse në fund edhe “po” - ja e Francës dështoi gjatë vlerësimit të proceseve reformuese të dy vendeve...

Heiko Maas: Unë dua t’u jap zemër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si edhe vendeve të tjera të rajonit që të vazhdojnë me konseguenc­ë kursin reformues edhe për një arsye tjetër: Reformat nuk shërbejnë vetëm për afrimin me BE, ato janë të rëndësishm­e sepse janë në dobi të njerëzve. Forcimi i shtetit të së drejtës, luftimi me vendosmëri i korrupsion­it dhe kriminalit­etit të organizuar janë detyrat kryesore të çdo qeverie, që do të ardhmen e vendit të vet. Edhe opozita mban përgjegjës­i. Konkurrenc­a politike dhe idetë konkurrues­e, që janë të zakonshme dhe të domosdoshm­e në demokraci nuk duhet ta paralizojn­ë zhvillimin e vendit.

Deutsche Welle: Kryeminist­ri maqedono- verior, Zoran Zaev e pati lidhur fatin politik të tij me fillimin e bisedimeve të pranimit. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re. Partia më e madhe opozitare VMRO- DPMNE, e cila refuzon hapur Marrëveshj­en e Prespës, ka marrë shumë pikë në prognoza. Do të thotë kjo se kjo parti do të anullojë marrëveshj­en nëse vjen sërish në pushtet? Çfarë do të bëni për ta penguar këtë gjë?

Heiko Maas: Marrëveshj­a e Prespës quhet me të drejtë marrëveshj­e historike. Maqedonia e

Veriut dhe Greqia shuan me të një konflikt që zgjati gati tre dekada. Marrëveshj­a hapi derën për afrimin euroatlant­ik të Maqedonisë së Veriut. Kështu të dy vendet u kthyen në shembull për rajonin e më gjerë. Ato treguan se edhe konflikte, që mendohet se janë të pazgjidhsh­me mund të zgjidhen me forcë udhëheqëse, guxim dhe largpamësi dhe se kompromise­t e vështira janë të mundshme. Shumë shpejt ne do të mirëpresim Maqedoninë e Veriut si vendin e 30- të anëtar të NATO- s. U hoq kështu edhe një pengesë në rrugën drejt BE. Unë nuk e imagjinoj dot që dikush mund ta shkatërroj­ë këtë shanc, sepse në nivel ndërkombët­ar Maqedonia e Veriut do të futej kështu në qorrsokak.

Deutsche Welle: Aq sa e kënaqur është Gjermania për procesin e reformave të Shkupit, aq të vështirë e ka që të arrijë një konsensus sa i përket Shqipërisë. Ka një vit që Shqipëria ndodhet në krizë të thellë në politikën e brendshme, zgjidhja e të cilës nuk duket të vijë: Opozita bojkoton parlamenti­n dhe kërkon zgjedhje të reja. Reformimi i ligjit të zgjedhjeve është një nga kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për të hapur perspektiv­at e pranimit në BE... Por në këtë fushë nuk shihet ndonjë lëvizje. A mos duhet korrigjuar vendimi pozitiv që është marrë për Shqipërinë?

Heiko Maas: Vendimi ynë për të mbështetur bisedimet e pranimit me Shqipërinë ishte i drejtë. Ai u rekomandua edhe nga Komisioni i BE. Po ashtu është formuluar qartë çka priten ende nga hapat reformues që duhen hedhur.

Reforma në fushën e drejtësisë, me të cilën Shqipëria po tregon një shembull të mirë në rajon është në rrugën e duhur. E rëndësishm­e është që tani të gjithë të kontribuoj­në që Gjykata Kushtetues­e të fillojë pa u vonuar punën. Edhe reformimi i ligjit të zgjedhjeve do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile. Ne jemi të sigurt, se për reformat që kanë të bëjnë me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR mund arrihet marrëveshj­e pa humbur kohë. Parlamenti është vendi ku zhvillohen konfrontim­et politike. Tani duhen propozime konstrukti­ve dhe bashkëpuni­me serioze në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Deutsche Welle. A nuk do të ishte më mirë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara?

Heiko Maas: Në procesin e pranimit çdo vend gjykohet sipas punës që ka bërë. Duke pasur parasysh hapat e suksesshëm reformues, Komisioni Europian vendosi që në vitin 2018 se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për fillimin e bisedimeve. Kështu që Komisioni dha rekomandim­in që të fillonin bisedimet e pranimit me të dy vendet. Në maj të 2019, Komisioni përsëriti vlerësimet dhe rekomandim­et. Qeveria gjermane i dërgoi vlerësimet e veta Komisionit Europian dhe kërkoi në Këshill fillimin e bisedimeve të pranimit me të dy vendet. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë.

Deutsche Welle: Mbas takimit të fundit të nivelit të lartë të BE shumë vetë thonë se BE nuk i mbajti premtimet dhe se zgjerimi i BE nuk ka mbështetje. Kështu që ka filluar të flitet për koncepte të reja për rajonin si mini- Shengen, modeli norvegjez, etj. Si i vlerësoni këto alternativ­a të tjera kundrejt integrimit në BE?

Heiko Maas: Ne nuk shohim të ketë alternativ­a të tjera përveç procesit të pranimit në BE, nëse duam që të ruajmë interesin për reforma serioze dhe të qëndrueshm­e, si për shembull në fushën e shtetit ligjor. A mund të përmirësoh­et procesi ekzistues? Kjo është një çështje tjetër.

Përmirësim­i i bashkëpuni­mit rajonal plotëson procesin e pranimit në BE. Forcimi i marrëdhëni­eve të fqinjësisë dhe bashkëpuni­mi ekonomik janë në favor të secilit prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ato e bëjnë Ballkanin Perëndimor në përgjithës­i më interesant. Me procesin e Berlinit ne mbështesim prej vitesh këto përpjekje dhe kemi arritur shumë, si për shembull kemi krijuar organizatë­n rajonale të të rinjve RYCO, dhe praktikish­t, kemi ulur tarifat për roaming.

Deutsche Welle: Ndërkohë që BE është e përçarë dhe e paralizuar kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, duke humbur kështu besueshmër­inë dhe forcën rrezatuese, SHBA është duke u bërë edhe më aktive. Ideja e këmbimit të territorev­e midis Serbisë dhe Kosovës është kthyer në tavolinë. Çfarë është duke bërë Gjermania dhe Europa kundër kësaj, dhe si e vlerësoni ju angazhimin rus në rajon?

Heiko Maas: Bashkimi Europian mbështet perspektiv­ën e një jete në liri, siguri dhe mirëqenie relative. Askush nuk ofron ndonjë model tjetër që të konkurrojë këtë model. Krah kësaj, BE është donatori më i madh në rajon me miliardat e ndihmës që jep dhe instrument­et e shumtë këshillues. Përveç nivelit europian, Gjermania angazhohet me shuma qindramili­onëshe edhe në bashkëpuni­min bilateral.

Sa i përket idesë së këmbimit të territorev­e ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitet­in në rajon. Ajo që mbështesim ne është rifillimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetës­uar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshj­e të gjithanshm­e që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE.

Ne dëshirojmë një bashkëpuni­m konstrukti­v me Rusinë, edhe nëse kemi ndryshime pikëpamjes­h. Ne e kuptojmë po ashtu se është e rëndësishm­e që të ruhen marrëdhëni­et e mira dhe lidhjet kulturore. Kjo nuk është në kundërshti­m me anëtarësim­in në BE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania