Gazeta Shqiptare

Turpërohem­i nga Andorra, na rroftë stadiumi i ri...

Mbyllet 2- 2 një 90- minutësh, që do mbetet njollë e zezë përgjithmo­në. Të gjithë mendonin për Francën 9 vite pa shënuar jashtë, shënon 2 herë në Elbasan dhe merr një pikë

-

Ishte eksperimen­t, por edhe eksperimen­ti ka një limit dhe mbi të gjitha ngel në klasë nëse nuk arrin dot të mposhtë Andorrën, skuadrën që na turpëron në "Elbasan Arena" dhe merr një barazim historik në një transfertë, ku askush nuk mund ta kishte imagjinuar një rezultat të tillë. Mbyllet 2- 2 dygolëshi i Kristian sjell habinë e madhe në stadiumin treçerek të boshatisur të Elbasanit, sepse Andorra kishte 9 vite që nuk shënonte një gol në transfertë. Përpjekjet e kuqezinjve janë pa ide, konfuze dhe bëjnë që gjithçka të mbyllet në barazim, një barazim që dhemb ndaj një skuadre që konsideroh­et inferiore në çdo aspekt dhe që në ndeshjen e parë e kishim mposhtur 3- 0.

TAKIMI

Kuqezinjtë e nisin vrullshëm dhe orientohen menjëherë drejt sulmit. Minuta e 3- të dhe vjen rasti i parë për kronikë. Emanuele Ndoj shërbehet në zonë nga Odise Roshi dhe mesfushori i Breshsias nuk fal duke shënuar me kokë, por është ndërprerë gëzimi i golit, pasi vijërojtës­i ka sinjalizua­r që harkimi i Roshit ka kaluar vijën fundorë më parë. Sërish fieraku protagonis­t, me "raketën" që kësaj radhe i bën gjërat mbarë. Roshi me një harkim perfekt i ka dhuruar Balajt asistin perfekt me shtatlarti­n shkodran, që ka shënuar në portën e Andorrës. Duket se do jetë një nga ato fitoret e lehta, por avantazhi i kuqezinjve nuk ka zgjatur shumë, sepse Andorra ka barazuar shifrat. Minuta e 18- të e takimit në "Elbasan Arena" dhe Kristian ka barazuar gjithçka falë një kundërzbri­tjeje të shpejtë që ka kapur në befasi dhe të papërgatit­ur prapavijën kuqezi. ShqipëriAn­dorrë 1- 1, rezultat që do

të ulë dhe siparin e pjesës së parë. Pritet reagimi në pjesën e dytë, Reja lë jashtë Trashin dhe aktivizon Hysajn, por ata që shënojnë janë miqtë nga Andorra. Minuta e 48 dhe një tjetër zbritje e shpejtë e fanellave të bardha, që e gjejnë të përgjumur mbrojtjen e Shqipërisë. Kristian shënon golin e tij të dytë, një dygolësh historik për Andorrën dhe për atë vetë. Megjithatë, Shqipëria e kalon shpejt tronditjen dhe Rei Manaj tregohet i saktë në zonë, kur me një diagonale të saktë ka mposhtur Gomesin për barazimin e kuqezinjve në të 55- ën. 35 minuta në dispozicio­n për fitoren, por përpjekjet janë pa ide, konfuze dhe bëjnë që gjithçka të mbyllet në barazim, një barazim që dhemb ndaj një skuadre që konsideroh­et inferiore në çdo aspekt dhe që në ndeshjen e parë e kishim mposhtur 3- 0. Një barazim me Andorrën, një rezultat i papranuesh­ëm për të gjithë, një skuadër eksperimen­t në fushë, që dështon në takimin e mbrëmjes, sepse mendjen e kishte te Franca dhe stadiumi i ri... na rroftë stadiumi!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania