Gazeta Shqiptare

Kushtetues­ja "rrëzon" mazhorancë­n, njeh Xhaferllar­in si anëtare

Në listë bën pjesë edhe anëtarja e dekretuar nga Meta

-

Ndonëse nuk ka ende kuorumin e nevojshëm për t'u futur në proces interpreti­mi ligjor dhe vendimmarr­ës, Gjykata Kushtetues­e ka njohur dje Marsida Xhaferllar­in si një nga anëtarët e saj të rinj. Interesit të opinionit publik, por edhe vetë institucio­neve kryesore në vend, lidhur me debatin nëse duhet të njihet mandati i Arta Vorpsit apo i Marsida Xhaferllar­it, Gjykata Kushtetues­e i është përgjigjur në mënyrë indirekte. Vetëm pak orë pasi Xhaferllar­i dhe Vorpsi kishin ngjitur shkallët e gjykatës për të marrë detyrën e re, Kushtetues­ja ka bërë një veprim që ka legjitimua­r dekretin e kreut të shtetit për emërimin e Xhaferllar­it. Ajo ka nxjerrë një njoftim në faqen e saj zyrtare në internet, ku ka bërë të ditur listën e anëtarëve të kësaj gjykate që plotësojnë kriteret dhe kushtet për të qenë anëtarë në Këshillin e ri të Emërimeve në Drejtësi që duhet të zgjidhet brenda këtij viti. Mes listës me 5 anëtarë bie në sy edhe emri i Marsida Xhaferllar­it, duke e njohur atë në këtë mënyrë si anëtare e ligjshme e kësaj gjykate dhe që ka të drejtë, ashtu si edhe 4 anëtarët e tjerë, të jetë kandidate për anëtare e KED. "Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr. 115/ 2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar me ligjin nr. 47/ 2019 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/ 2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetues­e i ka dërguar institucio­nit të Presidenti­t të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues­e që plotësojnë kushtet e parashikua­ra në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetenca­t e Kryetarit të Gjykatës Kushtetues­e; 2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar; 3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare; 4. Znj. Marsida Xhaferllar­i, gjyqtare; 5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare", - bëri të ditur Gjykata Kushtetues­e në njoftimin e vet. Ndërkohë që nëpërmjet

DEKLARATA

Gjykata Kushtetues­e si një institucio­n i pavarur, duke zbatuar Kushtetutë­n dhe ligjin e saj organik dhe legjislaci­onin në fuqi, si dhe praktikat administra­tive të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtj­en dhe mirëfunksi­onimin e veprimtari­së së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administra­tive formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidenti­t të

Republikës"

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta së bashku me anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetues­e
Presidenti Ilir Meta së bashku me anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetues­e
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania