Gazeta Shqiptare

Meta: Kuvendi shpërndahe­t me një dekret, qeveria rrëzohet me një mocion

Presidenti: Do t'i drejtohem popullit që t'ia tregojmë vendin bandës uzurpatore "Shpërdoroi detyrën, padi ndaj kreut të KED"

-

Presidenti Ilir Meta ng riti dje një dolli për funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e. Me dekretimin e 3 anëtarëve të rinj te presidenti, Gjykata Kushtetues­e doli nga ngërçi për plotësimin e vakancave. Për këtë, në nisje të konferencë­s së jashtëzako­nshme, kreu i shtetit ngriti edhe një dolli me një gotë ujë në dorë duke thënë: "Së pari, gëzuar për fillimin e funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e"! Më pas dha lajmin për kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit. Plotësimi i Gjykatës Kushtetues­e shënoi përplasjen e radhës mes qeverisë dhe Presidencë­s, pasi z. Meta nuk e ka njohur Arta Vorpsin, e votuar në parlament si anëtare e GJK, edhe pse ishte kompetencë e Presidenti­t Meta. Ky i fundit në vend të Vorpsit dekretoi zj. Xhaferllar­i.

PADIA

Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë penalisht kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin. Padia e kreut të shtetit ndaj kryetarit të KED do të bëhet ditën e hënë. Në konferencë­n e jashtëzako­nshme për shtyp, presidenti e akuzoi Dvoranin se ka bërë "shkelje ligjore që cenojnë legjitimit­etin e përzgjedhj­es së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e". Presidenti Ilir Meta në argumentin e tij kundër kreut të KED- së, Ardian Dvoranit, bëri të ditur se me veprimet e tij, ka synuar që të çojë kreun e shtetit drejt një vendimi që do shkelte ligjin. "Unë, Presidenti i Republikës, akuzoj z. Dvoranin për këto vepra: ' Shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore'. Veprimet dhe mosveprime­t e z. Dvorani kanë cenuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Pasi kam konstatuar veprimet dhe mosveprime­t, ato përbëjnë vepra të qarta penale. Bazuar në nenin 281, presidenti parashtron këtë kallëzim, me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësim­i i detyrës shtetërore. Gjatë detyrës ai me dashje ka shpërdorua­r funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz", theksoi z. Meta.

PARALAJMËR­IMI

Me tona të ashpërsuar­a Ilir Meta paralajmër­oi dje se do të jetë detyrë e popullit të Shqipërisë dhe e presidenti­t që t'i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore, siç e quajti ai. Duke folur për ngërçin në Gjykatën Kushtetues­e, Presidenti Meta tha se përpjekjet

NJOFTIM MONIKA KRYEMADHI

"Ne po punojmë me partnerët tanë për reformën zgjedhore, në mënyrë të pavarur. Diskutimi i reformës zgjedhore duhet të jetë i të gjitha partive, i gjithë shoqërisë civile, asaj që përballet me vështirësi të mëdha. Kriza politike në Shqipëri zgjidhet me anë të zgjedhjeve të lira. Sot problemi më i madh janë që të ketë zgjedhje të lira. Ngritja e Kushtetues­es do të zhbllokont­e ngërçin politik", - tha zj. Kryemadhi për VOA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania