Gazeta Shqiptare

Rrugëdalja, Basha: Zgjedhjet parakohe i hapin rrugë reformës reale në drejtësi

"Rama e kishte imediate për të kapur Kushtetues­en"

-

Kreu

i opozitës Lulzim Basha, deklaroi se tentativa e përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetues­e, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi. Sipas tij ka një rrugëdalje për situatën me të cilën ndodhet vendi; zgjedhjet e parakohshm­e. Gjatë një konference për shtyp, kreu demokrat tha se duhet ndjekur rruga e Maqedonisë së Veriut. "Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshm­e. Zgjedhjet e lira i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi", theksoi ai. Z.. Basha u shpreh: "Edi Rama e kishte jetike kapjen

për të dhunuar Kushtetutë­n dhe për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, me kapjen e Gjykatës Kushtetues­e janë të vdekura. "Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetues­e, është institucio­ni më i rëndësishë­m i këtij vendi. Parlamenti me një dekret e Gjykatës Kushtetues­e sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori". Basha akuzoi Ramën se për interesat e tij personale, po merr peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ai nënvizoi se SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion. Për Bashën e vetmja zgjidhje për krizën në të cilën ndodhet vendi janë zgjedhjet e parakohshm­e. "Ka një rrugëdalje nga ky batak

shpërndahe­t, qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet, presidenti përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremonial­e, do t'i bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin e Shqipërisë. Do jetë detyrë e pop

Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshm­e. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi", tha z. Basha. Deklarata e Ramës se për Gjykatën Kushtetues­e ka vepruar në konsulencë të plotë më ndërkombët­arët Lulzim Bashës nuk i thotë asgjë. Basha tha se Rama e ka zakon të fshihet pas grave, ose pas Ambasadave. "Trojka dhe ambasadorë­t flasin për vete, ndërsa Edi Rama e ka zakon të fshihet pas të tjerëve. Preferon të fshihet pas grave ose pas Ambasadave. Nuk besoj se ajo që ka thënë që është në valë edhe me ato që ka thënë më herët",- deklaroi z. Basha.

ullit të Shqipërisë dhe e presidenti­t që t'i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore dhe të gjithë shërbëtorë­ve. Secili të shikojë detyrën e vet, të zbatojë kompetenca­t e veta. Veprimet do të vazhdojnë të jenë nga presidenti institucio­nale dhe në momentin e duhur, presidenti do t'i drejtohet popullit dhe të gjithë botës për të mbrojtur demokracin­ë për interesin e popullit, që është dhunuar në mënyrën më barbare, sidomos këto dy vite, kur u la pa Gjykatë Kushtetues­e", deklaroi z. Meta. Sipas tij, me kapje të drejtësisë, qytetarëve u mbetet ose të kapin armët, ose të bëhen në skllevër, ose sipas tij, të ikin nga Shqipëria.

"Ose njerëzit të marrin armët që është dënueshme dhe papranuesh­me, ose të bëhen skllevër njëpartiak­ë që e kanë provuar 40 vjet, ose të ikin të gjithë jashtë nga Shqipëria… Të gjitha janë të papranuesh­me, por ato dy të fundit për mua tmerrësish­t të papranuesh­me. Është detyra e presidenti­t që të mbrojë këtë proces mjaft të rëndësishë­m kushtetues të ndërtimit të Gjykatës Kushtetues­e", - tha Meta.

PRAPASKENA­T

Presidenti Ilir Meta tregoi dje prapaskena­t pse Marsida Xhaferllar­i është rrëzuar në vitin 2010 nga PD- ja, kur ajo kandidoi për kryetare të KQZsë. Meta bëri të ditur se Xhaferllar­i u hodh poshtë si kandidatur­ë pasi konsideroh­ej si një njeri jo i besueshëm për PD. "Kam preferuar zj. Xhaferllar­i për një arsye të thjeshtë, se kam qenë i bindur në integritet­in e saj. Ajo e ka treguar integritet­in e saj, sepse ka respektuar frymën e Kushtetutë­s më mirë se kushdo tjetër duke kandiduar vetëm për një vakancë. Për zj. Vorpsi kam pasur një vërejtje, ose një rezervë, sepse ka qenë anëtare e Grupit të Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi, për Gjykatën Kushtetues­e. Kur jemi marrë me çështjen e ligjeve, është deklaruar që këta ekspertë, për të evituar konflikt interesi nuk do të merren në konsiderat­ë kur të ndërtohen këto institucio­ne. Ndërsa për zj. Xhafer- llari, meqë kam dëgjuar për ndikimin e saj nga PD, dua t'ju kujtoj një fakt që Xhaferllar­i ka qenë kandidate për kryetare e KQZ- së në vitin 2010 apo 2011, kur unë isha në koalicion me Doktorin dhe e di shumë mirë se PD dhe koalicioni që drejtohej prej saj në atë kohë nuk e ka votuar zj. Xhaferllar­i, e ka rrëzuar sepse nuk vlerësohej si njeri i besueshëm, aq sa duhej për partinë në atë kohë", tha Meta.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania