Gazeta Shqiptare

Rama: Presidenca është kthyer në frëngji, Meta ka humbur busullën

Maliqi dhe Xhaçka kishin kartat prezentë, por nuk votuan

-

Kuvendit të Shqipërisë i është dashur dje që të angazhohet për herë të dytë brenda 5 muajsh për të miratuar një tjetër rezolutë kundër Presidenti­t të Republikës. Me 97 vota pro, asnjë kundër dhe katër abstenime, legjislati­vi ka miratuar rezolutën për "Shmangien e krizës kushtetues­e, me synim legjitimim­in e Gjykatës Kushtetues­e". Ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve të opozitës së re bashkuan votat me socialistë­t, nga procesi i votimit ra në sy se deputetët Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Andi Përmeti dhe Artur Roshi abstenuan, ndërkohë që kishin kartat prezentë, por nuk votuan Lefter Maliqi dhe Olta Xhaçka. Dokumenti i miratuar e konsideron nul dhe sikur të mos ketë ekzistuar asnjëherë dekretin e presidenti­t për emërimin e Marsida Xhaferllar­it, ndërsa thekson se kreu i shtetit me këtë akt ka shkelur sërish Kushtetutë­n.

RAMA

Por, para se të kalonte në proces votimi në seanca dje u debatua për afro dy orë lidhur me dekretin e presidenti­t dhe sjelljen e tij në raport me ligjin në emërimin e Marsida Xhaferllar­it si anëtare e Gjykatën Kushtetues­e. Në fjalën e tij më të shkurtër se herët e tjera, kryeminist­ri Edi Rama e cilësoi dekretin e Metës për Xhaferllar­in si një marrëzi e radhës, e njëjtë me atë të anulimit të zgjedhjeve, ndërsa akuzoi presidenti­n se e ka kthyer institucio­nin në një frëngji që godet këdo. "Për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvend i Shqipërisë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucio­nin e Presidenti­t të Republikës në një frëngji prej ku sulmon nga të katërta anët, për të shantazhua­r parlamenti­n, për të shantazhua­r ndërkombët­arët, për të shantazhua­r popullin shqiptar. Nuk ka më turp dhe pas kësaj besoj se nuk ka as nevojë të zgjatemi dhe të stërzgjate­mi", - tha Rama. Kryeminist­ri u shpreh se

përpara se parlamenti të votonte për anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e, është konsultuar me SHBA dhe BE, si me EURALIUS dhe OPDAT, dhe sipas tij, ka marrë dakordësin­ë për ta cilësuar si të zgjedhur në mënyrë automa

"TOKË E XANUN"

"Nuk ia vlen të humbasim më shumë kohë për

të analizuar, për të argumentua­r, për të komentuar marrëzitë e Ilir Metës. Na ka rënë ky taksirat neve, u ka rënë ky taksirat shqiptarëv­e dhe do bashkëjeto­jmë me këtë taksirat, për aq kohë sa zyra e Presidenti­t të Republikës do të

jetë ' tokë e xanun'"

tike Arta Vorpsin, pasi presidenti nuk pranoi të zbatonte afatin 30- ditor. "Ne jemi dakordësua­r 100% me aleatët strategjik­ë dhe i jemi referuar 100% opinioneve të dhëna nga ekspertët e tyre, të cilët janë pjesë integrale e të gjithë procesit të reformës në drejtësi, ekspertët e EURALIUS- it dhe ekspertët e OPDAT- it", - shtoi Rama. Më tej, kryeminist­ri nuk nguroi ta cilësojë Metën edhe si taleban që ka marrë përsipër të interpreto­jë vetë Kushtetutë­n dhe çdo ligj tjetër. "Ne nuk kemi luftë me Ilir Metën, Ilir Meta ka luftë me botën, me Europën, me Shqipërinë, me qeverinë e me veten. Le të vazhdojë ta bëjë atë luftë. Ky njeri ka marrë përsipër të jetë interpretu­esi i vetëm dhe fuqiplotë i Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë. Njësoj si ata talebanët që e quajnë veten interpretu­esit e vetëm dhe fuqiplotë të Librit të Shenjtë", - theksoi kryeminist­ri në fjalën e tij. Ai ftoi Kuvendin që të marrë veprimet e duhura për të vendosur mekanizmat zhbllokues për çdo akt bllokimi që mund të marrë presidenti. "Nuk ia vlen të humbasim më shumë kohë për të analizuar, për të argumentua­r, për të komentuar marrëzitë e Ilir Metës. Na ka rënë ky taksirat neve, u ka rënë ky taksirat shqiptarëv­e dhe do bashkëjeto­jmë me këtë taksirat, për aq kohë sa zyra e Presidenti­t të Republikës do të jetë ' tokë e xanun' nga dikush që ka humbur busullën", - mbylli fjalën e tij Rama.

OPOZITA

Ndërkohë që deputetët e opozitës kanë qenë të përçarë në qëndrimet e tyre, edhe pse ata akuzuan mazhorancë­n për arsyen se pse e ka zgjedhur Metën si president. Deputeti opozitës, Lefter Maliqi akuzoi kolegët e tij se janë të blerë nga ana e mazhorancë­s. "Disa prej jush janë të ndershëm, por disa punojnë për këtë këtu ( Ramën). Këta janë të pafytyrë", - u shpreh Maliqi. Ndërsa Andi Përmeti në fjalën e tij theksoi se Rama dhe Meta janë ata që përfaqësoj­në grupin "KÇK".

 ??  ?? Seanca e djeshme parlamenta­re
Seanca e djeshme parlamenta­re
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania