Gazeta Shqiptare

Balla: Dvorani, gjyqtari që ishte kundër Metës për videon me Priftin

-

Kreu

i grupit par lamentar të PS- së, Taulant Balla, në seancën e djeshme teksa paraqiti rezolutën e propozuar nga deputetët socialistë, solli në vëmendje se përplasja mes Presidenti­t Meta dhe kreut të KED, Adrian Dvorani, lidhet pikërisht me çështjen e videos që publikoi shumë vite më parë ish- ministri Dritan Prifti. Balla akuzoi Metën se po përdor institucio­nin e Presidenti­t për të atakuar gjyqtarin që ka qenë pjesë e hetimit të dosjes në ngarkim të tij, e që sipas Ballës, kishte mendim të kundërt me 4 anëtarët e tjerë të trupës gjykuese. "I bëj apel presidenti­t, është e papranuesh­me që në cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë me pa të drejtë drejtues të institucio­neve të tjera në vend. Kushtetuta jonë e ka vendosur në majën e piramidës institucio­nale, por nuk ndodh asgjëkund që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED- së. Edhe pse në rastin në fjalë, atë të zotit Dvorani, presidenti duhet të jetë i fundit në këtë vend për t'u marrë me Dvroranin, sa kohë që ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Ilir Metës e që në atë dosje, të paktën zoti Dvorani ka pasur mendim kundër me 4 anëtarët e tjerë. E kjo duhet të jetë pjesë e Kodit Etik të çdo personi të dënuar dhe të padënuar kur bëhet fjalë për një çështje gjyqësore ndaj tij", - tha ai. Ndërkohë, sa i përket debatit për plotësimin e vakancave në Kushtetues­e, ai tha se presidenti ka vepruar në mungesë të kompetenca­ve dhe se ka emëruar Xhaferllar­in tej afatit kohor, që i përcakton ligji dhe përtej listës me tri emra të kandidatëv­e që kishte paraqitur KED.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania