Gazeta Shqiptare

Të dypunësuar­it/ Ndryshon skema e tatimit mbi pagën për 35 mijë persona

Rriten detyrimet për kontribute­t në skemën e sigurimeve dhe tatimi Paketa fiskale/ zbardhet formula e re

-

Personat e dypunësuar do të paguajnë më shumë për skemën e sigurimeve shoqërore për tatimin mbi pagën. Rritja vjen si rrjedhojë e aplikimit të tatimit dhe llogaritje­s së kontribute­ve mbi shumatoren e pagave dhe jo si rrjedhojë e rritjes së taksës në vetvete. Ndryshimi i "formulës" është propozuar në paketën fiskale të vitit 2020. Aktualisht të dypunësuar paguajnë sigurime shoqërore e shëndetëso­re dhe tatim mbi pagën duke i llogaritur për të dyja pagat veç e veç, ndërsa vitin ardhshëm pagat do të mblidhen dhe shumatorja do të jetë baza për llogaritje­n e kontribute­ve dhe taksës.

PËRLLOGARI­TJET

Sipas përllogari­tjeve del se për pagat deri në 30 000 mijë lekë, pra dy paga nga dy punë të ndryshme, sot nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga puna. Ndërsa me formulën e re këto dy paga do të mblidhen dhe shumatorja e tyre, 60 000 mijë lekë të do të tatohet. Shuma deri në 30 000 mijë lekë është e përjashtua­r nga taksa ndërsa mbi 30 000 do të aplikohet tatimi 13 %, pra do t'i lënë shtetit 3900 lekë në muaj ose 46 800 lekë në vit, vetëm tatimin mbi të ardhurat nga puna. E njëjta logjikë do të ndiqet për të gjithë të dypunësuar­it. Rrije tatimi do të këtë edhe për personat e dypunësuar që kalojnë pragun 150 000 lekë në muaj të ardhura nga të dy pagat. Në rast se individi ka dy paga që i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, pasi pjesa mbi 150 mijë lekë do të tatohet me 23%. Psh, një individ me dy paga nga 90 000 dhe 80 000 lekë në muaj ( 170 mijë lekë në total), aktualisht paguan, 14 000 lekë në muaj ose 171 000 lekë tatim për të ardhurat nga puna në vit. Me deklarimin e të ardhurave, tatimi total do të rezultojë 242.4 mijë lekë, ose 78,800 lekë më shumë. Shuma totale që duhet paguar është 30% më e lartë, sesa kur deklaronte dy rroga veç e veç.

TATIMI

Skema e tatimit për të ardhurat nga puna në vendin tonë ka tri shkallë tatimi. Pagat deri në 30 000 lekë janë të përjashtua­ra nga tatimi. Pagat nga 30 001 deri në 150 000 lekë tatohen me 13 % mbi 30 000, pra masa e tatimit 13 % llogaritet pasi pagës i zbritet fasha e patatueshm­e. Ndërsa pagat mbi 150 001 tatohen me 15 600 plus 23 % të shumës mbi 150 000 lekë.

NDRYSHIMI

Ndryshimi përcakton që të gjithë individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës, "deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin kur është rasti, tatimin e mbajtur në burim nga punëdhënës­i dhe përcaktojn­ë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit". Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania