Gazeta Shqiptare

Ministrja Denaj: Pasuritë e konfiskuar­a t'i vendosim në dispozicio­n për përfitime sociale

Vetëm rreth 40% e pasurive të sekuestrua­ra konfiskohe­n

-

Pasuritë

e konfiskuar­a të krimit do të vihen në dispozicio­n për përfitime sociale. Kështu deklaroi dje Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila mori pjesë në konferencë­n mbi administri­min, menaxhimin dhe përdorimin e pasurive të konfiskuar­a dhe sekuestrua­ra. Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhe ambasadori i Delegacion­it të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ambasadori i Italisë në Tiranës, Alberto Cutillo, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe Prokurori Kombëtar i Drejtorisë Antimafia dhe Antiterror­izëm në Republikën e Italisë, Federico Cafiero De Raho. Në fjalën e saj, ministrja Denaj tha se, përmes masave ligjore të ndërmarra, Shqipëria është pozicionua­r sot në hartën e vendeve të angazhuara fort në luftën kundër Parandalim­it dhe Pastrimit të Parave dhe në Luftën kundër Financimit të Terrorizmi­t. Një ndër këto masa është miratimi në parlament i ligjit "Për administri­min e pasurive të sekuestrua­ra e të konfiskuar­a" i cili, ndër të tjera, mundësoi krijimin e mekanizmav­e ligjorë për të menaxhuar në mënyrë efektive pasuritë e ngrira dhe të konfiskuar­a, si dhe lejoi ushtrimin e kompetencë­s për shitjen e pasurive të luajtshme të cilat amortizohe­n prishen apo në rënie të vlerës. Sipas ministres Denaj, konfiskimi dhe vendosja në dispozicio­n për përfitime sociale e pasurive nga burime jo të ligjshme mbetet një nga sfidat më të rëndësishm­e për sistemin në tërësi, pasi sot vetëm rreth 40% e pasurive të sekuestrua­ra konfiskohe­n. "Vetë proceset e gjata vendimmarr­ëse cenojnë dhe vështirëso­jnë shpeshherë përdorimin, shitjen dhe maksimizim­in e këtyre pasurive. Mjaft e rëndësishm­e është ecuria e mëtejshme e reformës në drejtësi dhe angazhimi ynë për miratimin e legjislaci­onit dytësor për përmirësim­in e shitjes dhe përdorimit të këtyre pasurive", tha Denaj. Ministrja Denaj ftoi të gjithë aktorët të angazhohen për një bashkëpuni­m institucio­nal më të gjerë për të bërë të mundur avancimin e kuadrit ligjvënës dhe atij zbatues për Sekuestrim­in, Konfiskimi­n dhe Administri­min e Pasurive të fituara përmes krimit dhe në tërësi për Zbatimin e Plotë të Reformës në Drejtësi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania