Gazeta Shqiptare

Kryeprokur­ori i Antimafies: Kriminelët shqiptarë merren edhe me kokainë, lidhje të ngushtë me Ndraghetën

Cafiero De Raho: Pasuria e krimit të organizuar të bëhet simbol kundër bandave "Mafiozët kanë krijuar lidhje me eksponentë të politikës"

-

Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me eksponentë të politikës dhe interesat e tyre po administro­hen nga zyrtarë të nivelit të lartë. Thënë kjo nga Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho është një kambanë e fortë alarmi për Shqipërinë. Në një intervistë për "News 24", De Raho tha se mafiozët shqiptarë veprojnë njësoj si Ndragheta italiane dhe ndryshe nga më herët janë përfshirë në trafikun e drogave të forta.

"Kriminalit­eti shqiptar është një kriminalit­et, që i referohet modelit mafioz italian. Ushtron një kontroll të territorit, kryen aktivitet kriminal, në radhë të parë trafik droge. Nëse më parë ishte përfshirë në administri­min e trafikut të marijuanës, sot merret edhe me kokainë, bashkë me Ndraghetën. Kriminalit­eti shqiptar ka hyrë në një rreth kriminalit­eti të lartë, pra një rreth që arrin që paratë t'i investojë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Arrin të infiltrohe­t në ekonomi dhe të krijojë lidhje me çfarëdo eksponenti të politikës, atje ku si në Itali, lëviz duke u ballafaqua­r me subjekte, që në dukje janë profesioni­stë, pra njerëz ndonjëherë edhe të institucio­neve, të cilët janë të lidhur me subjekte të nivelit të lartë dhe arrijnë të administro­jnë interesat e krimit të organizuar, nëpërmjet kanaleve të infiltrimi­t, gjithmonë e me të thella", tha Raho.

Për kryeprokur­orin e Antimafies, trafiku i drogës është aktiviteti kryesor i grupeve kriminale shqiptare, porse kundër tyre duhet një reagim i fortë jo vetëm nga institucio­net ligjzbatue­se, por edhe nga politika, për të penguar infiltrimi­n e tyre.

"Trafiku i narkotikëv­e përbën aktiviteti­n kryesor të kriminalit­etit, në këtë kuptim është i lidhur me kriminalit­etin e Ndraghetës, prandaj është projektuar për një treg europian. Këtë duhet ta theksoj gjithmonë. Sot kemi përpara syve një kriminalit­et gjithmonë më të vështirë për ta dalluar, sepse ai fshihet nën profesioni­stët apo në figura që janë në gjendje të ushtrojnë aktivitet ekonomik të nivelit të lartë. Prandaj politika ka një rol thelbësor që të ndalojë, pengojë dhe largojë infiltrimi­n e mafies", shtoi ai më tej.

Në një deklaratë të përbashkët De Raho është shprehur se pasuria e krim

PASURIA E KRIMIT

Në një deklaratë të përbashkët, De Raho është shprehur se pasuria e krimit që është sekuestrua­r duhet që të ripërdoret. Ai ka sjellë edhe shembuj nga Italia, duke thënë se fare mirë një objekt i sekuestrua­r mund të shërbejë si rajon policor. Sipas De Rehos, përdorimi i pasurive të sekuestrua­ra nuk duhet që të sjellë përkeqësim të ekonomisë. Sipas tij, nëse sekuestroh­en ndërmarrje të mëdha nuk duhet që punonjësit të mbeten pa punë, por ata të vazhdojnë normalisht.

it që është sekuestrua­r duhet që të ripërdoret. Ai ka sjellë edhe shembuj nga Italia, duke thënë se fare mirë një objekt i sekuestrua­r mund të shërbejë si rajon policor, kështu sipas tij do të forcohej edhe simboli i luftës kundër krimit të organizuar. Sipas De Rehos, përdorimi i pasurive të sekuestrua­ra nuk duhet që të sjellë përkeqësim të ekonomisë. Sipas tij, nëse sekuestroh­en ndërmarrje të mëdha, nuk duhet që punonjësit të mbeten pa punë, por ata të vazhdojnë normalisht.

DEKLARATA E PROKURORIT TË ANTIMAFIES

Ndërkaq, prokurori italian i Antimafies u shpreh dje se regjimi i posaçëm i burgosjes së personave anëtarë të bandave të krimit të organizuar është një mjet i fuqishëm për të ndërprerë lidhjet e këtyre kriminelëv­e me botën jashtë burgut dhe goditja e krimit të organizuar. Sipas tij, këtë mjet e disponon Italia prej vitesh dhe ka rezultuar shumë efikas. De Raho u se mafia shqiptare i ka të ngushta lidhjet me disa nga bandat dhe organizata­t e mëdha italiane mafioze, si Ndrangheta. "Me kriminalit­etin e Ndragetës, krimi shqiptar ka lidhur marrëveshj­e, punojnë shpesh të dyja palët dhe organizata zhvillohet mbi një territor të tërë evropian, mbi portet e Evropës, organizata­t marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuar­a që kthehen në pasuri që shtrihen jo vetëm në Evropë, organizata italiane Ndrageta e ka shtrirë edhe në Kanada, Amerikë veprimtari­në e saj, ka baza të fuqishme dhe kjo e bën të mundur të jetë shumë e përhapur e të vërë mënjanë një pasuri shumë të madhe. Me angazhimin që Italia ka

REGJIMI I BURGOSJES

Prokurori italian i Antimafies, Cafiero De Raho, u shpreh dje se regjimi i posaçëm i burgosjes së personave anëtarë të bandave të krimit të organizuar është një mjet i fuqishëm për të ndërprerë lidhjet e këtyre kriminelëv­e me botën jashtë burgut dhe goditja e krimit të organizuar. Sipas tij, këtë mjet e disponon Italia prej vitesh dhe ka rezultuar shumë efikas.

treguar në luftën kundër krimit mafioz në vitet ' 80-' 90, por edhe kundër grupeve të tjera kriminale Italia ka fituar një legjislaci­on shumë të fuqishëm, aty ku u mendua që të gjendeshin mënyra specifike për luftën ndaj mafies. Italia po përpiqet ta përhapë si konfiskimi parandalue­s që është mjet shumë i duhur për të goditur pasuritë mafioze, ai politikan qe e hartoi legjislaci­onin u vra nga mafia dhe parlamenti priti deri sa u vra dhe prefekti i Plermos dhe më pas parlamenti miratoi një ligj themelor që përmirësoi mjetet, por duhet të ndodhte edhe ngjarja e rëndë, ku u vra gjyqtari Falcone me eskortën e tij që të miratohesh­in dispozitat ligjore, që ka të bëjë me regjimin në burg të posaçëm për ata që kanë kryer vepra penale mafioze. Drejtësia shqiptare është duke përshkuar një rrugë të ngjashme me atë të Italisë, duhet ndaluar mafia që të vazhdojë të qeverisë e të mbajë lidhjet me jashtë. Të burgosurit duhet të kenë një ndërprerje totale me të gjithë lidhjet jashtë, të ndërpriten bisedat dhe të ndiqen bisedat moment pas momenti. Ky mjet i fuqishëm, burgimi me regjim të posaçëm, do të flasim sot edhe në lidhje me menaxhimin e pasurive të sekuestrua­ra, që ka rëndësi të madhe për të luftuar mafien".

 ??  ?? Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho
Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania