Gazeta Shqiptare

Iu vidhte varëset nga qafa vajzave, kapet tmerri i Fierit, i dhunonte kur i grabiste

-

FIER - Policia e Fierit ka arrestuar një 24- vjeçar, pasi rezulton të jetë autor i pesë vjedhjeve. Në pranga ka rënë i riu E. B., banues në Urën Vajgurore, ku mes veprave të kryera është edhe vjedhja e varëses nga qafa me dhunë të disa shtetaseve. Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të varëseve nga qafa me dhunë të ndodhura në Fier dhe Lushnje, policia bëri të mundur identifiki­min, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar. Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë u finalizua operacioni i koduar "Gold", ku në përfundim të tij u bë ndalimi i shtetasit: E. B., 24 vjeç, banues në Urën Vajgurore. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë dokumentim­i i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas. Konkretish­t, specialist­ët për hetimin e krimeve në Komisariat­in e Policisë Lushnjë dokumentua­n këto 2 ngjarje: Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjës, dyshohet se i ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F. F.. Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjës, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E. H. dhe është larguar me vrap. Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialist­ët për hetimin e krimeve në Komisariat­in e Policisë Fier është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentim­i i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit, ku autor i dyshuar është 24- vjeçari nga Ura Vajgurore. Konkretish­t: Në datën 03.09.2019 në lagjen ' Liri Gero' Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A. Xh.

. Në datën 29.10.2019, në lagjen ' Kongresi i Përmetit' Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F. P..

oNë datën 31.10.2019, në lagjen ' Sheq i Madh', Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N. M..

Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë për veprën penale ' Vjedhja me dhunë'.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania