Gazeta Shqiptare

Zbardhet atentati ndaj Inez Hajrullës, përfundojn­ë në pranga katër persona

Djali i biznesmeni­t i shpëtoi breshërisë së plumbave

-

VLORË - Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në maj të këtij viti, që tronditi qytetin bregdetar, ku iu bë atentat shtetasit Inez Hajrulla, një emër i njohur ky për botën e krimit dhe djali i një biznesmeni në këtë qytet. Në atë kohë u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të lokalit, pronar i të cilit ishte babai i shënjestrë­s së atentatit, por që u plagos 63- vjeçari D. Ç.. Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar katër persona si autorët e plagosjes së 63- vjeçarit, në lagjen "Uji i Ftohtë". Mësohet se gjatë operacioni­t të koduar "Gjurmimi", në pranga kanë rënë të rinjtë Daut Elmazi, 25 vjeç; Albano Goxhaj, 24 vjeç; Dejvison Serjani, 28 vjeç; Ardjan

TË ARRESTUARI­T

Ahmeti, 26 vjeç. Gjithashtu, mësohet se Hajrulla është i afërm me Renato Imerin, i vrarë në datë 31 korrik pranë një lokali në Lungomare. Po ashtu, ai është kushëri edhe Endri Çaushit, i vrarë në Durrës para disa vitesh.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 10.05.2019, në lagjen "Ujë i Ftohtë", ku persona të paidentifi­kuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63vjeçari D. C., ju informojmë se policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcave Operaciona­le, mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative për vendndodhj­en e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunë­torë në këtë ngjarjeje, kanë organizuar punën duke finalizuar operacioni­n policor të koduar "Gjurmimi", si rezultat i të cilit kanë bërë ndalimin e shtetasve: D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë; A. G., 24 vjeç, banues në Fier; D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpuni­m të ngushtë me prokurorin­ë vijon puna për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet iu referuan prokuroris­ë për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania