Gazeta Shqiptare

Gara për Prokuror të Përgjithsh­ëm, zbulohet pasuria e 3 kandidatëv­e për kryeprokur­or

Kredi për pajisje elektrosht­ëpiake dhe kursime nga rroga

-

Gara për prokuror të përgjithsh­ëm tash më ka hyrë në fazën finale. Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë zhvilloi intervista­t me tre kandidatët, përkatësis­ht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela. Ndërkohë të enjten KLP- ja bëri renditjen e kandidatëv­e sipas pikëve, ku të parin në listë ka renditur Olsian Çelën me 459 pikë, ndërsa prokurorja e përgjithsh­me e përkohshme, Arta Marku, është renditur e dyta me 406 pikë. Në vend të tretë është renditur Fatjona Memçaj me 362 pikë. Më pas kjo listë do t'i shkojë parlamenti­t për votim dhe kandidati fitues duhet të marrë 84 vota. Nëse brenda 30 ditëve nga ky moment, asnjë prej kandidatëv­e nuk arrin të marrë 84 vota, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e KLP- së shpallet automatiki­sht prokuror i përgjithsh­ëm. ' CNA. al' ka zbardhur më parë pasurinë e tre kandidatëv­e për kryeprokur­or.

OLSIAN ÇELA

Sa i takon Olsian Çelës, përgjatë viteve si prokuror, nuk është lakuar negativish­t as nga ana profesiona­le dhe as nga aspekti i pasurisë. Të ardhurat rezulton t'i ketë vetëm nga paga. Çela e ka nisur punën si prokuror me një apartament 2+ 1, me një autoveturë "Benz 190" me vlerë 300 000 lekë. Në vitin 2004, ai ka deklaruar vetëm pagën, ndërsa në 2005ën ka shitur "Benz"- in në shumën 200 000 lekë. Në 2005 dhe 2007 nuk ka asnjë ndryshim nga pasuria e tij. Në kohën që drejtonte Krimet e Rënda përgjatë viteve 20082012, ai deklaron pasuri të trashëguar.

Kështu në vitin 2008, ai ka kursime në shumën 500 000 lekë si dhe një pasuri të patundshme tokë bujqësore, fituar me trashëgimi në vitin 2008 në bashkëpron­ësi me familjarë të tjerë në Fier. Në vitin 2009, ai ka deklaruar depozitë bankare në shumën 507 797 lekë, bono thesari në shumën 1 900 000 lekë, në vitin 2010 ai ka deklaruar kursime në shumën 1 300 000 lekë, në vitin 2011 ka deklaruar kursime 1 000 000 lekë, si dhe tri raste kur ka marrë borxhe në shumat, 900 000,800 000 dhe 700 000 lekë për të blerë një apartament, ndërsa në vitin 2012 ai ka deklaruar kursime 700 000 lekë, kontratë qiraje financiare për një automjet në shumën 9 344 euro si dhe të ardhurat nga pagat.

Pas largimit nga drejtimi i Krimeve të Rënda, në vitin 2013 ai ka deklaruar kursime 500 000 lekë, të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 180 000 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore në Fier, në shumën 30 000 lekë, në vitin 2014 ai ka deklaruar kursime në shumën 500 000 lekë, në vitin 2015 ai ka deklaruar se i ka kaluar të drejtat e pronësisë të apartament­i një personi tjetër kundrejt shumës 66 000 euro, ka blerë një njësi, ( që nuk e përcakton se çfarë është apartament, garazh, lokal apo diçka tjetër), me sipërfaqe 77.8 metër katror, në shumën 78 500 euro, kursime në shumën 350 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga e shpërblime­t. Ndërsa, në vitin 2016 ai ka deklaruar se janë pakësuar kursimet në lekën të realizuara nga të ardhurat e vitit 2015 në masën 100 për qind. Shuma e pakësuar është 350 000 lekë.

ARTA MARKU

Sa i takon prokurores së përgjithsh­me të përkohshme, Arta Marku, pasuria e saj ndër vite, sipas të dhënave të publikuara në "Open Spending Albania" që nga viti 2004 e deri në vitin 2016 është shtuar me një apartament, të cilin e ka blerë me bashkëshor­tin vitin 2007 me anë të një kredie. Para se të bëhej kryeprokur­ore e përkohshme, Arta Marku ka 15 vite punë si prokurore në rrethin e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, si shefe e njësisë task forcë në 2006 dhe zëvendësdr­ejtuese e prokuroris­ë deri në 2016, për t'u zgjedhur më pas në krye të Prokuroris­ë së Shtetit, mes tymit dhe flakadanëv­e, më 18 dhjetor 2017.

Përgjatë këtyre viteve karrierë, Marku rezulton e zhytur në kredi, madje deri në atë pikë saqë edhe pajisjet më minimale që i duhen një familjeje i ka marrë me kredi. Referuar formularit të deklarimit të pasurisë të vitit 2016, rezulton se pasuria e Markut janë paga e saj dhe e bashkëshor­tit. Thënë ndryshe në shifra pasuria e Markut kap vlerën e 2.221.286 lekë për vitin 2016. Me këto para Marku paguan edhe dy kredi, të paktën sipas asaj që është deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë pranë ILDKPKIsë. Kryeprokur­orja ka marrë një kredi bankare për blerje pajisjesh si kondicione­r, frigorifer dhe shtrydhëse frutash në shumën 263.630 lekë.

Gjithashtu, ajo ka deklaruar një kredi për shtëpi në vlerën 2.700.000 lekë, të cilën duhet ta paguajë deri në vitin 2022, me një këst mujor prej 37.000 lekë.

Në Inspektora­tin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Marku ka deklaruar se të ardhurat nga paga si prokurore në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër shkojnë në vlerën 1.238.813 lekë. Marku ka deklaruar edhe të ardhurat e bashkëshor­tit që merr nga puna si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorin­ë e Rrethit Shkodër, në vlerën 885.773 lekë si dhe pagesën e këstit nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave në Tiranë në favor po të bashkëshor­tit të saj, në vlerën 96.700 lekë.

FATJONA MEMÇAJ

Kandidatja e tretë për detyrën e kryeprokur­orit, Fatjona Memçaj, ka qenë një nga prokuroret e përkrahura nga ish- kryeprokur­ori Adriatik Llalla. Në janar të vitit 2017, ish- prokurori i përgjithsh­ëm Adriatik Llalla i ka dërguar sekretares së përgjithsh­me të Kuvendit, Albana Shtylla, listën emërore të prokurorëv­e që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sipas nenit 220 dhe 221 të ligjit nr. 115/ 2016. Një ndër emrat ishte edhe prokurorja Fatjona Memçaj. Sa i takon pasurisë së deklaruar për vitin 2016, e zbardhur nga ' CNA. al', sipas deklarimev­e në ILDKPKI, vetëm me pagën e saj dhe të bashkëshor­tit, prokurorja Memçaj rezulton me kursime mbi 10 mijë euro dhe me gjashtë gjendje llogarie.

/ ' cna. al'

 ??  ?? Kandidatët Arta Marku,
Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela
Kandidatët Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania