Gazeta Shqiptare

Mori 50 mijë euro për të nxjerrë nga burgu të dënuarin për vrasje, arrestohet sekserja nga Përmeti

Zbulohet e shkuara e "zhvatëses" profesioni­ste, ja si e përdori emrin e Hajdaragës 33- vjeçarja hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë, u prangos gjatë operacioni­t të koduar "Bënça"

-

Një 33- vjeçare nga Përmeti dhe me banim në Tiranë është vënë në pranga të policisë, pasi dyshohet për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda. Bëhet fjalë për Amarilda Lekën, e cila u prangos gjatë operacioni­t të koduar "Bënça". Sipas policisë, 33vjeçarja ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimi­n se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M.. Ky i fundit është dënuar me 30 vjet burg për një vrasje në rrethana rënduese të kryer në Memaliaj, në vitin 2015. Shtetasja nga Përmeti, por me banim në Tiranë, Amarilda Leka, e cila u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Tiranës nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo në të kaluarën ka arritur t'u zhvatë me mashtrim rreth 24.500 euro familjarëv­e të një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit.

"Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me DVP Tiranë, në kuadër të operacioni­t policor të koduar ' Bënça' bëri ekzekutimi­n e vendimit Nr. 2541, datë 13.11.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë personale ' Arrest në burg' për shtetasen A. L., 33 vjeçe, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë. Në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qendrore përcolli në Prokurorin­ë e Tiranës materiale hetimore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialev­e të referuara regjistroi procedimin penal për veprën penale ' Mashtrimi me pasoja të rënda'", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa, sqarohet se "pas gati një vit hetimesh proaktive, u bë i mundur dokumentim­i me prova ligjore i veprimtari­së kriminale të ushtruar nga kjo shtetase. Kjo shtetase ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimi­n se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë. Materialet shtesë i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë".

MESAZHET

Nga këqyrja e telefonit të shtetases Amarilda Leka, në rubrikën e mesazheve janë konstatuar mesazhe të dobishme për hetimin. Konkretish­t, përdoruesi i numrit të telefonit 06xxxxxx ka dërguar mesazhe, në të cilat shpreh fjalë kërcënuese, për shkak të një shume prej 8000 eurosh që shtetasja Amarilda duhej t'i kthente. Në përgjigje shtetasja Amarilda është shprehur se ka shkuar te një njeriu i saj për të marrë paratë dhe për të "mbyllur këtë punë".

Ndërkaq, sipas "Panorapers­onave që ushtrojnë funkma. al", ishte viti 2015, kur e sione publike". Nuk është reja u vu në pranga pasi u provuar deri tani që paratë e kishte marrë lekë familjarëv­e marra prej Lekës të jenë të të burgosurve me dhënë për ndonjë zyrtar shpremtimi­n se do të ndikonte tetëror. Pikërisht pasi ajo te gjyqtarët e prokurorët për nuk mbaronte punë, personliri­min e tyre. Në mars të vitit at që jepnin paratë i kërko2017, ajo është dënuar me dy nin ato pas, edhe duke e vite e gjashtë muaj burg, pasi kërcënuar. Nga hetimet ka ishte akuzuar se ka marrë dalë se në datë 30.09.2015, në 42.500 euro nga familjarët e të Drejtorinë e Policisë së burgosurve, duke premtuar Qarkut Tiranë ka bërë kallëlirim­in e tyre. E pandehura, e zim shtetasja Amarilda Leka, cila është ndaluar në vitin e cila ka studiuar për Drejtë2015 pas denoncimev­e ndaj saj si, në lidhje me kërcënime që dhe është hetuar më vonë në i janë bërë nga një shtetas i një masë tjetër sigurie, është quajtur Z. Gj., me qëllim mardënuar nga Gjykata e Tirjen e një shume prej 24.500 ranës, bazuar në kërkesën e eurosh. prokuroris­ë. Leka ka qenë sekretare e shtabit elektoral të ministres Milena Harito, ndërsa të dëmtuarve u prezantohe­j edhe si e fejuara e djalit të një ministri.

Prokuroria e ka akuzuar

Amarilda Lekën se ka kryer veprën penale të "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë". Hetimi ka nisur në datë 01.10.2015 te

Prokuroria për Krime të Rënda dhe më pas dosja është transferua­r te Prokuroria e

Tiranës. Procedimi penal është regjistrua­r mbi bazën e kallëzimit të shtetases Amarilda Leka dhe të babait të saj.

Kallëzimi rezultoi i rremë dhe autorja doli se ka konsumuar veprën penale "kallëzimi i rremë" dhe "ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj

MARRJA E 24.500 EUROVE

Rezulton se Leka ka njohje me një shtetase, të identifiku­ar me emrin "S", e cila ushtron aktivitet privat si estetiste, në një pallat të ndodhur në rrugën "X". Fillimisht shtetasja "S" ka ushtruar të njëjtin aktivitet në një ambient të ndodhur në afërsi të restorant "Z".

Prej pesë vitesh kallëzuesj­a Amarilda ka qenë kliente e rregullt e shtetases "S". Në këto kushte të dyja shtetaset kanë krijuar një marrëdhëni­e të ngushtë me njëra- tjetrën. Rreth fillimit të muajit gusht 2015, shtetasja "S", për shkak të arsimit juridik të kallëzuese­s, i ka prezantuar kësaj të fundit një rast të një të afërmi të saj, i arrestuar për veprimtari të paligjshme me lëndë narkotike, të quajtur XH. Gj..

Shtetasja "S" i ka kërkuar kallëzues që të takonte me të afërmit e të arrestuari­t për të biseduar mbi çështjen. Ditët e para të gushtit 2015, kur shtetasja Amarilda ndodhej në qendrën estetike të shtetases "S", kjo e fundit i ka kërkuar që të takojë me të afërmit e saj.

Pasi "S" ka komunikuar në telefon për të organizuar takimin, kallëzuesj­a e ka takuar me këto persona, të cilët kanë qenë vëllai dhe motra e të arrestuari­t. Takimi është zhvilluar në një lokal të ndodhur në rrugën "X".

Në takim shtetasit "Z" dhe "J" i kanë treguar kallëzuese­s rrethana mbi çështjen e vëllait të tyre dhe i kanë kërkuar që t'i ndihmojë. Ajo u është shprehur se do ta shihte mundësinë për t'i ndihmuar. Sipas shtetases Amarilda, "S" i ka thënë asaj ( kallëzuese­s) se kishte kliente një gjyqtare dhe do ta bisedonte çështjen me të.

Por, për shkak të lidhjeve fisnore që "S" kishte me shtetasit Z. Gj. dhe të afërmit e tij, ajo i ka kërkuar kallëzuese­s që të prezantohe­j kjo e fundit sikur ishte personi, i cili kishte njohje me gjyqtaren dhe që do të vepronte për të mundësuar ndihmën e kërkuar.

Në të vërtetë, sipas kallëzimit, shtetasja Amarilda nuk kishte njohje me gjyqtaren, nuk kishte dijeni për personin për të cilin bëhej fjalë, por kishte mësuar nga shtetasja "S" se njëra prej klientëve të saj ishte me funksion gjyqtare.

Amarilda ka pranuar dhe në vijim në takimet me familjarët e të arrestuari­t është prezantuar si person që njihte gjyqtaren dhe do të mundësonte ndihmën për personin e arrestuar.

PREZANTIMI

Sipas vendimit të gjykatës, Leka është prezantuar si nusja e djalit të ish- ministrit të Mbrojtjes te Liman K., i cili e kallëzoi 30vjeçaren për dhënien e një shumë prej 18 mijë eurosh. Ky i fundit, i cili u gjykua si i bashkëpand­ehur me Lekën për "ushtrim të ndikimit të jashtëligj­shëm", e kishte gjetur atë përmes një taksisti.

Sipas kallëzimit, në bisedat me "S", kjo e fundit i ka thënë kallëzuese­s se kishte biseduar me gjyqtaren dhe se për t'i ofruar ndihmën e kërkuar duhet t'i paguanin shumën 24.500 euro. Kallëzuesj­a u ka thënë familjarëv­e të të arrestuari­t për këtë shumë, të cilët kanë pranuar.

Shtetasja Amarilda ka vazhduar në kallëzimin e bërë duke u shprehur se në datën 10 ose 11 gusht 2015, shtetasit "Z" dhe "J" i kanë dorëzuar në një zarf shumën 24.500 euro. Dorëzimi është bërë në një bar- kafe, përballë ambienteve të shoqërisë "A".

Sipas kallëzimit, Amarilda shumën ia ka dorëzuar "S". Nga bisedat në vijim shtetasja "S" i ka thënë kallëzuese­s se ia kishte dhënë paratë gjyqtares. Familjarët e të arrestuari­t kanë pritur për një periudhë rreth 3 javë.

Para rreth 10 ditëve, shtetasi Z. Gj. ka filluar të kërcënojë kallëzuese­n me shprehje "Do të vras" dhe ka përdorur shprehje ofenduese të ndryshme. Kërcënime të tilla kryheshin një ose dy herë në ditë.

Pas këtyre rrethanave, kallëzuesj­a ka biseduar disa herë me "S". Kjo e fundit i ka thënë se kishte biseduar me klienten e saj gjyqtare, ku i kishte kërkuar që t'i kthente paratë. Sipas "S", gjyqtarja i është përgjigjur se do t'ia kthente paratë për disa ditë. "S" i ka treguar shtetases Amarilda se gjyqtarja që ishte kliente e saj ishte pikërisht personi që kishte marrë shumën 24.500 euro.

RASTET TJERA

Nga këqyrja e telefonit të shtetases Amarilda Leka, në rubrikën e mesazheve janë konstatuar mesazhe të dobishme për hetimin. Konkretish­t, përdoruesi i numrit të telefonit 06xxxxxx ka dërguar mesazhe, në të cilat shpreh fjalë kërcënuese, për shkak të një shume prej 8000 eurosh që shtetasja Amarilda duhej t'i kthente.

Në përgjigje, shtetasja Amarilda është shprehur se ka shkuar te një njeriu i saj për të marrë paratë dhe për të "mbyllur këtë punë". Bashkëbise­duesi vijon me mesazh, ku ndër të tjera shprehet "S'kam taksirat që të më bësh ti gol 8 mijë euro". Gjatë shpjegimit si person nën hetim, shtetasja Amarilda ka pranuar që dhe në një rast të tretë ka marrë një shumë prej 18.000 eurosh për të ndërhyrë në lidhje me një çështje penale me të arrestuar shtetasin A. K., që sipas kallëzuese­s zhvillohet në Gjykatë të Lartë.

Këtë shumë ia ka dhënë të njëjtës sekretare të Gjykatës së Lartë, të quajtur "X", e cila ia ka dhënë gjyqtarit të çështjes.

"E REJA E MINISTRIT" Sipas vendimit të gjykatës, Leka është prezantuar si nusja e djalit të ishministr­it të Mbrojtjes te Liman K., i cili e kallëzoi 30vjeçaren për dhënien e një shumë prej 18 mijë eurosh. Ky i fundit, i cili u gjykua si i bashkëpand­ehur me Lekën për "ushtrim të ndikimit të jashtëligj­shëm", e kishte gjetur atë përmes një taksisti. Duke iu referuar kallëzimit të Liman K., gjykata shprehej në vendim:

"Ky person në maj 2015 ka njohur shtetasen Amarilda Leka, të prezantuar me emrin Ilda Leka, nëpërmjet shtetasit P. Gj. Ky i fundit është shofer taksie dhe shtetasen Amarilda e ka kliente të rregullt. Në bisedat që janë zhvilluar lidhur me personin e arrestuar, shtetasi P. Gj. i ka thënë kallëzuesi­t se shtetasja Amarilda është një avokate e zonja. Në këto kushte është bërë dhe prezantimi i kallëzuesi­t me të ndaluarën. Kjo e fundit është prezantuar si bashkëshor­tja e djalit të ishministr­it të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Gjithashtu, ajo i ka thënë kallëzuesi­t se më parë ka punuar më parë në Vlorë dhe për këtë arsye ka njohje shumë të forta me gjyqtarin e çështjes. E ndaluara ka marrë përsipër të ndikonte te gjyqtari për të deklaruar të pafajshëm djalin e kallëzuesi­t. Shtetasja Amarilda Leka fillimisht ka kërkuar të marrë shumën 10 mijë euro, duke e kërkuar këtë shumë si paradhënie për gjyqtarin.

 ??  ?? 33- vjeçarja Amarilda Leka
33- vjeçarja Amarilda Leka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania