Gazeta Shqiptare

Zbardhet urdhri: Kritere më të forta për të kaluar provimet e maturës 2020

Ministria e Arsimit ndryshon rregullore­n: Prishja e qetësisë s’do t’ju përjashtoj­ë “Duhet të grumbullon­i më shumë se 25% të pikëve të testit”

- Voltiza Duro

Të gjithë maturantët që do t’u nënshtrohe­n provimeve të maturës shtetërore 2020, tashmë mund të njihen me ndryshimet e rregullore­s të pasqyruara në Urdhrin më të fundit të Ministrisë së Arsimit. Këtë vit nxënësit që do të testohen, duhet të bëjnë kujdes, sepse duhet të mbledhin më shumë pikë për të marrë një notë kaluese, krahasuar me vitin e kaluar. Kështu, pragu minimal i pikëve për të mos u konsiderua­r mbetës nga 20 për qind, është rritur në 25, çka do të thotë se nuk mjaftojnë vetëm përgjigjet e sakta për pyetjet me alternativ­a për të kaluar, por maturantët duhet t’u përgjigjen saktë edhe disa prej pyetjeve me zhvillim. “Provimet e maturës zhvillohen vetëm me shkrim. Struktura, datat dhe kohëzgjatj­a e provimeve të maturës caktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Maturanti/ kandidati konsideroh­et mbetës në provim nëse ka marrë më pak se 25% të pikëve të testit”, - theksohet në rregullore­n e Maturës Shtetërore 2020. Në këtë të fundit bëhet me dije se nëse maturantët nuk arrijnë të marrin provimet me detyrim, Gjuhën e Huaj, Gjuhën Shqipe e Letërsinë dhe Matematikë­n si dhe provimin me zgjedhje, nuk do të kenë mundësi të marrin diplomën e shkollës së mesme. Ndërkohë, dy kriteret për t’u futur në provimet e maturës janë kalueshmër­ia në vitin shkollor dhe plotësimi i formularit A1/ A1Z. Rregullorj­a e 2020- ës u jep zgjidhje edhe atyre që nuk kaluar në njërin nga provimet në maturat nga 2012- 2019, kur aplikohesh­in dy lëndë me zgjedhje. Këtë vit, ata thjesht marrin diplomën e pjekurisë dhe mund të vazhdojnë me garën në universite­t, në rast se duan. “Kandidatët që në maturat shtetërore 20122019 rezultojnë kalues në një prej provimeve me zgjedhje dhe nuk janë pajisur me diplomën e maturës/ certifikat­ës, atëherë të pajisen me to”, - thuhet në urdhrin e MASR.

APLIKIMI

Për maturën shtetërore 2020, fillimisht do të bëhen publike formularët e më pas do të nisë plotësimi, më parë në portalin qeveritar “e- albania” e në vijim në portalin Matura Shtetërore. “Kandidatët, të cilët kanë marrë dëftesë pjekurie përpara vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në institucio­net e arsimit të lartë do t’u njihen provimet e detyruara dhe me zgjedhje ose provimet e njëvlershm­e me to, të njehsuara nga ZVA. Këta kandidatë, në rastet kur nuk kanë dhënë provime me zgjedhje ose i kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtë të japin një provim me zgjedhje kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuar­a nga institucio­net e arsimit të lartë”, - bëhet me dije në rregullore­n e ndryshuar për maturën 2020. Ministria e Arsimit ka vendosur se prishja e qetësisë në ambientin e provimit nuk do të jetë më kriter për të përjashtua­r një maturant nga provimi. E njëjta gjë ndodh edhe me barkodin e sekretimit të testit, që nuk do të jetë më arsye për të mos i njohur rezultatin një maturanti.

 ??  ?? Ministria e Arsimit
Ministria e Arsimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania