Gazeta Shqiptare

Paskal Milo merr çmimin e Akademisë për librin më të mirë për antifashiz­min

Fitues për studimin më të mirë të huaj libri i sapobotuar e Roderick Bailey

-

Uzhvillua ditën e djeshme në Aka deminë e Shkencave ceremonia e dhënies së çmimeve shkencore më cilësore mbi antifashiz­min, te konkursit për veprën shkencore më cilësore kushtuar antifashiz­mit të popullit shqiptar, botuar ndërmjet viteve 1991- 2019 me rastin e 75 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë me një juri ndërkombët­are të përbërë prej akad. Marenglen Verli ( Kryetar i Jurisë), prof. Valentina Duka, prof. Hamit Kaba, akad. Jusuf Bajraktari dhe on. Mario Brunetti. “Në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave dua t’i falënderoj të gjithë pjesëmarrë­sit në konkurs, të cilët, të propozuar nga botuesit dhe institucio­net apo të vetëpropoz­uar, kanë qenë më shumë se e men

Fitues për studimin më të mirë të huaj libri i sapobotuar e Roderick Bailey donim, rreth 700 autorë”, tha Vasil Tole nënkryetar i Akademisë. Ndërkaq, vuri vuri në dukje se nuk ka pasur prurje të autorëve të rinj.

Çmimi për studiuesin shqiptar iu dha veprës "Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore", me autor studiuesin Paskal Milo. Për të, motivacion­i ishte “Vepër shkencore me vështrim panoptik për vlerat e antifashiz­mit shqiptar dhe për zhvillimet më të rëndësishm­e politike dhe ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore në gjithë hapësirën historike: në ShÇMIMI

Çmimi për studiuesin shqiptar iu dha veprës “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, me autor studiuesin Paskal Milo. Për të, motivacion­i ishte “Vepër shkencore me vështrim panoptik për vlerat e antifashiz­mit shqiptar dhe për zhvillimet më të rëndësishm­e politike dhe ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore në gjithë hapësirën historike

qipëri dhe në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimor­e dhe në Mal të Zi e Çamëri; trajtim me përgjegjës­i të lartë shkencore dhe etike i përmasave kombëtare dhe ndërkombët­are të Luftës Nacionalçl­irimtare të popullit shqiptar, mbështetur në dokumente të shumta arkivore vëndëse dhe të huaja, vështruar në rrafsh krahasues me dëshmi të vetë protagonis­tëve të Luftës, një pjesë e madhe e të cilave të panjohura më parë”.

Çmimi për studiuesin e huaj iu dha veprës "Lufta e fshehtë në Shqipëri - një histori e misioneve britanike 1940- 1945", me autor studiuesin Roderick Bailey. Motivacion­i për të ishte e cilësoi “Studim i thelluar në burime të rezervuara dhe në interpreti­me shkencore, në të cilin zbulohen anë të panjohura të rezistencë­s antifashis­te të shqiptarëv­e; që u rreshtuan në kahjen më përparimta­re të historisë gjatë Luftës së Dytë Botërore; përkrah kauzës së madhe botërore të aleancës fitimtare; mbështetur në fonde arkivore që paraqiten për herë të parë; me rëndësi themelore për vendosjen e një standardi të ri të rrëfimit historik; ekspertizë verifikues­e prej studiuesi të specializu­ar për këtë fushë; vepër e shkruar me respekt për popullin shqiptar, për njerëzit që luftuan së bashku për kauzën antifashis­te, pavarësish­t orientimev­e të tyre”.

Sipas prof. Pellumb Xhufit “Në kaosin e botimeve dhe interpreti­meve thellësish­t të politizuar­a që i bëhen në Shqipëri ngjarjeve të Luftës II Botërore, ky libër ( i Roderick Bailey), me mbështetje­n dokumentar­e të jashtëzako­nshme të tij dhe me qëndrimin e distancuar dhe objektiv të autorit, vendos një rregull e një standard në rrëfimin historik, që për fat të keq ende nuk konstatohe­t në historiogr­afinë shqiptare. Si i tillë, ky botim, që përkon edhe me 75- vjetorin e Çlirimit të Atdheut dhe, njëkohësis­ht, të fitores së aleancës botërore kundër fashizmit përbën një kontribut të vyer për shkencën historike dhe për kulturën shqiptare”.

 ??  ??
 ??  ?? Çmimet e djeshme për veprat më të mira mbi antifashiz­min nga Akademia e Shkencave
Çmimet e djeshme për veprat më të mira mbi antifashiz­min nga Akademia e Shkencave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania