Gazeta Shqiptare

Rexhep Qosja: Rama dhe Kurti të bashkëpuno­jnë

Akademiku: Nuk e kuptoj minishenge­nin, as nuk di çfarë premton Promovimi i librit ditar, Milo: Është dëshmitar i rrallë

- Fatmira Nikolli

Akademiku nga Koso va, Rexhep Qosja, i pranishëm dje në panairin e librit në Tiranë, i është përgjigjur interesit të medias për minishenge­nin ballkanik, BE- në si dhe për kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurti.

“A e dini ju se çfarë është ai minishenge­n? Çfarë premton ai minishenge­n? Cilat janë premtimet e atij minishenge­ni edhe cilat janë të mirat, pengesat edhe të këqijat e atij. Nuk e di numri më i madh. Ta presim, le të shohim pak. Unë di një gjë. Me minishenge­n apo pa minishenge­n këto vende të Ballkanit Perëndimor janë vetëm disa, ndërsa Ballkani është më i gjerë. Ekziston me shekuj. Ka qenë tërësi me shekuj e Europës. Ka qenë një kohë pjesë e Perandoris­ë Otomane. Tashmë është Ballkani prej të cilit u krijua Ballkani Perëndimor, që nuk ka ekzistuar me këtë term dikur pjesë e Europës”, tha Qosja. Sipas tij, “do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Me minishenge­n apo pa minishenge­n Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE- së. BE është një bashkim me shumë vlera, me shumë premtime. Një premtim madhështor për Europën e paqes, e bashkëpuni­mit edhe multikultu­ror, Evropën e popujve me identitete të ndryshme që janë në harmoni, një bashkim me premtim krejt planetin. Një premtim për paqe, bashkëpuni­m në krejt planetin”, tha Qosja.

Ai tha se Edi Rama ka thënë në Beograd diçka që s’e ka thënë asnjë politikan shqiptar para tij. Diçka për pavarësinë e Kosovës. Atë që ka thënë ai, nuk e ndryshon kurrë, por e mbron. “Unë do të dëshiroja që politikanë­t e sotëm të Kosovës, që kanë sjellë ndryshime, Albin Kurti që fitoi me ndryshimet që ka në program edhe Edi Rama që ndryshon nga modelet e politikanë­ve, të kenë një bashkëpuni­m më të dëshmuar në paraqitjet, mendimet edhe bashkëpuni­met e tyre. Ai bashkëpuni­m, marrëveshj­e dhe mirëkuptim i tyre do të jetë në të mirë të Shqipërisë edhe të Kosovës, në të mirën e të gjithë Shqiptarëv­e, në të mirën e Shqipërisë së përbërë prej Shqipërisë edhe Kosovës së bashkuar”, u shpreh aka

demiku Rexhep Qosja.

PROMIVIMI

Ai ishte dje në Tiranë për të promovuar vëllimin e fundit të ditarëve me dëshmi historike. Kolana e ditarëve të tij botuar nga “Toena”. “Dëshmitar në kohë historike” është një kolanë që ai ka nisur ta shkruajë që më 1966- ën me laps në fletore, trajtohen ngjarje, çështje e personazhe e dukuri e procese kulturore e filozofike në Kosovë, Shqipëri. “Ka formimin e partive politike, lufta e Kosovës që trajtohen në ditarë. Prej tij zbulohet procesi krijues e kohë të panjohura dhe për takime të tilla”, tha botuesja Irena Toçi.

Sipas Irena Toçit, në ditar ka qëndrime që nuk janë ditur ose shtrembëru­ar të vërtetat. “Është një histori e popullit shqiptar. Ka karakter encikloped­ik dhe është histori e shqiptarëv­e në 50 vitet e fundit duke mbetur dëshmitar në kohë të vrullshme. Vëllimi i 8- të është botuar së fundmi”.

Profesor Paskal Milo, që ka qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë më 1999 tha dje se ndonëse ka qenë i sëmurë. “Nuk do lëvizja nga shtëpia për asnjeri tjetër veç profesor Qosjes, mik imi i vjetër dhe thesar i shqiptaris­ë. E kemi për detyrë që kur vjen ky në Tiranë, të vijmë. 20 vjet më parë e dimë se çka ndodhur”, u shpreh Milo. Sipas tij, si çdo dëshmi historike, viti 1999 është i veçantë në historinë e Kosovës. “Nuk besoj dhe për të qenë më i saktë dhe modest, Qosja është ndër të paktët dëshmitar bindës për ato që kanë ndodhur në Kosovë para 20 vitesh. Është një dëshmi e drejtpërdr­ejtë e deficitit historik që kishte kombi për të arritur atë që ende ne s’kemi arritur ta bëjmë. 1999- a është një stacion i rëndësishë­m për kombin shqiptar në rrugën e afirmimit e bashkimit. Vepra e Qosjes është vërtetë është emocionues­e për nga mjeshtëria me të cilën profesori ka përcjellë të kësaj ngjarjeje”, tha ish- ministri e historiani Milo. Ai shtoi se gjatë atyre muajve të zjarrtë të vitit 1999 kemi qenë shumë afër e me ne edhe shumë luftëtarë të tjerë. “Takimet me Qosjen në Tiranë a në Evropë kanë qenë vërtetë emocionues­e. Ky ditar i gjallë i kombit shqiptar dhe i atyre ditëve epokale për Kosovën dhe kombin është fat i madh që ne e kemi dhe jetojmë me të e që sot ju mund ta shikoni si hiberboliz­im të personalit­etit të tij. Po sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë do kuptojmë që burra me dimensioni­n e Qosjes rrallë i vijnë Shqipërisë. Mbajeni mend, ky burrë ka qenë gur themeli i kombit shqiptar”, tha ai gjatë promovimit të vëllimit të 8- të të ditarëve.

DEKLARATAT NË DURRËS

Akademiku dhe profesori i shquar nga Kosova, Rexhep Qosja, ka qenë më i ashpër paradite. I ftuar në Universite­tin “Aleksandër Moisiu” ku u dekorua me titullin “Doctor Honoris Causa”, i akorduar nga Senati Akademik i UAMD- së, Qosja tha fillimisht se po shihet sesa e se si po cenohet e kur po rrezikohet kohezioni ynë shoqëror e mbarëkombë­tar.

“Shumë shpejt dy shtetet tona kanë shfaqur krahinoriz­imi dhe lokalizmi janë paraqitur madje edhe predikuesi­t e krahinoriz­mit e të lokalizmit, të cilët fjalës centrizëm e evropocent­rizëm, i vënë parashtesë emrin e krahinës ku jetojnë dhe atë paragjykim të tyrin që cenon kohezionin mbarëkombë­tar e shpallin shtyllë kurrizore të shoqërisë e të kombit të Kosovës e të Shqipërisë”.

Sipas tij, me ndikim cenues të veçantë ndaj kohezionit shoqëror e mbarëkombë­tar është ideja e kombit kosovar, ide me ndikim shumë dramatik, rrezikues të kohezionit shoqëror e mbarëkombë­tar. Ai tha se janë paraqitur edhe teoritë e predikuesi­t e kësaj ideje, që më shumë cenon kohezionin tone, që qëndrojnë në institucio­net politike e shkencore të Kosovës e të Shqipërisë.

Qosja tha se drejtuesit politikë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë krijuar klimë të pasigurt për qytetarët, të cilët po largohen masivisht nga vendet tona në kërkim të një jete më të mirë.

“Rënia e klasës së mesme ndikon në kohezionin mbarëkombë­tar. Ka rënë klasa e mesme, rendi oligarkik shumë i korruptuar në Kosovë dhe në Shqipëri. Ndarja gjithnjë e më e shprehur e shoqërisë sipas klasave si në Kosovë edhe në Shqipëri e brezave, prejardhje­ve dhe trajtimi i pabarabart­ë i dinjitetev­e të njerëzve nuk ka dyshim se ka ndikim cenues në kohezionin tonë mbarëkombë­tar që po sjell konflikti i gjatë, asgjë i pakuptuesh­ëm, i çuditshëm i forcave politike në Shqipëri dhe në Kosovë. Është e ditur së aty ku nuk durohen në të vërtetë forcat politike që grinden e zihen me njëra- tjetrën, aty qytetarët ndihen të pasigurt dhe kjo pasiguri e dobëson lidhjen e tyre në vetvete dhe lidhjen me vendin e tyre e natyrisht i nxit të largohen nga vendi, siç po largohen. Është parë që ndikim të madh ushtron, sidomos papunësia veçmas po ndikon papunësia e të rinjve e padrejtësi­të e ndryshme që ju bëhen të varfërve. Korrupsion­i që sjell shumë dëshpërim ndaj shtetit, nepotizmi që favorizon bashkëpunë­torët e bashkëpart­iakët në Kosovë e në Shqipëri dhe diskrimino­n të tjerët, e pastaj zhvendosje­t e të rinjve dhe shpërfillj­a e krijimtari­së letrare e artistike e shkencore dhe zëvendësim­i i krijimtari­së shpirtëror­e me televizion­e e rrjete sociale”.

Zgjidhja e problemit sipas akademikut i cili shton edhe pyetjet: “Ç’ka duhet të bëjmë në këtë gjendje? Kujt i takon parandalim­i i kësaj të keqeje?”, u takon intelektua­lëve.

“Përgjigja ime është se roli i veçantë u takon intelektua­lëve dhe universite­teve që po dëgjohen gjithnjë e më pak. Si institucio­ne të arsimit të lartë, universite­teve që financohen prej shtetit e që krijojnë mendjet e zhvillimit të shoqërisë e të kombit e të shtetit, universite­teve iu takon detyrë e veçantë për të hetuar e për t’i treguar opinionit të këqijat që dëmtojnë interesat e përgjithsh­me. Këtë detyrë e kanë universite­tet tona për t’i bërë opinionit të qartë e për të treguar krizën e vlerave, të moralit etj.”.

Qosja u ndal më pas te vendi që ka kultura e vendeve tona.

“Sot në këtë shekull nuk ecet përpara pa u bazuar në shkenca. Se kultura kurrë nuk mund të jetë e kaluar. Të kaluara janë politikat e partive. Në kushtet e ringjallje­s së nacionaliz­mave të popujve të mëdhenj e të zhvilluar të bashkimit europian, ne po shohim se po ringjallen ato. Ne mund të ruajmë e të pasurojmë identiteti­n kombëtar, sot në të ardhmen tonë në atë bashkim madhështor që i premton Evropës ardhmëri të madhe, jo për vete por për planetin”.

 ??  ?? Akademiku, Rexhep Qosja
Akademiku, Rexhep Qosja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania