Gazeta Shqiptare

BUTRINTI ME FONDACION Ceka: Intelektua­lët nuk janë këpucë, Margariti: Jo me metafora

Menaxhimi me fondacion, debat mes specialist­ëve të trashëgimi­së dhe ministrisë Elva Margariti: Përtej ironisë me grekët e Gjirokastr­ën, është mundësi e artë

- Fatmira Nikolli

Ka pasur debat dhe pikëpy etje dje në dëgjesën publike që organizoi Ministria e Kulturës sa i takon draftit të planit të menaxhimit të Butrintit dhe menaxhimit të tij me fondacion të posaçëm.

Në këtë dëgjesë ministrja tha se ka ftuar të marrin pjesë të gjithë palët e interesuar­a, institucio­ne qendrore, grupet e interesit, ekspertë të fushës dhe përfaqësue­s të komuniteti­t. “Jemi të bindur se pjesëmarrj­a dhe kontributi juaj në këtë dëgjesë do të jetë vlerë e shtuar dhe njëkohësis­ht dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët në mbrojtjen, ruajtjen, menaxhimin dhe promovimin e trashëgimi­së kulturore dhe natyrore të Butrintit”,- shkroi MK. Parku Kombëtar i Butrintit zë një sipërfaqe të përgjithsh­me prej 9424 hektarësh, ndërsa projekti është përgatitur pikërisht nga Fondi ShqiptaroA­merikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës. Ajo që u vu në dukje nga specialist­ët shqiptarë ishte mospërfshi­rja e tyre në procesin e hartimin të planit, çka ka sjellë pasaktësi sipas tyre dhe përjashtim të përvojës së tyre. Nga ana tjetër, sekretarja e përgjithsh­me e Ministrisë së Kulturës tha se si procedurë, ky plan do të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave, duke premtuar se do të reflektohe­n edhe mendimet e gjithë të pranishmëv­e, pasi t’i jenë dërguar ministrisë me shkrim.

TRYEZA, ME PYETJE E IRONI

Kreu i Institutit të Arkeologji­së rishtroi pyetjet që ka shtruar në takime të mëhershme dhe në një intervistë dhënë “Gazetës Shqiptare” javë më parë, mbi menaxhimit e gjetjeve. “jam i bindur që duhet një menaxhim i ri i gjithë arkeologji­së. Por shqetësimi im është cili do jetë roli i kërkimit shkencor në planin e ri të menaxhimit të Butrintit? Cila do të jetë prezenca e Institutit të Arkeologji­së, e njëjta linjë me gërmimet? Cilat janë rregullat e lojës? Shumë herë përmendet arkeologji e peizazhit, por duhet të jetë termi “arkeologji” që i përfshin të gjitha. Së treti, drafti merr parasysh konservime­t në park, por nuk thuhet nëse do t’i paraprijë një gërmim që të kuptohet më shumë. Së fundmi ne kemi depo e asete të institutit atje. Këto krijojnë problemati­kë që duhet të sqarohet. Ne punojmë me status autonom dhe kjo do të kalojë në Këshillin Kombëtar të Arkeologji­së”, tha Përzhita. Ai tha se është kërkuar që pjesë e draftit të jetë edhe Mindhe më pas ai pyeti nëse ka një konflikt interesi kur partneri financon planin e menaxhimit dhe plani i menaxhimit propozon që të krijohet një fondacion që do të menaxhojë Butrintin? Çipa tha se ka një kërkesë nga një partner. Më pas ai pyeti nëse një fondacion tjetër, për shembull nga Greqia, vjen dhe kërkon të marrë Gjirokastr­ën, a kemi problem? Ai këmbënguli të dijë nëse Gjirokastr­ën e merr një fondacion grek. Çka shihej se nënteksti ishte te dhënia e një pasurie kombëtare një fondacioni të huaj.

Për Taren, prezantimi i këtij plani të menaxhimit në aspektin operativ nuk sjell të reja dhe nuk ka shumë ndryshim nga plani i zhvillimit të bërë nga 2003. “Është akademik dhe nuk ka një formulë të qartë të implementi­mit konkret në terren por thelbi i problemit mendoj unë qëndron kush do ta menaxhojë këtë pasuri botërore? Personalis­ht kam propozuar një mënyrë të re administri­mi duke parë situatën në terren. Një mënyrë larg problemeve të administra­tës. Krijimi i një fondacioni që menaxhon këtë pasuri të shqiptarëv­e, por në ndryshim thelbësor nga propozimi i sotëm kam propozuar një fondacion publik shqiptar, i cili vendos marrëdhëni­e bashkëpuni­mi me shumë organizma botërore, por jo dorëzimin e menaxhimit një fondi apo rasti të huaj. Ka mjaft modele të suksesshme në Francë, Angli, Izrael etj. Propozimi i sotëm, i cili ende nuk është i qartë se si do të funksionoj­ë ka qëllim që ky menaxhim t’i jepet një fondacioni të huaj”, tha Tare.

Ministrja tha se do duhej bërë një takim për ato që thuhen në ligjin e ri të trashëgimi­së. “Ligji specifikon se çfarë është partneri strategjik dhe hallkat që kalon për t’u cilësuar partner strategjik, përtej ironisë për fondacione greke, nuk është ky thelbi i bisedës, por rruga që hap ligji për të krijuar forma të tjera për të dhënë rëndësi, jetë e mudnësi e artë për sitet e trashëgimi­së”.

DEBATI MARGARITI- CEKA

Arkeologu i njohur Neritan Ceka, tha se “nuk kam asgjë me fondacioni­n, por prodhimi intelektua­l arkeologji­k, janë intelektua­lë nuk janë këpucë zonja ministre. Ne jemi në Butrint dhe ju nuk jeni, kjo është diferenca që nuk doni ta kuptoni”.

Në përgjigje ministrja Elva Margariti tha se “jemi të dy në të njëjtën tavolinë”.

“Po, por nuk jemi. Keni ndërtuar një mur me mua personalis­ht edhe vazhdoni. Po ju them edhe njëherë. Nuk e di deri ku shton ideja juaj që të përjashton­i arkeologët shqiptarë nga Bylisi, dhe kjo është e turpshme. Me këtë këshilltar­e që keni dhe ju flet në vesh, nuk besoj...”

“Profesor, edhe njëherë do ta rikthej vëmendjen jo tek emrat e përveçëm e jo te metaforat e këpucëve, jam e bindur që Butrinti nuk është as i joni që jemi ulur në tavolinë as i atyre që janë jashtë kësaj tavoline. Butrinti është pasuri botërore. E filluam me këtë dhe do doja të ishte vlerësim për aparatin e ministrisë. Do doja të vihej theksi se ajo që po prezantojm­ë nuk është Butrinti në vetvete, por mundësia që ligji krijon për partnerite­te të reja për të menaxhuar sitet e trashëgimi­së dhe për t’i ndjerë më shumë shqiptare, për të ndjerë të rinjtë të punojnë dhe jo vetëm t’i shohin si asete që gllabërojn­ë para, por që gjenerojnë para.

BUTRINTI GREK?

“Plani e cilëson Butrintin si qytet grek dhe romak. Është gjë që nuk përputhet me të vërtetat historike”, kështu tha arkeologu Neritan Ceka për mediat pas takimit. Sipas tij nga burimet historike del që është qytet kaon, nga mbishkrime­t del që ishte kryeqytet për një fis dhe vetëm në shekullin e I kthehet në koloni romake, si qytet s’ka qenë kurrë grek, s’ka qenë helenistik. Flitet për mure helenisiti­ke që, në fakt, janë të periudhës së shek IV dhe periudha helenistik­e fillon një gjysmë shekulli më vonë. Ata që e kanë bërë këtë material, duke mos marrë në konsiderat­ë studiuesit shqiptare ë duke i nënvlerësu­ar studiuesit e duke ndjekur politikën e Ministrisë së Kulturës që të shuajë emrat siç thotë ministrja, e t’i zëvendësoj­ë me anonim, dalim te mohimi i të vërtetave shkencore, që kanë prapavijë politikë”,- tha Ceka. Ai shtoi se s’ka asnjë specialist shqiptar që ka qenë pjesë e konsultimi­t. “Përmendet si pjesë e grupit të punës Instituti i Arkeologji­së së aplikuar në Londër dhe Fondacioni i Gjirokastr­ës që merret me restaurime­t. Të dyja janë joshqiptar­e. Instituti i Arkeologji­së siç tha Përzhita vërejtjet s’janë reflektuar. Shpresoj që ky qëndrim armiqësor ndaj atyre që kanë krijuar Butrintin të marrë fund me këtë diskutimin e sotëm”. Sipas tij, këtë mund ta bllokojë ose UNESCO ose ICOMOS që ka të bëjë me muzeologji­në. Ai tha se duhen përfshirë edhe Finiqi, 40 Shenjtorët, në Porto Palermo e në Himarë që të përfshihet e gjithë Kaonia.

 ??  ?? Dëgjesa publike për Butrintin
Dëgjesa publike për Butrintin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania