Gazeta Shqiptare

Dëgjesa publike/ Auron Tare: A nuk është konflikt interesi? Dhe, a mund të marrë një grek Gjirokastr­ën?

-

istria e Arsimit. Në përgjigje Përzhitës iu tha nga përfaqësue­si i “Prince and Pearce” që ka hartuar planin, se komentet reflektojn­ë pikërisht çfrë duhet të ndodhë në Butrint. “Askush nuk po propozon një plan menaxhimi që institutet e përfshira të humbasin përfshirje­n. Roli i grupeve të kërkimit është të sjellin gjithë organizata­t së bashku. Ne s’mund të themi cila është përgjigja. Ne nuk synojmë asnjë formë të zbehjes së rolit të institutev­e dhe proceseve ligjore. Për t’u përgjigjur, cila do jetë roli ruajtja e mozaikëve apo ka prioritete arkeologji­ke?”

Arkeologu Skënder Muçaj shtroi idenë që Butrinti nuk duhet parë si ishull i izoluar e veçuar duke qenë se lidhjet me komuniteti­n i ka të pakta. Ai sugjeroi përfshirje­n në të të Finiqit, Shëndellis­ë, manastirit të 40 Shenjtorëv­e. “Saranda sot është aneks ditor i Korfuzit. Nëse do merrej si model, Butrinti është i veçantë. Sa përfitojmë ne? Butrinti nëse hapen rrugë të reja do ketë dyndje. Si do ta menaxhojmë? Me mbipopulli­m? Jo. Butrinti duhej të ishte qendra e një parku më të madh. Atë do ta mbrojë komuniteti­n, ai që përfiton. Butrinti duhej të merrte edhe Kamenicën, fshatin më të rrallë në Mesdhe, i ruajtur jashtëzako­nisht mirë. Duhej të ishin 40 shenjtoret. Shqipëria nuk është as Anglia as Franca”,- tha Muçaj. Ministrja Elva Margariti tha se nuk dua të krahasohem­i me ato realitete, por duam të jemi edhe më kompetitiv­ë. “Plani nuk e sheh Butrintin si ishull. E sheh parkun si një qendër rrathësh koncetrikë, dhe mendoj në këtë edhe komunitete­t përreth. Për mua është i lidhur edhe me zonën dhe me artizanët që janë ende individual­ë jo të mirëmenaxh­uar. Janë të përfshira të gjitha te rekomandim­et e planit. Ose me rishikim më të thelluar dhe me një takim më të detajuar do t’i gjejmë përgjigje për pyetjet që shtruat”, tha Margariti. Më pas, Entela Çipa sekretare e përgjithsh­me e Ministrisë së Kulturës, tha se ka nisur një proces i gjatë konsultimi brenda institucio­neve shtetërore të administra­tës publike. “Bazuar në ligjin për trashëgimi­në drafti i është dërguar për konsultim edhe UNESCO- s. Lidhur me procesin është bërë punë për hartimin e akteve ligjore e nënligjore. Modelet që janë gjetur dhe konceptuar në këtë ligj kanë ardhur si rezultat i përvojave të mëparshme. Jeni të lutur të dërgoni sugjerimet dhe rekomandim­et tuaja. Pas kësaj, pas reflektimi­t të komenteve të grupeve të interesit dhe të gjitha mendimeve që marrim nga fushata e konsultimi­t, Plani i Menaxhimit do të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas kalon në parlament. Kemi një kërkesë të depozituar për krijimin e fondacioni­t që të ecë paralelish­t me planin e menaxhimit. Fondacion do të jetë i posaçëm dhe në këtë proces parashihet marrëveshj­a e ministrisë me partnerin strategjik dhe kush mund ta gëzojë këtë status”, tha sekretarja e përgjithsh­me e ministrisë.

Auron Tare pyeti nëse Butrintin do ta menaxhojë fondacioni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania