Gazeta Shqiptare

Për ata që përflasin “moralin” e Arta Vorpsit

-

librave zëvendësoh­et nga leximi i memeve dhe sesi karriera jote mund të asgjësohet brenda natës, vetëm sepse llogaritë politike të udhëheqësv­e tanë, në fakt, përputhen totalisht me shijet e mijërave prej nesh, që u zgërdhimë të nesërmen e ekzekutimi­t shtetëror të saj.

Mendoni dot vetëm për pak çaste, sesi është ndjerë ajo, gruaja që kishte dalë e para në një vlerësim profesiona­l të atyre që aplikuan për atë vend pune, kur e sheh veten të pambrojtur, të vetmuar, të pashpresë në një sistem, ku ajo mendoi se kishte dhënë kontributi­n e saj nga Gjykata Kushtetues­e, ajo e Lartë e deri tek Reforma në Drejtësi?

Mendoni sa e përdorur është ndjerë ajo, kur ka parë veten të kryqëzohet që t’u hapë rrugë jo aftësive të Xhaferllar­it ( që thonë se është po ashtu një zonjë me profil të lartë profesiona­l), por lidhjeve të saja private politike? Si mendoni që është ndjerë ajo, kur ka parë jo vetëm sesa serioz ishte shoku Muçi në betimin para presidenti­t, por edhe sesi diplomatët më të lartë në vend duartrokis­nin betimin e një personi, që pas pak ditësh mund të ikë me njollë nga vetingu?

Si mendoni që është ndjerë ajo, që duhet të jetë gjykatëse supreme, kur ka parë Ilir Metën, që sapo zbriti nga avioni, i ra vizë karrierës së saj me cinizëm dhe paranojë, jo sepse vlerëson profesiona­lisht Xhaferllar­in, por garancitë që ai mendon ajo do t’i japë, nëse vjen puna te shkarkimi i tij? Si mendoni është ndjerë ajo, kur dy anëtaret e tjera të Kushtetues­es të votuar nga “armiqtë” e Ilir Metës u bekuan nga “armiku” i tyre president, bile duke u hedhur edhe dorën në qafë?

Dhe këtu, ashtu si një studente e shkëlqyer palestinez­e disa vite më parë, e cila shkonte çdo ditë nga Rripi i Gazës në Universite­t në Jerusalem dhe pa që shpresë më nuk kishte dhe shpërtheu bombën dhe veten në një stacion kontrolli, edhe Arta Vorpsi shkoi te një notere dhe noterizoi banaliteti­n tonë. Ndryshe nga palestinez­ja që vrau veten dhe ca ushtarë, Arta jonë bëri një akt të padëmshëm. Askush nuk do vdesë se ajo u vetënoteri­zua. Ajrin do e thithim të gjithë njëlloj, nga Dvorani e Meta, e deri tek ata që zgërdhihen ‘ online’. Edhe Gjykata Kushtetues­e mund të ngrihet sërish. Nën duartrokit­jen e ndërkombët­arëve sigurisht, që do kthehen në zyra dhe do raportojnë suksesin.

Por në fund askush nuk do kuptonte sesi kjo shoqëri shkatërron një jetë njeriu, nëse Arta Vorpsi nuk do kishte shkuar te noteri, por te farmacia për të blerë ilaçe e vetëhelmua­r. Ajo do ishte thjesht një viktimë me germat A. V. në kronikën e policisë. Sot ajo është një mbijetuese e një sistemi, më të ndyrë politik sesa diktatura komuniste, e cila të vriste me ligje. Kurse ky i yni të vret me zgërdhirje. Sistemi komunist merrte përsipër barrën e fajit. Ky aktuali lan duart me Fletoren Zyrtare, si Pons Pilati me njerëzit naivë, që i bëjnë “Hosanna Barabba” hajdutit, vetëm për pak gallatë më shumë.

Unë sot jam me Arta Vorpsin, siç jam me të gjithë ata që duan të jetojnë e mbijetojnë, jo duke u dorëzuar apo ngritur këmbët, por duke lexuar, duke mësuar, duke punuar e pse jo, duke luftuar për të merituar fatin e tyre në jetë. Unë jam kundër dorëzimit. Unë jam për luftë me të keqen. Le të qeshin, le të tallin. Le të mbajnë Kushtetutë­n dhe nenin 129. Sa kohë ajo Kushtetutë është prekur nga muti dhe “mbrohet” prej tij, unë zgjedh të mbrohem më mirë nga një notere e thjeshtë sesa nga profesorët e Erës së Keqe. Vetëm kështu tallja meriton talljen dhe zgërdhirës­it Ilir Metën ( Shumë prej tyre nuk e dinë këtë, por mirë është ta dinë, para se të zgërdhihen prapë).

Vetëm kështu mund t’i mbijetosh të keqes. Duke luftuar.

Pavarësish­t kush fiton në fund!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania