Gazeta Shqiptare

Rama, një diktator më shumë me mbështetje amerikane

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... të përligjte qëndrimin e shumicës, në konfliktin e fundit për Gjykatën Kushtetues­e. Ai nuk denjoi të flasë as për data, afate, KED, Ardian Dvoranin, Arta Vorpsin dhe shkeljet e ligjit themeltar të shtetit.

Ai u mjaftua vetëm me argumentin se në këtë kapje të re të drejtësisë, ai kishte mbështetje­n e Europës dhe Amerikës. “A mund të manipulohe­n SHBA dhe BE duke u vënë në dispozicio­nin tonë”, pyeti ai parlamenta­rët që e duartrokis­nin?

Pra, argumenti i vetëm që i ka mbetur një kryeminist­ri që po zhytet përditë e më shumë në krim, është: “Mua më mbështesin ndërkombët­arët”.

Për të na bindur se e vërteta është ndryshe nga sa e shohin të gjithë, ai e ka përdorur shpesh këtë alibi.

Kur Shqipëria ishte tejpërtej e mbushur me kanabis, aq sa ia behën në këtë vend - që e konsiderua­n si hambarin e hashashit të kontinenti­t - të gjitha mediat më të mëdha të globit, Edi Rama përsëriste të njëjtin refren. Ai i drejtohej atë kohë ish- deputetes Jozefina Topalli me shprehjen: “A do na e lejonin aleatët tanë këtë, nëse ajo që pretendon është e vërtetë?”.

Madje, parodia shkoi edhe më tej, në kulmin e denoncimev­e kundër trafikut të drogës dhe kur shpërtheu skandali i lidhjes Tahiri- Habilaj, ambasadori Donald Lu doli të deklaronte se historia e luftës ndaj narko- trafikut është një histori suksesi.

Po e njëjta fabul u kopjua edhe kur në shkelje të Kushtetutë­s, shumica vendosi të zgjedhë kamikazen anonime, Arta Marku, si prokurore të përgjithsh­me të përkohshme. Euralius dhe OPDAT përgatitën një letër, ku justifikon­in katapultim­in e saj për një kohë të shkurtër, pa të drejta lëvizjeje apo ndëshkimi për vartësit dhe me pretendimi­n e pavarësisë. Rama sërish përdori justifikim­in: “A do na lejonin të huajt”?.

Se si rezultoi eksperienc­a e Arta Markut, se sa kohë ndenji ajo në detyrë, se sa lëmsh e bëri institucio­nin, se si i shkatërroi dosjet e vjedhjes së votave, tashmë dihet. Nuk është e vështirë të kuptohet gjithashtu se sa i kushtoi besueshmër­isë së reformës së saponisur në drejtësi ky eksperimen­t me leje diplomatik­e.

Por, ironia e gjithë kësaj historie ishte në momentin kur ajo doli përpara KLP- së për të kërkuar një mandat të plotë. Pasi shfaqi performanc­ën që i gajasi të gjithë shqiptarët që e panë ‘ live’, ajo guxoi të thotë të njëjtën shprehje si

Rama: “Unë kam mbështetje­n e ndërkombët­arëve”.

Pra, krimet me lejen e të mëdhenjve i kanë shërbyer kryeminist­rit vetëm sa për të hedhur përkohësis­ht lumin, vetëm sa për ta kaluar momentin, por në fund, realiteti ka diskreditu­ar bashkë me artikulues­in e tyre edhe besueshmër­inë e mbështetës­ve që i kanë lejuar në heshtje këto mashtrime.

E njëjta gjë u përsërit edhe në tentativën për të organizuar me çdo çmim zgjedhje moniste në 30 qershor. Kryeminist­ri shkoi në çdo cep të vendit për të kërcënuar me moshyrjen në SHBA dhe BE të atyre që do të tentonin ta prishnin këtë farsë. Asnjë diplomat nuk e kundërshto­i, pavarësish­t se të gjithë e dinin se kjo nuk mund të realizohej pa pasur më parë një vendim gjykate, një verdikt të formës së prerë nga drejtësia.

Madje, Palmer shkoi deri aty sa për ato votime, që u pa më pas se si i etiketoi ODHIR, të artikulont­e formulën: “Bëni njëherë zgjedhjet, pastaj shqyrtoni legjitimit­etin e tyre”.

Ky film u shfaq edhe këtë të premte në parlament, kur për të përligjur manipulimi­n e mazhorancë­s me një nga institucio­net e reja të Reformës në Drejtësi ( KED) për t’i hequr presidenti­t të drejtat e tij kushtetues­e, si alibi u përdorën deklaratat përshëndet­ëse të selive diplomatik­e amerikane dhe europiane.

Pra, tashmë nuk ka më asnjë dyshim, se në të gjitha marrëzitë e tij, Edi Rama ka pasur mbështetje­n e pakushtëzu­ar të ndërkombët­arëve.

Të pohosh këtë do të thotë t’u thuash shqiptarëv­e të vërtetën. Është e kotë të vazhdosh t’i besosh një mashtrimi alternativ, ashtu siç bën opozita jonë e kapur dhe pa ide, se atij po i ngushtohet rrethi apo se këtij regjimi ia kanë hequr vizën.

Më e ndershme se të ushqesh publikun me fabula të paqena, do të qe të përpiqeshe të kuptoje se nga vjen mbështetja për këtë regjim dhe cilat janë pasojat e saj.

Njëra nga arsyet mund të kërkohet te vetë mosbesuesh­mëria e opozitës, te mendësia e instaluar, se në këtë humbëtirë të gjithë janë njësoj, e cila e ysht çdo diplomat cinik të mendojë: e pse duhet të angazhohem­i apo për ta bërë më keq?

Një tjetër alternativ­ë mund të jetë kokëfortës­ia për të çuar përpara, me çdo mjet, qoftë edhe me ndihmën e një pushteti të korruptuar, eksperimen­tin e reformës në drejtësi që po degradon dita- ditës. Pasi kanë harxhuar para, propagandë, energji, në Uashington dhe në Bruksel mund të duan thjesht të shohin të hedhur suvanë e një godine me themele të shkërmoqur­a, vetëm për të raportuar se puna u krye, vetëm për të bërë dy- tre shembuj, pavarësish­t se drejtësi për shqiptarët nuk do të ketë kurrë. Dhe për ta përfunduar këtë maskaradë, ata e dinë se nuk mund ta bëjnë, as pa mbështetje­n e ekzekutivi­t dhe as pa kartonët e atyre që e votojnë në Kuvend.

Ithtarët e teorive konspirati­ve mund ta shpjegojnë këtë mbështetje të palogjiksh­me, qoftë me paranojat për rolin e Sorosit, qoftë me ato të lobistëve të fuqishëm që janë të njëjtë me ata të Vuçiçit.

Të tjerë akoma mund të ngrenë hipoteza dhe supozime të ndryshme për këtë situatë absurde.

Por, për të gjithë është e qartë se duke u sjellë në këtë mënyrë, aleatët tanë po i zhgënjejnë ata që besuan tek reforma në drejtësi dhe ata që ëndërruan se do të bëhet më mirë, njësoj siç lanë në baltë kurdët e Sirisë, që luftuan përkrah tyre kundër DAESH- it. Ata mund të vazhdojnë ta mbështesin pa kushte regjimin e Ramës, njësoj siç kanë mbështetur Dinh Diemin në Vietnamin e Jugut apo Pinoçetin në Klili.

Historia nuk i përjashton as të mëdhenjtë nga teoria e gabimit.

Por, në pikën ku kemi mbërritur, nëse vazhdojnë ta lënë Edi Ramën të justifikoj­ë çdo krim në emër të tyre, ata jo vetëm nuk e ndihmojnë dot më atë, por e zhveshin edhe veten nga roli i arbitrit moral që kanë luajtur për tri dekada, duke mbathur çizmet e të fuqishmit, që imponohet me anë të dhunës, por jo të besueshmër­isë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania