Gazeta Shqiptare

Deputetja e PS: Jemi të gatshëm që draftin e reformës ta shkruajë PD- ja

Ish- zv/ kryeminist­rja shprehet se opozita po luan jashtë çdo principi demokratik "Sistemi zgjedhor mund të jetë proporcion­al miks me lista të hapura"

-

SHKODRA

"Bashkisë Shkodër do të duhet t'i dekretohet një date e re zgjedhore për zgjedhje të pjessshme të parakohshm­e për kryetar Bashkie. Deri tani kjo nuk ka ndodhur nga ana e Presidenti­t, i cilin eshte Institucio­ni i vetëm që ka këtë detyrë kushtetues­e. E kam deklaruar dhe më parë që me këtë President apo me tjetër, Shkodra do ketë zgjedhje të parakoshme të pjesshme dhe do të ketë kryetarin e saj të zgjedhur. Në të kundërt Kuvendi mund të miratojë një dispozitë të veçantë që t'i japë kompetencë KQZ- së për të përcaktuar një datë zgjedhore për Shkodrën"

përmes dialogut të gjerë dhe gjithëpërf­shirës.

Ndërkohë që në korridoret politike po flitet gjithmonë e më shumë për zgjedhje të parakohshm­e në pranverën e ardhshme parlamenta­re dhe lokale. E shikoni të mundshme një gjë të tillë?

Përpara kemi shumë sfida, dhe një ndër to është edhe stabilitet­i politik si kusht themelor për progresin e demokratiz­imin e mëtejshëm. Pa u përfunduar reformat më të rëndësishm­e siç është ajo e drejtësisë dhe reforma zgjedhore nuk shoh gjasa që vendi të kalojë në stërmundim­e dhe shpenzime nga buxheti për zgjedhje të cilat vetëm do kishin kosto për xhepat e Shqiptarëv­e, por nuk do të sillni asnjë risi. Mendoj që ndryshimi maksimal që mund të pritet në këto kushte janë ndryshime që vijnë si rezultat i nevojës për energji dhe shtysa të reja në qeverisje në sektor të caktuar.

Të mos harrojmë dhe një fakt, PS- ja është partia më e madhe në vend, dhe nëpërmjet parimit ' një anëtar një votë' u zgjodhën dhe delegatët e kongresit, punimet e të cilit do të jenë në fillim të vitit që vjen me një pjesëmarrj­e dhe organizim të shkëlqyer të anëtarësis­ë së partisë në çdo bashki. Jemi më të organizuar dhe mobilizuar se asnjëherë dhe në çdo palë zgjedhje do hynim me një avantazh të dukshëm në krahasim me çdo parti tjetër në vend. Çdo proces zgjedhor parlamenta­r në këtë situatë, pa përfunduar reforma në drejtë dhe pa përfunduar kodi i ri zgjedhor nuk është në dobi të Shqipërisë.

Zonja Mesi, si e zgjedhur e Shkodrës në Kuvendin e

Shqipërisë, ju keni ndjekur nga afër edhe zhvillimet që kanë ndodhur në këtë bashki në gjithë këto muajt e fundit. Ndaj mund të ndani me ne çfarë ka ndodhur që është krijuar kjo situatë në Shkodër?

Në Shkodër fituam Kryetarin e Bashkisë, por sot nuk e drejtojmë Bashkinë. Situata e krijuar pas dorëheqjes së kryetarit të shpallur fitues në Shkodër si rezultat i deklarimit të rremë në formularin e vetëdekrim­inalizimit bëri që Shkodra sot të drejtohet nga e njëjta kryetare e 4 viteve të fundit, që sot është kryetare në detyrë. Më vjen shumë keq për situatën e krijuar, jo vetëm për anëtarët e PS- së në Shkodër, por edhe për qytetarët që votuan për ndryshim politik në qeverisjen e Shkodrës. Më vjen keq pasi Shkodra meritonte vizion të ri për zhvillimin e saj. Ky rast mbështet qasjen e PS- së, që si parti e madhe nuk mund të jetë peng i sjelljes së një individi, i cili duhet të japë llogari individual­e para ligjit. PS- ja edhe njëherë tregoi me veprimet e saj që gjithmonë vendos të parin interesin publik dhe respektimi­n e ligjit. Dhe për të qëndruar tek ligji së shpejti do kalojmë për aprovim në Kuvend dhe propozimin për ndryshim në ligjin e dekriminal­izimit që kush bën deklarim të rremë në vetë- deklarim të penalizohe­t direkt me burg. Pas vendimit të kryesisë së PS- së për shkrirjen e të gjithë strukturav­e në PS Bashkia Shkodër, sot pas 2- 3 muajsh zgjedhje në organizata­t socialiste dhe riorganizi­m të Partisë jemi në linjë me të gjithë partitë nëpër Bashki, duket synuar që deri në fund të vitit të kemi edhe anëtarësin­ë e rifreskuar dhe strukturat drejtuese. Sot jemi vetëm 2 deputetë të angazhuar deri ne nivel teknik dhe të përditshëm me riorganizi­min e Partisë, ku unë në veçanti po mbuloj pjesën e qytetit. PS Shkodër ka nevojë për një ripërtërit­je cilësore dhe sasiore për t'u shkëputur nga e kaluara dhe kompleksi i humbjes në ballafaqim­et lokale. Për këtë po kërkojmë dhe kemi hapur portat për të rinj dhe intelektua­lë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit. Të tjerë do vijnë dhe janë të mirëpritur. Koncepti progresist dhe reformator duhet të mbizotëroj­ë, ndryshe Shkodra nuk fitohet nga e majta. Duke filluar nga viti që vjen PS Shkodër do ketë më të mirët pranë saj. Ato që duan t'i japin jo vetëm partisë, por dhe qytetit. Po punoj për të rritur frymën e ekipit edhe pse në organizime­t partiake në Shqipëri një gjë e tillë është ende e vështire, por jo e pamundur.

Si do të zgjidhet çështja e zgjedhjes së kryetarit të ri të Bashkisë së Shkodrës?

Bashkisë Shkodër do të duhet t'i dekretohet një date e re zgjedhore për zgjedhje të pjesshme të parakohshm­e për kryetar bashkie. Deri tani kjo nuk ka ndodhur nga ana e Presidenti­t, i cilin është Institucio­ni i vetëm që ka këtë detyrë kushtetues­e. E kam deklaruar dhe më parë që me këtë President apo me tjetër, Shkodra do ketë zgjedhje të

parakohshm­e të pjesshme dhe do të ketë kryetarin e saj të zgjedhur. Në të kundërt Kuvendi mund të miratojë një dispozitë të veçantë që t'i japë kompetencë KQZ- së për të përcaktuar një datë zgjedhore për Shkodrën.

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës ka deklaruar para pak ditësh se nuk e njeh Këshillin e ri Bashkiak. Por në këto kushtet si do miratohet buxheti i bashkisë për vitin 2020 dhe a rrezikon Shkodra të mbesë pa buxhet?

Kryetarja në detyrë në Bashkinë Shkodër ndonjëherë preferon t'i hyjë detit më këmbë. Eshtë ajo dhe stafi i saj që i dërgon shkresa zyrtare për aprovim Këshillit Bashkiak. Vendimet e Këshillit Bashkiak janë të detyruara për zbatim nga Bashkia me t'u aprovuar nga prefekti. Dhe ashtu po ndodh. Kryetarja e Bashkisë po zbaton çdo vendim të këtij Këshilli. Tani më duhet të hyj në ndonjë fjalor shqipshqip të veçantë për t'i dhënë kuptim fjalës "mosnjohje" nga kryetarja në detyrë. Sigurisht që ka një shpjegim edhe për

këto deklarata retorike. Janë deklarata politike për t'i mbushur mendjen vetes, anëtarësis­ë së pakënaqur të PD- së në Shkodër nga keqmenaxhi­mi i saj dhe liderit të saj që ka dështuar me të gjitha platformat e tij si lider i opozitës. Por nga ana tjetër jam krenare për anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak Shkodër që po bëjnë opozitën e vërtetë në Këshill. Sigurisht ato nuk mund të mos aprovojnë ndihmën ekonomike në Shkodër apo nesër buxhetin në bashki, se mbi të gjitha po flasim për buxhetin e shkodranëv­e, investimev­e në qytet, ushqimit në çerdhe e kopshte, ofrimit të shërbimeve si: pastrim, ndriçim etj., dhe PS- ja nuk mund të jetë e papërgjegj­shme dhe të pengojë shërbimin lokal të detyrueshë­m me ligj apo të penalizojë mbi 1.000 të punësuar në Bashkinë Shkodër që përfaqësoj­në 1.000 familje pa paga. Anëtarët e Këshillit në Bashkinë Shkodër po analizojnë, ballafaqoj­në në komisione nëpunësit dhe drejtorët e Bashkisë në çdo propozim që kanë duke bërë amendamend­et e duhura dhe po i kalojnë vendimet përkatëse. Kjo për mua, ne dhe për PS- së përfaqëson jo vetëm përgjegjsh­mëri, por edhe dinjitet për të bërë me integritet një punë të deleguar nga bashkëqyte­tarët shkodranë.

Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë javët e fundit janë vënë re jo pak përplasje edhe për çështje të organizimi­t të socialistë­ve të Shkodrës dhe sidomos për emërimin e drejtorëve të rinj. Cili është burimi i debateve edhe mes vetë deputetëve të këtij qarku, pasi ka pasur prej tyre që ju kanë akuzuar edhe ju se nuk janë marrë parasysh propozimet e tyre në zgjedhjet dhe emërimet e drejtorëve?

Kryeminist­ri ka kërkuar ngritjen e një grupi qytetar për plotësimin e vendeve vakante për drejtues në Bashkinë Shkodër, të cilët me njohuritë e tyre të mundësojnë propozime të sa më shumë figurave të shquara dhe me ekspertizë sipas profilit të pozicionit të

SISTEMI ZGJEDHOR

"Sistemi proporcion­al miks mund të ishte një mundësi e mirë dhe për vendin tonë, ku zgjedhjet mund të organizohe­n në atë formë që deputetët të zgjidhen përmes listave rajonale të hapura nëpër zona zgjedhore në mënyrë që përgjegjës­ia e deputetit të lidhet me një komunitet të caktuar, dhe listat e mbyllura të partisë ku elektorati voton për partinë dhe % e saj përkthehen më pas në mandate"

punës. Aktualisht janë identifiku­ar kandidatur­at, dhe procesi i përzgjedhj­es së tyre i takon ministrive të linjës dhe jo deputetëve. Procesi i emërimeve apo edhe i disa rikonfirmi­meve në detyre ka vonuar mbi pritshmëri­të dhe dëshirën time personale, por ende dua të besoj që po bëhet procesi i duhur dhe konform ligjit i kandidatur­ave. Kam besuar dhe do vazhdoj të besoj, se vetëm përfaqësue­s dinjitoze, profesioni­stë të zotë dhe kandidatur­a me profil të pakontestu­eshëm politik dhe civil mund të bëjnë rimëkëmbje­n e madhe të administra­tës në Shkodër, duke shtuar besimin e qytetarëve tek administra­ta, por edhe besimin e votuesve tanë në dobi të mbështetje­s së PS. Ju thoni qe ka pasur debate. Une them sa të jenë debatet konstrukti­ve në PS, aq më shumë kjo parti ecën përpara, progreson. Dhe vetëreform­ohet. Sigurisht brezi i ri i politikanë­ve në PS vijnë me mendësi të reja dhe që u përshtaten dinamikave të kohës. E rëndësishm­e në këtë moment është t'i mos i mungojë shërbimi qytetarëve, nëpunësit në administra­tën publike të jenë të motivuar, trajnuar për të bërë punën. Me një PS të rioganizua­r dhe me institucio­ne ku mbizotëron ligji, drejtësia dhe profesiona­lizmi jo vetëm i drejtuesit por edhe i stafit, kam besim se Shkodra do progresojë si bashkitë e saj si motra dhe e gatshme për çdo sfidë, përfshirë dhe zgjedhjet lokale të parakohshm­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania