Gazeta Shqiptare

36 të vdekur nga tërmeti, frika 20 të tjerë rezultojnë "të humbur"

Qindra të pastrehë strehohen në çadra në Durrës dhe Thumanë, qeveria "fal" rrogën 657 të plagosur, rreziku s'ka kaluar ende

-

Shqipëria feston sot Fes tën Kombëtare, 107vjetori­n e Pavarësisë, por njerëzit kanë pak për të gëzuar, pasi vendi gjendet ende nën ethet e tërmetit shkatërrue­s që ka marrë deri tani shumë jetë njerëzish. Dje ishte ditë zie kombëtare dhe gjendje e jashtëzako­nshme në qarqet e Durrësit dhe Tiranës.

Tërmeti 6.5 ballë i mëngjesit të së martës nuk do të jetë i lehtë për t'u harruar. 36 persona kishin mbetur të vdekur deri mbrëmë, ndërsa kanë pësuar lëndime 657 të tjerë. Numri pritet të rritet pasi të paktën 20 vetë quhen të humbur nën rrënoja.

Qendrat më të goditura kanë qenë Durrësi dhe Thumana. Prej 48 orësh vijon kërkimi i të mbijetuarv­e dhe personave të zhdukur nën rrënoja e godinave të shembura në Durrës e Thumanë. Qindra familje u strehuan në çadra në Durrës dhe Thumanë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit 6- katësh në Durrës trupat e pajetë të Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e bir. Lëkundjet e dhunshme të tokës rrafshuan disa ndërtesa në Durrës dhe fshatin Thumanë, duke zënë nën rrënoja dhjetëra persona. Prej më shumë se 24 orësh, grupet e emergjenca­ve civile, të asistuar nga policia, ushtria dhe ekipe të specializu­ara të ardhura nga Greqia dhe Italia po gërmojnë mes rrënojave në luftë kundër kohës dhe sipas autoritete­ve, kanë nxjerrë deri më tani gjallë nga ndërtesat e shembura 45 të mbijetuar.

A KA KALUAR RREZIKU?

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se ende nuk ka kaluar rreziku.

"Ende nuk ka kaluar faza e rrezikut. Ky rrezik sot vjen mbi të gjitha nga godinat e dëmtuara, që mund të jenë në rrezik shembje, që mund të kenë pësuar dëme strukturor­e. Prandaj dua të përsëris thirrjen për qytetaret; Ju lutem mos u riktheni në shtëpitë tuaja në qoftë se ato kanë dëmtime të tilla. Edhe nëse nuk jeni të sigurtë, është më mirë për ju, për familjet tuaja që të prisni derisa të bëhen verifikime­t nga ekipet e ekspertëve te cilat janë organizuar tanimë dhe do të jenë në terren 24 orë në ditët në vijim.

Dua t'u bëj thirrje të gjithë autoritete­ve vendore që ta përshpejto­jnë sa më shumë këtë proces sepse ky nuk është thjesht një proces inventariz­imi i dëmeve e vlerësimes­h, por një proces që shpëton jetë njerëzish. Është një përgjegjës­i shumë e madhe të cilës i duhet shkuar deri në fund me përgjegjës­inë e rigorozite­tin më të madh. Duke marrë seriozisht e inspektuar çdo raportim e denon

cim e duke mos e çuar situatën në një pikë ku njerëzit humbasin durimin, lodhen duke pritur dhe marrin parasysh rrezikun e rikthimit në banesat e dëmtuara", deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania