Gazeta Shqiptare

Tërmeti rrënoi Durrësin, 300 persona shpërngule­n në hotelet e qytetit

Kaos në stadiumin "Niko Dovana", duhen më shumë çadra, ndihmat po vidhen

-

Tërmeti "apokalipti­k" i mëngjesit të së mar tës dhe lëkundjet pasuese në seri e kanë kthyer në rrënojë qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij. Sipas raportimev­e, mësohet se 300 persona janë shpërngulu­r nëpër hotele në qytetin bregdetar, ku janë vendosur në dispozicio­n 1500 shtretër. Ndërkaq, raportohet se do të ketë shtretër të shtruar edhe në stadiumin e qytetit në "Niko Dovana". Po kështu janë ngritur kampe edhe në Manëz, Ishëm, Sukth e Katund i Ri, rreth 181 çadra në total, ku janë strehuar rreth 1450 banorë. Ndërkaq, sipas "Ora News", situata në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës vijon të jetë tejet e çorganizua­r. Janë rreth 3000 banorë që kanë gjetur strehë në çadrat e ngritura në stadium. Nata e së martës ka kaluar në kushte shumë të vështira për disa prej tyre. Ka mungesë çadrash, por edhe abuzime në mënyrën e shpërndarj­es së ushqimeve. "Duhet të ketë verifikim të qytetarëve që janë banorë të këtij kampi, një hyn dhe një del. Vinë marrin ndihma dhe largohen. Autoritete­t janë të shqetësuar­a. Pata komunikim me disa biznesmenë, më thanë se po vijmë të sjellim ndihma, por kemi dëgjuar që po vidhen. Ka pasur një tërheqje nga ana e këtyre biznesmenë­ve, është për të ardhur keq. Një abuzim i panevojshë­m. Nëse hyjnë njerëz të paverifiku­ar në kamp, është e pamundur për të mbajtur në kontroll këtë situatë kaotike. Duhet të hyjnë me karta identiteti ata që janë banorë të kampit. Në mëngjes pashë sesi njerëzit vinin dhe merrnin ndihma me karroca dhe largoheshi­n në shtëpitë e tyre", raportoi Leonidha Musaj.

Abuzimet janë si nga ana e banorëve që po tentojnë të përfitojnë të mira materiale, persona të ndryshëm që sjellin donacione, por edhe nga vetë personat që shpërndajn­ë këto ndihma. "Ndihmat po vidhen masivisht nga banorët, por edhe ata që po merren me shpërndarj­en e tyre. Ka forca të shumta vullnetare që po kontribuoj­në, por nuk ka një organizim si duhet. I takon Bashkisë së Durrësit të merret me organizimi­n", raportoi gazetari i RTV "Ora News". Autoritete­t janë të dorëzuara deri diku, kryebashki­akja Sako në një komunikim që pati me gazetarin Leonidha Musaj është shprehur se është e pamundur të bëjnë më shumë se kaq në të tilla rrethana. "Jemi shumë të frikësuar. Banesa është dëmtuar, nuk kemi besë të rrimë aty dhe ndaj kemi ardhur. Këtu do të rrimë, se nuk kemi ku të shkojmë", tha një banore.

"Ftohtë është, me fëmijë të vegjël. Jemi 6 persona, çadër nuk kemi, as enë, asgjë. Nuk vinë te ne as për ushqime, as për ndihmë. Po rrimë në këmbë. Nuk po na sjellin çadër. Kemi frikë të rrimë në shtëpi, as për të marrë rroba. Fëmijët u torturuan, pa gjumë, kanë frikë. Kërkojmë strehim", u shpreh një banore tjetër.

NËNË E BIR, TË PËRQAFUAR

Nënë e bir, të cilët kanë humbur jetën pas tërmetit janë motra dhe nipi i Edison Konomit, ishdrejtor i doganave në Durrës. Nëna 47 vjeçe dhe djali 22 vjeç janë gjetur të përqafuar me njëri- tjetrin, ndërkohë që misioni për shpëtimin e tyre po vështirëso­hej për shkak se mbi ta është rrëzuar edhe një kolonë tek 6- katëshi në lagjen 18 në Durrës.

 ??  ??
 ??  ?? Ekipet e kërkim shpëtimit në Durrës
Ekipet e kërkim shpëtimit në Durrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania