Gazeta Shqiptare

Tragjedia e familjes Cara, shuhen 8 anëtarë, shpëton kryefamilj­ari

Dy fëmijët japin frymën e fundit pranë nënës poshtë rrënojave

-

Tragjik ka qënë fundi për familjen Cara në Thumanë ku 8 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës rihter. I vetmi i shpëtuar dhe i mbijetuar i kësaj tragjedie është Alberti, kryefamilj­ari i Cara- jve. Ndërkohë Sulë Cara i afërm i familjes tha për News 24 se ka pasur dy familje në pallatin e shembur, njëra në katin e parë dhe tjetra në të gjashtin. Ai shprehu mes lotësh dhimbjen e tij të madhe. “Tek kjo fatkeqësi, në pallatin që u shemb nga ai tërmet i tmerrshëm kam pasur 9 të afërm. Në katin e parë ka qenë nusja e xhaxhait vetë e treta me vajzën dhe mbesën, ndërsa në katin e gjashtë kemi pasur Albertin vet i gjashtë dhe e fejuara e djalit që kishte ardhur nga Korça për të takuar të fejuarin dhe prindërit e tij. Kishte ardhur para dy ditësh. Ka qenë një punë e jashtëzako­nshme e njësive që kanë marrë pjesë në këto operacione, por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje ka qenë solidarite­ti i komuniteti­t të Thumanës, i madh e i vogël, me një varfëri por me solidarite­t. Po bëjmë qëndresë, më e vështira do jetë nesër për ceremoninë mortore kur para njerëzve të dashur do jenë jo pak por 8 arkivolë. Dhimbja është jo vetëm për familjen Cara, por të gjithë prekurit. Ngushëllim­e të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur njerëzit e dashur”,- tha ai. Mes viktimave është edhe Erisa Cara, vajza e Albertit. Miq të ngushtë të saj shprehen se nuk e besojnë dot që shoqja e tyre ka ndërruar jetë. Gjithashtu, shtojnë se Erisa dhe vëllai i saj, Hasani, u gjetën pranën nënës së tyre, Fatmirës, të tre pa frymë. Ata e përshkruaj­në Erisën si një vajzë të sjellshme, e cila punonte punë të ndershme gjatë kohës që studionte. E reja bënte shumë orë punë ekstra dhe në disa raste, edhe dy punë, gjithçka vetëm e vetëm për të ndihmuar familjen e saj, e cila ishte në gjendje jo të mirë ekonomike. “Nuk arrij ta kapërdij dot. Një vajzë kaq energjiike që kam pasur kolege pune nuk jeton më, e kam të pamundur të mos kujtoj sakrificën që ajo bënte ndërmjet rrugëve përdite për të punuar në Tiranë, jetuar në Thumanë dhe shkolluar njëkohësis­ht. Më dhemb shpirti që gjithë bisedat që bëra me të për të ardhmen tonë ajo nuk do mund ti realizojë. Erisa Cara u prefsh në paqe!”,- shprehet plot dhimbje kolegia e saj Elda.

DITËLINDJA E PAFESTUAR

Një tjetër pjesëtar që humbi jetën tragjikish­t është edhe Hasan Cara, djaloshi i cili ditën e djeshme, në 27 nëntor, kishte ftuar shokët e miqtë e tij të festonte ditëlindje­n e 18- të. Shokëve u kishte thënë një muaj më parë se do të mblidheshi­n dje për ditëlindje­n e tij, por fati nuk ia mundësoi këtë gjë. Gjimnazist­i 17- vjeçar jetonte në Thumanë, pikërisht në njërin nga pallatet e shembura, kurse gjimnazin e kryente në Fushë- Krujë. Ditën e djeshme, shokët e tij të klasës kishin kërkuar informacio­n mbi gjendjen shëndetëso­re të Canes, dhe i kishin blerë edhe tortën e ditëlindje­s. Shoku i tij i ngushtë, Xhoni Gjokeja i dedikoi Hasanit ( Canes) edhe një mesazh të ndjerë. “Më kishe premtuar që sot do dilnim, nuk e mbajte fjalën vlla. Sot ( dje) do ishte dita më e bukur për ty, po fatkeqësis­ht u bë më e keqja për ne. S’e gëzove ditëlindje­n e 18- të vëlla. Të pushtoftë shpirti në paqe vëllai im” thuhet në mesazhin që shoqëron foton.

 ??  ??
 ??  ?? Familja Cara
Familja Cara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania